Lëvizja Shqiptare në Zvicër

Lëvizja Shqiptare në Zvicër Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Lëvizja Shqiptare në Zvicër, Kulturzentrum, Solothurn.

11/04/2026
🇦🇱🇨🇭🫂 Një vizitë dhe bashkëbisedim i këndshëm me Ziadin Selën dhe Ilire Dautin në Cyrih të ZvicrësKryetari, Ziadin Sela ...
28/03/2026

🇦🇱🇨🇭🫂 Një vizitë dhe bashkëbisedim i këndshëm me Ziadin Selën dhe Ilire Dautin në Cyrih të Zvicrës

Kryetari, Ziadin Sela dhe deputetja, Ilire Dauti, u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në Cyrih të Zvicrës, në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe me shumë entuziazëm, u bisedua për tema kombëtare të rëndësishme dhe me interes për shqiptarët në vend dhe në diasporë. Të pranishmit theksuan mbështetjen dhe vlerësimet e tyre për punën dhe betejat tona politike e institucionale në mbrojtje të kauzës kombëtare në përgjithësi dhe diasporës në veçanti pas goditjeve që ju bënë me fshierjen e tyre nga shumë të drejta politike siç ishte numri i këshilltarëve dhe hisja në buxhet dhe investimet publike.

Mërgimtarët shprehën interesim dhe shqetësim për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa bashkërisht biseduan për rëndësinë e organizimit politik të diasporës si pjesë e pandashme e vendlindjes.
Sela dhe Dauti theksuan rolin aktiv dhe kontributin ndër dekada që ka dhënë diaspora shqiptare për vendlindjen, duke shtuar se tani është koha për kyçjen më aktive të diasporës në politikë dhe vendimmarje. Në këtë drejtim, lideri Ziadin Sela potencoi qëndrimin e subjektit tonë për sigurimin e mundësisë së votimit të diasporës në mënyrë elektronike ose me postë, në zgjedhje të drejtëpërdrejta në vend.

Në këtë takim u theksua se të gjitha betejat do t'i vazhdojmë bashkërisht si subjekt politik dhe me shoqatat tona si motra në diasporë, duke afruar edhe më shumë bashkëveprimin me mërgatën.

TAKIM ME DIASPORËN NË ZVICËROrganizuar nga:Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër Keni kënaqësinë të merrni pje...
13/03/2026

TAKIM ME DIASPORËN NË ZVICËR

Organizuar nga:
Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër

Keni kënaqësinë të merrni pjesë në një takim informues dhe diskutim me përfaqësues politikë lidhur me çështjet aktuale dhe rolin e diasporës.

Të ftuar specialë:
- Z. Ziadin Sela kryetar i Aleanca per Shqiptaret, deputet I kuvendit M. e Veriut
- Znj. Ilire Dauti Deputete në kuvendin M. e Veriut

Temat e diskutimit:

1. Situata politike në Maqedoninë e Veriut
2. Rëndësia e organizimit politik të diasporës si pjesë e pandashme e vendlindjes
3. Mundësia e votimit të diasporës në mënyrë elektronike ose me postë
4. Diskutim i hapur me pjesëmarrësit

Vendi: Hotel Töss, Zürcherstrasse 106
Winterthur CH-8406
Data: 28.03.2026
Ora: 19:30

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin dhe rolin e diasporës në zhvillimet e vendlindjes.

Mirë se vini!
Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër

Këshilli themelues i Lëvizjes Shqiptare në Zvicër mbajti një takim në të cilin u informua për përgaditjet e deritanishme...
01/03/2026

Këshilli themelues i Lëvizjes Shqiptare në Zvicër mbajti një takim në të cilin u informua për përgaditjet e deritanishme, punët e realizuara, prezantimi i faqes zyrtare dhe dokumenteve të përgaditura.

Në këtë mbledhje u konstatua se Lëvizja Shqiptare në Zvicër që funksionon në kuadër të Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, ka për qëllim realizimin e aspiratave të përbashkëta të diasporës shqiptare dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë drejtim është edhe kërkesa për të drejtën e votës së diasporës me postë, si një nga objektivat e Lëvizjes Shqiptare në Zvicër dhe diasporës shqiptare gjithandej. Këtë kërkesë tonën, Aleanca për Shqiptarët e ka përcjellë në institucionet vendore, në Kuvendin e RMV dhe në të gjitha instancat politike e institicionale, ndërsa ne si Lëvizje të njëjtën do ta përcjellim edhe përmes qendrave diplomatike, OSBE-së dhe organizmave ndërkombëtarë.

Në si Lëvizje e Shqiptarëve në Zvicër, ju bëjmë thirje edhe subjekteve të tjera politike që t'i bashkangjiten iniciativave të Aleancës për Shqiptarët - Ziadin Sela, për të siguruar të drejtën e diasporës për votë përmes postës, në zgjedhjet e drejtëpërdrejta në Maqedoninë e Veriut.

Lëvizja Shqiptare në Zvicër
01.03.2026

Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” është një organizatë autonome e diasporës shqiptare në Zvicër, e themeluar me qëll...
22/02/2026

Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” është një organizatë autonome e diasporës shqiptare në Zvicër, e themeluar me qëllim bashkimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Ne bashkëpunojmë ngushtë me Aleancën për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke vepruar njëkohësisht në mënyrë të pavarur për të adresuar sfidat dhe nevojat specifike të diasporës. Angazhimi ynë përqendrohet në promovimin e zhvillimeve kulturore, shoqërore dhe në ruajtjen e identitetit shqiptar në Zvicër.

Shoqata është e regjistruar sipas Kodit Civil Zviceran dhe funksionon si organizatë jofitimprurëse, me synimin për të qenë një platformë demokratike dhe përfaqësuese për të gjithë shqiptarët në Zvicër.

Përmes aktiviteteve politike, shoqërore, kulturore dhe qytetare, ne inkurajojmë pjesëmarrjen demokratike dhe angazhimin aktiv, duke organizuar debate, konferenca, takime dhe aktivitete informuese.

🤝 Së bashku për një diasporë më të bashkuar dhe më të fuqishme!

Adresse

Solothurn
4500

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Lëvizja Shqiptare në Zvicër erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Lëvizja Shqiptare në Zvicër senden:

Teilen

Kategorie