Xhamia e Hörit ne Oberglatt

Xhamia e Hörit ne  Oberglatt Kulturzentrum

02/04/2026

‎نا لله وإنا إليه راجعونI

*Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!“*

Esselamu Alejkum, të nderuar Xhemat, Vellezer, miq dhe shok, me keqardheje morem lajmin se ka ndërruar jetë sot Nëna e Muharrem Mustafa.

Allahu e mëshiroftë, e bëftë prej banorëve të Xhennetit inshaAllah. 🤲🤲

Falja e Xhenazes behet *SOT me daten* *02.04.2026*
*Ora:18:15*

Në:
Friedhof Witikon
Witikonerstrasse 525
8053 Zürich

https://goo.gl/maps/4Kd1yXp3WYQDHzfAA

Falemderim per Imamin e Ramazanit ne Xhamin Höri ne Oberglatt
21/03/2026

Falemderim per Imamin e Ramazanit ne Xhamin Höri ne Oberglatt

20/03/2026
Selam Alejkum të nderuar vizitorë të xhamisë së Hörit në Oberglatt,Ky njoftim përmban informata të rëndësishme lidhur me...
17/02/2026

Selam Alejkum të nderuar vizitorë të xhamisë së Hörit në Oberglatt,

Ky njoftim përmban informata të rëndësishme lidhur me parkingun për xhematin e xhamisë sonë.

Parking i vetëm i dedikuar për xhaminë është ai tek Flugplatzi (siç mund ta shihni në foto).

Garazha nëntokësore është e rezervuar *vetëm për anëtarët* e xhamisë, të cilët paguajnë një shumë të caktuar mujore për mirëmbajtjen.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Ramazani 2026 në xhaminë tonë. Jeni të mirëseardhur të gjithë të kalojmë një Ramazan të begatshëm.
16/02/2026

Ramazani 2026 në xhaminë tonë.
Jeni të mirëseardhur të gjithë të kalojmë një Ramazan të begatshëm.

Imsakijat per Ramazan 2026 jane tashe me ne  Xhamin tone .Mund te sherbeheni
06/02/2026

Imsakijat per Ramazan 2026 jane tashe me ne Xhamin tone .
Mund te sherbeheni

Dita e Arafatit – Dritë mbi dritë në udhën e sinqeritetit 🕋Lavdi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, i Cili na mundëson të...
05/06/2025

Dita e Arafatit – Dritë mbi dritë në udhën e sinqeritetit 🕋

Lavdi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, i Cili na mundëson të përjetojmë përsëri këtë ditë të madhërishme – Ditën e Arafatit – ditën kur mëshira zbret me bollëk, kur lutjet ngjiten drejt qiejve dhe kur zemrat pastrohen në dritën e pendimit.

Në këtë ditë të bekuar, kur mijëra besimtarë qëndrojnë në fushën e Arafatit, në kulmin e Haxhit, ne që jemi larg me trup, por pranë me shpirt, i drejtohemi të Madhit Zot me nënshtrim e me shpresë:

O Allah, Ti që je Falësi i mëkateve dhe Pranuesi i pendimeve, fshiji mëkatet tona ashtu siç fshin era gjurmët në rërë. Na jep dritë në zemrat tona, qetësi në shpirtrat tanë dhe qëndrueshmëri në besimin tonë.

Mos na lër në mëshirën e vetvetes, sepse ne nuk dimë të ecim pa Ty. Udhëzoje gjuhën tonë të thotë të vërtetën, zemrën tonë ta ndiejë drejtësinë dhe trupin tonë ta ndjekë rrugën e udhëzimit.

Bekoji prindërit tanë, fëmijët tanë, dhe mbarë umetin e Muhamedit ﷺ. Bashkoje zemrën e çdo myslimani në dashurinë për Ty dhe për Profetin Tënd, dhe ngriti radhët e atyre që janë të sinqertë, të përulur dhe të devotshëm.

Kjo ditë, me mëshirën dhe begatinë e saj, është mundësi e rrallë për pendim të sinqertë, për afrimitet me të Madhin Zot dhe për pastrim shpirtëror.

O Zot, mos e lër të kalojë kjo ditë pa e na bërë prej atyre që Ti i ke falur, mëshiruar dhe udhëzuar. Pranoji lutjet tona, pastroji zemrat tona dhe vendosna në mesin e robërve Tu të dashur.

Amin, ja Rabbel-alemin. 🤲

••Veni re Ora ndrrohet sonte ••Parkingat per Xhamin Höri ne Oberglatt jane te Flugplatz
29/03/2025

••Veni re Ora ndrrohet sonte

••Parkingat per Xhamin Höri ne Oberglatt jane te Flugplatz

Adresse

Bülachstrasse 94
Oberglatt
8154

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia e Hörit ne Oberglatt erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie