28/11/2025
Atmosfere feste, ngjyra kuqezi dhe shume dashuri per traditen 🇦🇱✨
Gjate festave te Nentorit, artizanet e Vlores u bashkuan ne nje hapesire plot jete per te ekspozuar krijimtarine dhe pasionin e tyre. Ishte kaq bukur te festonim mes kaq shume njerezve qe vleresojne punen e dores dhe kulturen tone.
Tek stenda ime solla nje copez zemre: flamuj te qendisur, canta te punuara me dore, punime me kryq dhe grep, dhe shume detaje te vogla qe mbartin shpirtin e tradites.
Faleminderit te gjitheve qe u ndalet, u interesuat dhe mbeshtetet punen artizanale ❤️
Krenare per qytetin tim, per trashegimine tone, dhe per cdo artizan qe krijon me pasion. 🇦🇱✨