Ansambli Dardanet

Ansambli Dardanet Ansambli Dardanet ështe krijuar për të kultivuar traditën shqipëtare të vallzimit ne Diasporë

16/08/2026

Leotrim Behra

Ansambli Dardanet 🇦🇱 Leotrim Behra & Granit Sllamniku 🇦🇱🇽🇰        #🇦🇱🇽🇰
11/08/2026

Ansambli Dardanet 🇦🇱 Leotrim Behra & Granit Sllamniku
🇦🇱🇽🇰



#🇦🇱🇽🇰

Vallëtarët më të Dalluar të Festivalit  & Granit Sllamniku Ka festivale që mbeten në kujtesë, jo vetëm për skenën, por e...
06/08/2026

Vallëtarët më të Dalluar të Festivalit & Granit Sllamniku

Ka festivale që mbeten në kujtesë, jo vetëm për skenën, por edhe për njerëzit, mikpritjen dhe emocionet që dhurojnë.

Me zemër plot mirënjohje falënderojmë Ansamblin “Zahir Pajaziti”, organizatorët e Festivalit “Pushka e Parë e Lirisë” – Edicioni III, si dhe drejtorin Faton Blakqori , për organizimin e shkëlqyer, mikpritjen vëllazërore dhe respektin që na treguan gjatë gjithë festivalit.

Një falënderim i veçantë shkon për Jurinë Profesionale, e cila na nderoi me çmimin “Valltarët më të Mirë të Festivalit”. Ky vlerësim ka një domethënie të veçantë për ne, sepse është shpërblim për punën, përkushtimin dhe dashurinë që çdo valltar i Ansamblit Dardanet e sjell në skenë.
Haki Sh Mulliqi Arta Mulliqi Burim Krasniqi

Për Ansamblin Dardanet, është gjithmonë nder dhe privilegj të jetë pjesë e festivaleve që ruajnë, promovojnë dhe lartësojnë kulturën, traditën dhe identitetin tonë kombëtar.

Urime të gjithë pjesëmarrësve për paraqitjet e tyre dinjitoze. Urojmë që ky festival të vazhdojë të rritet e të mbetet një vatër e rëndësishme e folklorit shqiptar edhe për shumë vite.

Faleminderit, Podujevë! Deri në takimin e radhës! ❤️🇦🇱🇽🇰

14/07/2026

Bukuria e Valles së Tiranës ❤️🖤

Një kënaqësi dhe nder i madh për Ansamblin Dardanet të jetë pjesë e .festival – Edicioni V, me ftesë nga .

Faleminderit për mikpritjen, respektin dhe atmosferën e mrekullueshme. Kaluam momente që do t’i kujtojmë me shumë kënaqësi.

Një falënderim i veçantë për .plakiqi , i cili gjithmonë di t’i bëjë këto momente edhe më të bukura.

Shihemi së shpejti në skena të tjera! ❤️

Me shumë nder dhe krenari ndajmë me ju këtë ftesë zyrtare për pjesëmarrjen e Ansamblit “Dardanët” në Festivalin Folklori...
10/07/2026

Me shumë nder dhe krenari ndajmë me ju këtë ftesë zyrtare për pjesëmarrjen e Ansamblit “Dardanët” në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Diaspora Jehon”, i cili do të mbahet më 5–6 shtator 2026 në Renens, Kantoni Vaud, Zvicër. 🇦🇱🇨🇭

Me kënaqësi të veçantë kemi pranuar këtë ftesë dhe është privilegj për ne të përfaqësojmë kulturën, traditat dhe folklorin shqiptar në një festival kaq të rëndësishëm.

Falënderojmë përzemërsisht drejtoreshën e festivalit, znj. Fatime Kalimashi , për besimin, vlerësimin dhe ftesën zyrtare. Mirënjohës për këtë mundësi, mezi presim të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore dhe të ndajmë me publikun vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare.

Me respekt, Ansambli “Dardanët” – Düsseldorf. ❤️🖤

08/07/2026
Rrënjët tona janë pasuria jonë më e çmuar. Djemtë dhe vajzat e ansamblit tonë e mbajnë gjallë traditën me krenari dhe da...
08/07/2026

Rrënjët tona janë pasuria jonë më e çmuar. Djemtë dhe vajzat e ansamblit tonë e mbajnë gjallë traditën me krenari dhe dashuri, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën shqiptare.

🇦🇱🌍

Rrënjët tona janë pasuria jonë më e çmuar, ndërsa ruajtja dhe përcjellja e traditës është detyrë e shenjtë për secilin p...
08/07/2026

Rrënjët tona janë pasuria jonë më e çmuar, ndërsa ruajtja dhe përcjellja e traditës është detyrë e shenjtë për secilin prej nesh. Vajzat e Ansamblit tonë e mbajnë gjallë këtë trashëgimi me krenari, përkushtim dhe dashuri në çdo skenë ku performojnë. Ato janë ambasadoret më të denja të diasporës shqiptare në Gjermani, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Ansambli Dardanet

Adresse

Tichauer Weg 40
Derendorf
40231

Telefon

+4917623237088

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Ansambli Dardanet erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Ansambli Dardanet senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie