LDK - Nëndega në Lozanë

LDK - Nëndega në Lozanë Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von LDK - Nëndega në Lozanë, Kulturzentrum, Lausanne.

21/01/2025
21/01/2025
18/07/2024

Ejani dhe bashkëbisedoni me udhëheqësit dhe anëtarët e LDK-së më 31 korrik në ora 19:00. Ju mirëpresim!

11/07/2024

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Votimet e sotme në sallën e improvizuar të Kuvendit të Kosovës nga deputetët e partisë në pushtet, të dy ligjeve jetike për organizmin tonë shoqëror, atij të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij të Komisionit të Pavarur të Mediave, shpërfaqin tendencën e kapjes kundërkushtetuese të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.

Kjo praktikë, tanimë e konfirmuar me aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, është vazhdimësi e përpjekjeve të vazhduara populliste të Albin Kurtit për hartimin e ligjeve që nuk respektojnë ekuilibrin demokratik në vend, sikurse dhe ndarjen e roleve të institucioneve të pavarura brenda Kosovës.

Mospërputhja, ndërsa, me direktivat e Bashkimit Evropian, e të dy ligjeve në fjalë, është shmangie vlerore e orientimit tonë euro-atlantik, një praktikë tashmë e zakontë e pushtetit popullist që udhëhiqet nën logjikën e të majtës ekstreme.

LDK-ja as nuk pranon e as nuk toleron tendencën e kapjes së drejtësisë dhe të mediave. Demokracia si vlerë e si praktikë, për ekstremistët e majtë mund të jetë e rëndë, por për Republikën e Kosovës është e shenjtë.

Prandaj, që nga sot, ekipet tona punuese, kanë nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e plotë, se sikurse në dhjetë rastet e kaluara kundërkushtetuese edhe dy ligjet e sotme do të marrin të njëjtin përfundim.

Fatkeqësisht për vendin, humbja e kohës për të pasur një reformë të denjë e thelbësore në drejtësi, mbetet e parikuperuar. Ky pushtet, po i përfundon të katër vite qeverisje, në përpjekje antikushtetuese të kapjes së institutioneve, pa ndonjë rezultat konkret e pa ndonjë zhvillim thelbësor në asnjë fushë.

LDK - ZYRA E INFORMIMIT

04/07/2024
02/07/2024

34 VJET NGA DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT

Data 2 korrik e vitit 1990, shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Nën rrethimin policor e ushtarak serb 114 delegatë, morën guximin ta shpallin Kosovën si njësi të pavarur dhe me të drejta të barabarta brenda federatës së asaj kohe. Si dhe rikonfirmuan vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës, për të qenë e pavarur dhe demokratike.

Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë.

Në këtë datë të rëndësishme, shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, në artikulimin e vullnetit të popullit për liri dhe pavarësi.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, kujtohet si moment kthese i rrugëtimit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe në miqësi të përhershme me ShBA-të.

27/06/2024

QEVERIA E KOSOVËS PËR TË DHJETËN HERË SHKELË KUSHTETUTËN⤵️

27/06/2024

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë konferencës së sotme për media në hollin e Kuvendit ka sqaruar se LDK ka lëshuar seancën e Kuvendit, si shkak i gatishmërisë së mazhorancës për t’i votuar projektligjet që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Deputeti Driton Selmanaj, gjatë konferencës kritikoi deputetët e mazhorancës, të cilët sipas tij nuk po i mbështesin kërkesat e LDK-së për kthimin në shqyrtim të Ligjit për Këshillin Prokurorial, Zyrtarët Publik dhe Komisionin e Pavarur për Media.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një agjende e cila duket që është e shumicës parlamentare, që të votojë ligje ose të merr vendime që janë në shpërputhje me agjendën tonë dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kemi një përpjekje të mazhorancës që nga viti 2021 që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit. Kjo qasje për LDK-në është qasje kundër procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Bashkë me BE-në dhe miqtë tanë jemi në të njëjtën linjë, se tri ligjet janë kundër-kushtetuese. E para ka të bëjë me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Ka pasur përpjekje të qeverisë për ta kapur KPK-në. E dyta ka të bëjë me Komisionin e Pavarur për Media. Po rrezikohet një sektor shumë i rëndësishëm. E treta ka të bëjë me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Përsëri po sillen ndryshime të cilat prekin pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit civil”, ka deklaruar deputeti Selmanaj.

Deputeti Selmanaj paralajmëroi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dërgoj përsëri në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë anti-kushtetuese.

Adresse

Lausanne
1000

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von LDK - Nëndega në Lozanë erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie