Oda Kërçovare Zvicër

Oda Kërçovare Zvicër Oda Kërçovare

IFTARI TRADICIONAL NË ODËN KËRÇOVAREOda Kërçovare shtroi iftarin tradicional në një atmosferë vëllazërore dhe mikpritjej...
07/03/2026

IFTARI TRADICIONAL NË ODËN KËRÇOVARE

Oda Kërçovare shtroi iftarin tradicional në një atmosferë vëllazërore dhe mikpritjeje shqiptare.

Në këtë mbrëmje të veçantë, në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, u mblodhën miq dhe dashamirë të Odës Kërçovare për të ndarë së bashku iftarin, duke forcuar lidhjet e respektit, bashkimit dhe traditës.

Iftari u nderua edhe me praninë e mysafirit të veçantë, Ministrit Fatmir Limani, ku në një ambient tradicional u zhvilluan biseda miqësore dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kulturës, traditës dhe vlerave tona kombëtare.

Oda Kërçovare – vatër e traditës, kulturës dhe shpirtit shqiptar.

Urime 18 Vjetorin e Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰Lavdi dëshmorëve!Nder çlirimtarëve!
16/02/2026

Urime 18 Vjetorin e Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰
Lavdi dëshmorëve!
Nder çlirimtarëve!

NjoftimTë nderuar miq e dashamirë,Kryesia e Odës Kërçovare ju përshëndet dhe ju falënderon nga zemra për përkrahjen dhe ...
14/02/2026

Njoftim

Të nderuar miq e dashamirë,

Kryesia e Odës Kërçovare ju përshëndet dhe ju falënderon nga zemra për përkrahjen dhe respektin që tregoni vazhdimisht ndaj odës sonë.

Ju njoftojmë se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, si çdo vit, Oda Kërçovare do të jetë e mbyllur. Me programin dhe aktivitetet tona do të vazhdojmë menjëherë pas Ramazanit.

Faleminderit për mirëkuptimin. Ju dëshirojmë agjërim të lehtë e të pranuar.

Me respekt,
Kryesia e Odës Kërçovare

🎶 Mbrëmje Folklorike Kërçovare 🎶📅 Të shtunën, 07.02.2026🕗 Ora: 20:00📍 Klubi Kërçova – Kerzers (BE)📍 *Adresa:* Mossgasse ...
04/02/2026

🎶 Mbrëmje Folklorike Kërçovare 🎶

📅 Të shtunën, 07.02.2026
🕗 Ora: 20:00
📍 Klubi Kërçova – Kerzers (BE)
📍 *Adresa:* Mossgasse 28, 3210 Kerzers

Grupi Folklorik Oda Kërçovare Zvicër, me shoqëri, do të marrë pjesë në një mbrëmje të veçantë me këngë tradicionale shqiptare 🇦🇱

✨ Jeni të gjithë të mirëseardhur! ✨

Nga 🇺🇸SHBA në 🇨🇭Zvicër për pushime dimërore dhe vizita familjare e shoqërore, është e pamundur të shkelësh në Zvicër e t...
02/02/2026

Nga 🇺🇸SHBA në 🇨🇭Zvicër për pushime dimërore dhe vizita familjare e shoqërore, është e pamundur të shkelësh në Zvicër e të mos vizitosh Odën Kërçovare, këtë vatër të shenjtë të kulturës shqiptare, ku ruhet fjala e burrit, kënga e trimërisë dhe amaneti i të parëve tanë.
Këto ishin fjalët e Arben Ramadanit, bashkë me vëllaun e tij Burimin. Aktivitetet e Odës Kërçovare i përcjellim gjithmonë me krenari, sepse ajo ka një mision të shenjtë: ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës, traditës dhe frymës atdhetare shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët. Ju urojmë shëndet, forcë dhe suksese të pandalshme në këtë rrugë të lavdishme kombëtare🇦🇱.

31/12/2025
Oda Kërçovare tashmë është një vend i njohur për diasporën shqiptare, aty ku ruhen tradita, kultura dhe kënga folklorike...
13/12/2025

Oda Kërçovare tashmë është një vend i njohur për diasporën shqiptare, aty ku ruhen tradita, kultura dhe kënga folklorike; aty ku këndohet, kuvendohet, por edhe festohet me zemër.

Një mbrëmje e veçantë u organizua për Bacën Ismet Krasniqi nga Suhareka, i cili u surprizua nga bijtë dhe bijat e tij për 65-vjetorin e ditëlindjes, në mënyrë tradicionale, nën tingujt e shahirëve të mirënjohur Fatmir Bajra dhe Arbër Jetullahi.

Stafi i Odës Kërçovare i uron Bacës Ismet Krasniqi shëndet, jetë të gjatë dhe çdo të mirë!

Lahuta Shqiptare në UNESCO!Nga zemra e Odes Kërçovare urime mbarë shqiptarëve🇦🇱🇦🇱Sot është ditë e madhe për kulturën shq...
10/12/2025

Lahuta Shqiptare në UNESCO!
Nga zemra e Odes Kërçovare urime mbarë shqiptarëve🇦🇱🇦🇱

Sot është ditë e madhe për kulturën shqiptare!
Lahuta Shqiptare është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë botërore jomateriale në UNESCO — një vlerësim që i jep zë historisë sonë, këngëve tona epike dhe rrënjëve që na mbajnë të pathyeshëm si komb!

Oda Kërçovare përgëzon me krenari të gjithë shqiptarët kudo në botë për këtë arritje të madhe!
Lahuta ishte, është dhe do të mbetet simbol i fisnikërisë sonë, i epikës shqiptare dhe i identitetit që e kemi trashëguar ndër shekuj.

Me shpresë e besim se shumë shpejt edhe qiftelia, si motra e lahutës në kulturën tonë, do të marrë vendin e merituar në UNESCO — që zërat e të dyjave të kumbojnë krenar në skenën botërore!

Rroftë Lahuta Shqiptare!
Rroftë kultura jonë autoktone!
Rroftë Kombi Shqiptar!

Me nder e respekt,
ODA KËRÇOVARE

06/12/2025

Nga Grupi folklorik odakercovare.com kënga e dëshmorit Turgaj Gashi 🇦🇱Lavdi!

04/12/2025

🇦🇱Grupi Artistik Kërçovar -Zvicër 🇦🇱

01/12/2025

Xhamia e Regensdorfit organizoi një manifestim të bukur me rastin e Festës së Flamurit, ku mori pjesë edhe Oda Kërçovare. Oda performoi disa këngë kushtuar atdheut, dëshmorëve, lirisë dhe flamurit, [

Adresse

Lauetstrasse,37
Otelfingen
8112

Öffnungszeiten

19:00 - 00:00

Telefon

+41795012753

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Oda Kërçovare Zvicër erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Oda Kërçovare Zvicër senden:

Teilen

Kategorie