Gazeta Stilografi

Gazeta Stilografi Informohu i pari!

Operacioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol, çiftit kosovar me banim në Itali i sekuestrohen asete në...
06/07/2026

Operacioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol, çiftit kosovar me banim në Itali i sekuestrohen asete në vlerë 1 milion euro
Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.
Policia informon se operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.
“Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar në ekzekutimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike të paraqitur nga autoritetet gjyqësore italiane, i mundësoi hetuesve të identifikonin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës që banojnë në Itali. Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftimin e policisë thuhet:
Po ashtu, po në shtator 2025, ishin sekuestruan të ardhura të tjera nga veprimet kriminale me vlerë më shumë se 30 milion euro. Këto asete ishin të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Francë nga individë të lidhur me grupe kriminale në Francë.
Sipas autoriteteve, konvertimi i parave të gatshme në ar shërbeu për një qëllim të dyfishtë: fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave kriminale dhe lehtësimin e fshehjes dhe transportit të tyre ndërkufitar, veçanërisht në Kosovë, Turqi dhe Marok.
Në ekzekutimin e kërkesës për ndihmë të ndërsjellë ligjore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ndërmori të gjitha masat e nevojshme procedurale dhe hetimore, duke rezultuar në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve brenda territorit të Republikës së Kosovës me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 1 milion eurosh.Europol dhe Eurojust ofruan mbështetje të konsiderueshme gjatë gjithë hetimit duke lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe operacional ndërkufitar midis autoriteteve italiane, franceze dhe atyre të Kosovës, të cilat kanë luajtur një rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale në juridiksione të shumta.
Autoritetet Pjesëmarrëse:
Francë: Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Marsejës (JIRS); Xhandarmëria Kombëtare e Marsejës – Seksioni i Hetimit.
Itali: Zyra e Prokurorit Publik të Milanos – Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia (DDA); Guardia di Finanza – Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Milanos (GICO) dhe Shërbimi Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO).
Kosovë: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Hetimi mori gjithashtu mbështetje nga Programi i Punëve të Brendshme i Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE).

Vaji i palmes duhet tẽ ndalohet nē fabrikat e pẽrpunimit tẽ Qumẽshtit .Vaji i Palmes ěshtẽ duke i shkatērruar dhe mbyllu...
06/07/2026

Vaji i palmes duhet tẽ ndalohet nē fabrikat e pẽrpunimit tẽ Qumẽshtit .

Vaji i Palmes ěshtẽ duke i shkatērruar dhe mbyllur fermat vendore , ẽshtẽ duke e dẽmtuar shendetin e konsumatorẽve dhe duke i bẽr tẽ pa vlefshme skemat e pẽrkrahjes Qeveritare .

Prodhimet me vaj palme dhe Qumēsht Pluhur jan duke e dēmtuar shum rēndē edhe imazhin e prodhimeve vendore .

- Qumẽshti i fermerēve duhet tẽ grumbullohet nẽ çdo cep tẽ Republikes sē Kosoves .
- Çmimi i Qumẽshtit tě fermave tẽ kthehet aty ku ka qenẽ .
- Reduktimet pa asnje arēsye madhore tē marrin fund .
- Vonesat e pageave tē Qumēshtit me 3-6 muaj tē marrin fund.

Certifikimi i rezultateve, Elezi: KQZ po pret vendimet e SupremesZëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elez...
06/07/2026

Certifikimi i rezultateve, Elezi: KQZ po pret vendimet e Supremes

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor.“

Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, tha Elezi.Ndryshe, KQZ ka publikuar, më 27.06.2026, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.

Sot protestohet para Ministrisë së BujqësisëShoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka njoftuar se sot do të mbahte pr...
06/07/2026

Sot protestohet para Ministrisë së Bujqësisë

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka njoftuar se sot do të mbahte protest para Ministrisë së Bujqësisë.Sipas Shoqatës vendimi për protestë u mor unanimisht në mbledhjen e mbajtur më 5 korrik.“Protesta është e pashmangshme me situatën e krijuar për mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat tona, duke hasur në vesh të shurdhër tek akterët kompetentë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Sipas fermerëve, protesta do të mbahet duke filluar nga ora 13:00, para Ministrisë së Bujqësisë.Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”.

Fermerët kanë bërë të ditur se në protestë do të marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.Njëkohësisht, ata kanë ftuar qytetarët të marrin me vete bidonë, duke bërë të ditur se gjatë protestës do të shpërndahet qumësht falas.

Miliona euro për serbët e angazhuar nëpër ministri e që nuk shkojnë në punëInstitucionet e vendit tash e disa vjet vazhd...
06/07/2026

Miliona euro për serbët e angazhuar nëpër ministri e që nuk shkojnë në punë

Institucionet e vendit tash e disa vjet vazhdojnë të japin paga për punonjësit që nuk shkojnë asnjëherë në punë.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro për 61 punonjës të komunitetit serb, të cilët ishin sistemuar në bazë të vendimit të Qeverisë nr. 06/39 të vitit 2015, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit mungon evidenca e qartë për vijueshmërinë e tyre në vendin e punës.

“Ministritë përkatëse i kanë vendosur në listën e pagave këtë kategori të punonjësve para krijimit të kushteve/hapësirave fizike për punë, sistemim, angazhim dhe monitorim të tyre, që i bën këto pagesa të parregullta. Punonjësit e angazhuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2025 nuk janë të sistemuar në pozita të rregullta dhe, sipas të dhënave të disponueshme, nuk ushtrojnë aktivitet në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA-ja ka vlerësuar se pavarësisht gjetjeve nga ky institucion, rekomandimi i tyre për këtë çështje vazhdon ndër vite të mos zbatohet.

“Sa i përket zbatimit të rekomandimeve, raportet e auditimit tregojnë se pavarësisht progresit të evidentuar, niveli i zbatimit mbetet ende i pamjaftueshëm. Një numër i konsiderueshëm i tyre përsëritet nga viti në vit”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA-ja ka kërkuar nga ministri të ndërmarrë veprime për gjetjen e një zgjidhjeje për këta punonjës duke shtuar se duhet të ndërmerren veprime në përputhje me kërkesat ligjore.

KOHA i ka nisur pyetje Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me gjetjet e evidentuara në raportet e auditimit, por tash e disa nuk ka marrë përgjigje.

Sipas ZKA-së, edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka paguar rreth 120 mijë euro për 19 punonjësit serbë që nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë gjatë vitit 2025.

Vetëm për punonjësit serbë të MMPH-së nga viti 2020 deri në vitin 2025, janë shpenzuar gjithsej 2.1 milionë euro.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, paga pa shkuar në punë marrin edhe mbi 100 punonjës të tjerë të komunitetit serb të sistemuar në katër ministri.

Vdes një grua në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretëPolicia e Kosovës ka konfirmuar se një grua 46-vj...
06/07/2026

Vdes një grua në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50, në rrugën "12 Qershori" në Shtime.

"Me datën 05.07.2026, rreth orës 18:50, kemi pranuar një informatë se një femër ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën '12 Qershori' në Shtime", ka deklaruar Veseli për Telegrafin.

Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, e cila ka gjetur të lënduarën, një grua 46-vjeçare.

"Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor", ka thënë ai.

Megjithatë, rreth orës 19:20, policia është njoftuar se e lënduara nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra.

"Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë", ka konfirmuar Veseli.

Ai ka bërë të ditur se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë.

Hajnia në qendrën e rehabilitimit në banjën e Kllokotit, 90-vjeçarit i zhduket telefoni nga dhoma, familjarët akuzojnë m...
26/06/2026

Hajnia në qendrën e rehabilitimit në banjën e Kllokotit, 90-vjeçarit i zhduket telefoni nga dhoma, familjarët akuzojnë menaxhmentin për neglizhencë

Një rast shqetësues është raportuar nga familjarët e një 90-vjeçari, të cilët pretendojnë se telefoni i të moshuarit është vjedhur gjatë qëndrimit të tij për rehabilitim në qendër rehabilituese Banja e Kllokotit.

Sipas familjarëve, telefoni, me vlerë rreth 500 euro, është zhdukur nga dhoma e gjumit e 90-vjeçarit, derisa ai kishte dalur nga dhoma. Ata shprehen se menjëherë pasi kanë vërejtur mungesën e telefonit, kanë kërkuar ndihmën e menaxhmentit për zbardhjen e rastit.

Megjithatë, sipas tyre, menaxhmenti nuk u ka mundësuar shikimin e kamerave të sigurisë dhe nuk ka treguar gatishmëri për t’u angazhuar në gjetjen e telefonit. Familjarët thonë se kanë kërkuar edhe një takim me drejtuesit e qendrës, por pretendojnë se nuk kanë marrë as një telefonatë dhe as një përgjigje konkrete.

Rasti ka ngritur shqetësimet e familjarëve për nivelin e sigurisë në dhomat e qendrës rehabilituese, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona të moshuar dhe të pambrojtur.

Familjarët vazhdojnë të kërkojnë sqarimin e plotë të ngjarjes, verifikimin e kamerave të sigurisë dhe marrjen e përgjegjësisë nga institucioni i Banjës së Kllokotit.

Shënim: Ky artikull bazohet në pretendimet e familjarëve të 90-vjeçarit.

Mos harro! Voto Enver Dugollin me numrin 95Me një histori të gjatë angazhimi në shërbim të vendit, Enver Dugolli vazhdon...
06/06/2026

Mos harro!

Voto Enver Dugollin me numrin 95

Me një histori të gjatë angazhimi në shërbim të vendit, Enver Dugolli vazhdon të mbetet një zë i përkushtuar për interesat e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës.

I njohur për afërsinë me qytetarët, qëndrimet e qarta dhe angazhimin e pandërprerë në çështjet me rëndësi publike, ai synon të vazhdojë kontributin e tij edhe në Kuvend.

Më 7 qershor, mbështeteni Enver Dugollin me numrin 95, për një përfaqësim të denjë, me përvojë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit të përgjithshëm.

Voto për Ejup Maqedoncin!Me punë, përkushtim dhe rezultate të prekshme në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, E...
06/06/2026

Voto për Ejup Maqedoncin!

Me punë, përkushtim dhe rezultate të prekshme në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, Ejup Maqedonci është shndërruar në një nga figurat më të vlerësuara të institucioneve shtetërore. Gjatë mandatit të tij janë shënuar hapa të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e forcave të sigurisë së Kosovës. Me vizion të qartë dhe përgjegjësi ndaj shtetit, ai kërkon besimin e qytetarëve për të vazhduar punën në shërbim të Kosovës. Vota për Ejup Maqedoncin është votë për përkushtim, profesionalizëm dhe vazhdimësi të projekteve në interes të vendit.

Adresse

Frankfurter Strasse 15
Lich
35315

Telefon

+4966335677

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Gazeta Stilografi erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen