Qendra Kulturore Artistike Anamorava

Qendra Kulturore Artistike Anamorava Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Kulturore Artistike Anamorava, Arts and entertainment, Vlora.

Junioret e Qendrës Kulturore “Anamorava” shkëlqyen në TiranëJunioret e Qendrës Kulturore “Anamorava” morën pjesë në Fest...
23/06/2026

Junioret e Qendrës Kulturore “Anamorava” shkëlqyen në Tiranë

Junioret e Qendrës Kulturore “Anamorava” morën pjesë në Festivalin “Talentet e Rinj”, të organizuar në Tiranë nga Shoqata Jehona Shqiptare. Në këtë festival morën pjesë përfaqësues nga 15 vende të ndryshme.

Nën udhëheqjen dhe përgatitjen profesionale të znj. Mimoza Shabani-Bejta, grupi i juniorëve të QK “Anamorava” arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar:

* Vendin e Tretë në konkurrencën e përgjithshme;
* Çmimin për Veshjen më të Bukur;
* Çmimin për Vallën më të Mirë Autoktone.

Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe cilësisë artistike që kultivon QK “Anamorava” me gjeneratat e reja.

Qendra Kulturore “Anamorava” po dëshmon vazhdimisht se në çdo paraqitje është përfaqësuese dinjitoze e kulturës sonë, duke sjellë çmime, vlera dhe promovim të traditës kombëtare.

Me këtë rast, kërkojmë nga Komuna e Vitisë dhe institucionet përgjegjëse mbështetje më konkrete për talentet e reja, të cilët me sukseset e tyre po e prezantojnë komunën dhe kulturën tonë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Investimi në rininë dhe kulturën është investim në identitetin dhe të ardhmen tonë.

22/05/2026
Edhe Shala sot na la… Adem Selmani.Pata nderin të rrugëtoj me ju në skena e podiume, në festivale kombëtare e ndërkombët...
20/05/2026

Edhe Shala sot na la… Adem Selmani.
Pata nderin të rrugëtoj me ju në skena e podiume, në festivale kombëtare e ndërkombëtare, gjithmonë me kujtimet më të mira, kur shpërthente gazi, hareja dhe vallet e bukura të Karadakut e Anamoravës. Anamorava ishte buqetë skene!
Jam krenare që ju kisha në formacion, bashkë me akv. Kemajl Azizin, dhe që vazhduam edhe me QK “Anamorava”.
Pusho i qetë, Adem Selmani Shala!

20/05/2026

Qendra Kulturore “Anamorava” dëshmoi edhe njëherë se është një ansambël i organizuar, i cili në gjirin e vet bart një

Urime ditëlindjen për valltaren e talentuar, fituesen e shumë trofeve në festivale kombëtare e ndërkombëtare të Qendrës ...
03/05/2026

Urime ditëlindjen për valltaren e talentuar, fituesen e shumë trofeve në festivale kombëtare e ndërkombëtare të Qendrës Kulturore ‘Anamorava’, znj. Albana Ademi!

26/04/2026
Më 25 prill 2026, në Gjenevë, u mbajt një ngjarje e rëndësishme kulturore e organizuar nga Shoqata “Smira” në Diasporë, ...
25/04/2026

Më 25 prill 2026, në Gjenevë, u mbajt një ngjarje e rëndësishme kulturore e organizuar nga Shoqata “Smira” në Diasporë, nën udhëheqjen e drejtorit z. Ramadan Rrahamani dhe këshillit organizativ. Ky aktivitet ishte i dedikuar për komunitetin e Smirës, por njëkohësisht mblodhi pjesëmarrës edhe nga Belgjika, Franca dhe Gjermania, duke dëshmuar për një organizim gjithëpërfshirës dhe të një niveli të lartë.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i OVL-së, dega në Viti, si dhe përfaqësues të tjerë të jetës shoqërore e kulturore. Gjithashtu, mori pjesë edhe z. Arianit Hetemi, në cilësinë e drejtorit të Qendrës Kulturore “Anamorava”.

Në kuadër të programit artistik, Qendra Kulturore “Anamorava” prezantoi vallet tradicionale të Karadakut, të interpretuara nga solistët Bardhyl Osmani dhe Arlind Hasani. Performanca e tyre u karakterizua nga nivel i lartë artistik dhe autenticitet, duke u pritur me entuziazëm të madh nga publiku i pranishëm.

Ky organizim konfirmoi edhe një herë kapacitetin dhe traditën e komunitetit të Smirës në realizimin e aktiviteteve madhore në diasporë, duke shërbyer si model për organizimet e tjera të ngjashme.

Ngjarje të tilla forcojnë lidhjet ndërmjet bashkëatdhetarëve dhe kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Address

Vlora

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kulturore Artistike Anamorava posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share