23/10/2026
"O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara...” (En- Nur, 21)
Në këtë ajet joshja e shejtanit është quajtur gjurmë dhe në këtë kemi dy mesazhe të rëndësishme:
- Gjurmët janë lëvizje të lehta, janë distanca të vogla. Kështu edhe shejtani fillon ti josh
njerëzit me mëkate të lehta dhe të vogla për të cilat njerëzit mendojnë se nuk janë të dëmshme.
- Allahu i Madhërishëm i përmend gjurmët në shumës, pra, jo një gjurmë, por shumë: Këtu na tregohet se shejtani nuk do të ndalet tek hapi i parë drejtë devijimit të njeriut, por do të vazhdojë që njeriun ta josh në shumë mëkate...
Prandaj, vëllezër të dashur, le ta ruajmë gjuhën tonë nga përgojimi dhe gënjeshtra, sytë tanë nga harami, zemrat tona nga urrejtja dhe veprat tona nga mëkatet. Të mos e lejojmë shejtanin të na mashtrojë me kënaqësi të përkohshme, duke na larguar nga kënaqësia e Allahut.
Mesazh nga xhumaja e sotme 23.10.2026