Klubi Kosova 81 Bielefeld

Klubi Kosova 81 Bielefeld Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Klubi Kosova 81 Bielefeld, Kulturzentrum, Feilenstrasse 4, Bielefeld.

Sonte në ambientet e klubit do shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit!  Ndër ditët më të çmuara të dritës së diturisë sonë ës...
07/03/2026

Sonte në ambientet e klubit do shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit! Ndër ditët më të çmuara të dritës së diturisë sonë është kjo ditë. Me këtë rast klubi fton të gjithë shqiptarët që të bashkangjiten në shënimin e kësaj feste kombëtare kulturore. Programin e sontëm festiv do ta madhështojë edhe grupi muzikor i klubit i udhëhequr nga kryetari i klubit, Salih Berisha!

Ju mirëpresim!

Kremtimi i 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bielefeld. Të dashur bashkatdhetarë,urime Kosova 18 vjet shtet. Klubi...
21/02/2026

Kremtimi i 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bielefeld.

Të dashur bashkatdhetarë,
urime Kosova 18 vjet shtet.

Klubi Kosova 81 në Bielefeld organizoi kremtimin e Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast ju urojmë të gjithë muslimanëve muajin e shenjtë të Ramazanit.

Programi ynë filloj me fjalimin e Kryetarit të Klubit z. Sali Berisha. Më pas programi vazhdoj me paraqitjen e grupit kulturo-artistik nga Klubi Kosova 81 në Bielefeld, pra grupit Qamili i Vogël.
Më pas programin e kësaj mbrëmje e mbuloj këngëtari ynë nga Bielefeldi Kudret Rrustemi me këngë të kënduara mrekullisht nga ai, këngë të zhanreve të ndryshme.

Klubi Kosova 81 në Bielefeld si vatër e rezistencës ndaj pushtuesit dikur në mërgatë tani është kthyer në vatër të kulturës shqiptare në mërgatë.

Në emër të Klubit Kosova 81 në Bielefeld lavdi dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre që kan kontribuar që Kosova tani të jetë e pavarur dhe e lirë.

Klubi Kosova 81 në Bielefeld organizon me ndihmen e bashkatdhetarëve çdo vit në Bielefeld kremten e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, dhe kremten e Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë vitit ka gjithashtu aktivitete të ndryshme si lexime e promovime librash, aktivitete kulturore etj.

18 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS!Me këtë rast i njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët e Bielefeldit me rrethinë, se Klub...
16/02/2026

18 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS!

Me këtë rast i njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët e Bielefeldit me rrethinë, se Klubi “Kosova 81”, i Bielefeldit, organizon mbrëmje festive për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kësaj të shtuneje, më 21.O2.26, në vendin dhe adresën e shënuar në faqen informuese me foto dhe të dhëna, adresën dhe orarin e mbrëmjes.

Të interesuarit për të festuar me zë e me ndjenjë kombëtare, janë të mirëpritur me këngë të mirëfillta shqiptare, me atmosferë festive shqiptare!

Nga Kryesia e Klubit,
Kryetari,
Salih Berisha

07/02/2026

Atmosferë shqiptare në fillim të këtij viti, në ambientet e klubit " Kosova 1981", në Bielefeld!

Nga Veprimtaria e klubit Kosova 1981, në Bielefeld Mbrëmë, më 17 janari 2026, në ambientet e klubit "Kosova 1981" në Bie...
18/01/2026

Nga Veprimtaria e klubit Kosova 1981, në Bielefeld

Mbrëmë, më 17 janari 2026, në ambientet e klubit "Kosova 1981" në Bielefeld, u shënuan tri ngjarje të historisë së janarit tragjik;

- 15 janari 1999 në Reçak,

- 17 janari 1982 në Untergrupenbah,

- 17 janari 1468 në Lezhë.

Nën moton " Nuk harrohen janarët", profesori Mr.sci. Sylejman Salihu mbajti një fjalën qendrore me të dhëna historike dhe vargje krijuese kushtuar këtyre ngjarjeve tragjike shqiptare.
Duke filluar me historinë e re të Kosovës, atë 15 janarit 1999 në Reçak, profesori Sylejman, kujtoi ato masakra të papara në historinë e njerëzimit, e që kjo masakër tronditi tërë botën... Në këtë pikë ai solli një të dhënë interesante dhe me shumë rëndësi për ne, që fillimin e masakrës e kishte filmuar shpejt e nën rrezik të madh, gazetari e kameramani Sylejman Kllokoçi. Pas këtij lajmi, vijoi ai i Wiliem Wokerit, tashmë mik i Reçakut e krejt shqiptarisë, që alarmoi botën mbarë me këtë tragjedi të Reçakut.
- 17 janari 1982 në Untergrupenbah, në Gjermani, shënon një nga ngjarjet e paharruara historike të Kosovës e shqiptarisë. Vrasja e vëllezërve Gërvalla, Jusuf e Bardhosh dhe Kadri Zeka. Këtë ditë të kobshme dhe rrjedhën e saj, referuesi i mbrëmjes e solli nëpërmjet vargjeve nga libri "Endrrat e paarritshme", të të madhit, shkrimtarit tonë, Ismail Kadare. Aty u shpalosen fakte interesante që ishin strategji e pushtetit serbosllav të ish- Jugosllavisë, sidomos roli i mjekut serb në klinikën gjermane ku u trajtua Jusuf Gërvalla, i cili edhe vdiq në spital...
- 17 janari 1468 në Lezhë, ishte pika kulminante, 558 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo ngjarje shqiptare shënon një ditë të rëndë kur vdiq kryekomandanti dhe njeriu trim që i bashkoi shqiptarët në mbrojtjen e trojeve shqiptare. Në këtë pikë përkujtimore u lexuan vargje të librave të hershëm e të shumtë për Skënderbeun dhe trimëritë e tij. Në këtë pikë përmbledhëse, u bë një bashkëbisedim me të pranishmit duke kujtuar veprat e heroit me krenari. Bashkëbisedimi u përmbush me pika të zgjedhura muzikore kushtuar heronjve dhe të gjithë rënëve për atdhe në çdo periudhë historike.
Ky shënim historik për klubin tregon për një fillim të mbarë të veprimtarisë së tij, të vitit kalendarik 2026.

Naser Dërmaku,
seksioni për informim

MBRËMJE KULTURORE NË BIELEFELDTë shtunën, me 06.12.2025 në ambientet e klubit shqiptar "Kosova '81" u bë përurimi i libr...
08/12/2025

MBRËMJE KULTURORE NË BIELEFELD

Të shtunën, me 06.12.2025 në ambientet e klubit shqiptar "Kosova '81" u bë përurimi i librit të tretë të Naser Dërmakut "Kujtesë shtegtimesh".

Në fillim kryetari i klubit, Salih Berisha, bëri hapjen e kësaj mbrëmje kulturore, ku midis tjerash pati kënaqësinë të prezantojë edhe mysafirin e mbrëmjes, gazetarin dhe shkrimtarin Sulejman Dërmaku, i cili kishte ardhur nga Kosova. Pastaj autori i këtyre rreshtave mbajti një fjalë rasti për librin e autorit Naser Dërmaku. Edhe autori Dërmaku në përmbyllje të përurimit, falenderoi me disa fjalë rasti të pranishmit. Në pjesën e dytë të mbrëmjes u bë prezantimi i profilit krijues të Sulejman Dërmakut, të cilit pastaj iu bënë edhe pyetje nga moderatori i mbrëmjes si edhe nga publiku. Sulejman Dërmaku u përgjigj me shumë dashamirësi, duke treguar edhe anekdotat të rastit. Ai foli edhe për mungesën e gazetave në Republikën e Kosovës, foli për oraret kohore, ndaj të cilavet duhet të kemi më shumë përkujdesje, foli për bashkëpunimin e krijuesve midis Kosovës dhe Shqipërisë si edhe lexoi disa poezi, të cilat ishin me motive nga mërgata duke marrë edhe duartroktitjet e publikut.

Në pjesën e tretë të mbrëmjes pati një prezantim dinjitoz të ansamblit të këngëve popullore "Qamili i Vogël", që vepron në kuadër të klubit "Kosova '81" në Bielefeld, me ç' rast u kënduan kryesisht këngë nga repertori i Qamilit të Vogël, të cilat morën duartrokitjet e nxehta të publikut. Këtë aktivitet kulturor e regjistroi edhe kamera e kameramanit Halil Rrustemaj.
(Sylejman Salihu)

Ju fuleminderit të pranishmëve dhe atyre që kontribuan në ralizimin e kësaj mbrëmje.

Klubi Kosova 81, në Bielefeld

Mbrëmje kulturore në Bielefeld Data: 06.12.2025Ora: 18:30 Adresa: Feilenstraße 4,               33602 Bielefeld Klubi "K...
04/12/2025

Mbrëmje kulturore në Bielefeld

Data: 06.12.2025
Ora: 18:30
Adresa: Feilenstraße 4,
33602 Bielefeld

Klubi "Kosova'81" në Bielefeld ju fton në këtë mbrëmje kulturore, ku do të promovohet libri i ri "Kujtesë shtegtimesh“, i anëtarit dhe veprimtarit të klubit tonë Naser Dërmaku dhe ku do të kemi një bashkëbisedim me Sulejman Dërmakun, kryeredaktor, poet, autor i shumë librave, estet i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Nga ana muzikore do të na e zbukurojë mbrëmjen ansambli muzikor i klubit "Kosova '81", "Qamili i Vogël“!

Me këtë rast nga ana mediatike për TV FONTANA (Televizionin Fontana), do të bëjë një reportazh Halil Rrustemaj.

Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj mbrëmjeje kulturore shqiptare!

29/10/2025

Të dashur miq,

anulohet mbrëmja kulturore e paraparë të mbahet nesër.

Arsye: Qyteti i Bielefeldit ka anuluar të gjitha tubimet për nesër në ambientet e qytetit në këtë adresë.

JEHONA E LIBRIT "QAMILI I VOGËL KËNGËTAR I MADH"Vijon jehona e suksesit të librit për Qamilin e Vogël, nga bashkautorët,...
02/08/2025

JEHONA E LIBRIT "QAMILI I VOGËL KËNGËTAR I MADH"

Vijon jehona e suksesit të librit për Qamilin e Vogël, nga bashkautorët, Sylejman Salihu dhe Salih Berisha në kuadër të veprimtarisë kulturore nga klubi "Kosova 1981", në Bielefeld.

𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊:Qyteti i librave 02.08.2025𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Powered by OnAir.FM

21/07/2025

Pjesa muzikore nga grupi muzikor i klubit, "Qamili i Vogël", në kuadër të përurimit të librit " Qamili i Vogël- Këngëtar i madh", në Ferizaj, në Galerinë e arteve.

Adresse

Feilenstrasse 4
Bielefeld
33602

Öffnungszeiten

19:00 - 22:00

Telefon

+15128090944

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Klubi Kosova 81 Bielefeld erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Klubi Kosova 81 Bielefeld senden:

Teilen

Kategorie