Librat që dua

Librat që dua Një faqe e dedikuar librave! Na shkruani për çdo libër që doni të porosisni brenda dhe jashtë Shqipër

Romani "Bionde" ndjek rrugëtimin e Norma Jeane-it, që nga fëmijëria e vështirë në jetimoren e Los Anxhelosit, deri te sh...
29/07/2026

Romani "Bionde" ndjek rrugëtimin e Norma Jeane-it, që nga fëmijëria e vështirë në jetimoren e Los Anxhelosit, deri te shkëlqimi verbues i famës në Hollivud; jetën e një gruaje që jetoi mes ëndrrës dhe ankthit, mes dashurisë dhe shfrytëzimit.

Me një gjuhë poetike dhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, Oates përshfaq çmimin e famës, dhunën e pasionit dhe boshllëkun pas buzëqeshjes që pushtoi botën.

"Bionde" është një roman epik dhe i dhimbshëm për identitetin, iluzionin dhe dëshirën që të tjerët të të duan për atë që je. Një vepër e madhe letrare, që e shndërron një ikonë të mitizuar në një qenie të gjallë, të brishtë dhe thellësisht njerëzore.

Nr. i faqeve: 805
Çmimi: 2000 L

marylinmonroe joycecaroloates

The more I live, the more I regret how little I know. — Claude MonetShënjues 500 L
22/05/2026

The more I live, the more I regret how little I know. — Claude Monet
Shënjues 500 L

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të librit! Duhet festuar duke blerë një libër të ri 😅😍
23/04/2026

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të librit! Duhet festuar duke blerë një libër të ri 😅😍

Moza e librave... Zbuloni mendjen e saj brilante përmes letërsisë së saj! Shfletoni galerinë dhe njihuni me titujt.Poezi...
12/04/2026

Moza e librave... Zbuloni mendjen e saj brilante përmes letërsisë së saj! Shfletoni galerinë dhe njihuni me titujt.

Poezi
- Bëhu i bukur - 600 L
- Libri i lumturisë - 700 L

Prozë
- Tregimet e civilizimit - 650 L

Romane
- Arkitrau - 500 L
- Gruaja halucinante - 500 L

〰️
Për porosi, na kontaktoni!

〰️

Nëse e admironi artin e Vincent van Gogut, ndoshta mendoni se shumica e historive për këtë artist janë treguar tashmë. P...
02/03/2026

Nëse e admironi artin e Vincent van Gogut, ndoshta mendoni se shumica e historive për këtë artist janë treguar tashmë. Por, prisni! “Van Gogu dhe Siena” është një rrëfim intrigues i marrëdhënies së Vincentit me Siena Hornikun.
HAGË, 1882. Një natë dimri e acartë.

Siena dhe vajza e saj e mitur janë në prag të dorëzimit përballë të ftohtit të madh, lodhjes, urisë që i ka kapluar, kur befas shfaqet Vincent van Gogu. Ai, një artist që përpiqet të shtrojë rrugën drejt artit, u ofron atyre një strehëz të ngrohtë për të kaluar natën. I mahnitur nga Siena, nga fytyra e saj, sfidat që ka përballuar, si dhe jeta që ka jetuar, Vincenti i propozon që të punojë për të si modele. Por, papritmas, nga modele ajo kthehet në muzë për të dhe ata dashurohen.

Teksa lidhja dhe intimiteti mes Vincentit dhe Sienës thellohen, marrëdhënia e tyre përballet me gjykime të ashpra dhe armiqësi nga të panjohurit dhe njerëzit më të afërt, gjë që e kërcënon hapur lidhjen e tyre.
A do të mund të triumfojë dashuria e tyre mbi gjithçka? Kjo është historia magjepsëse dhe prekëse e ndërthurjes së nevojës për mbijetesë të një gruaje me rrugëtimin drejt gjeniut artistik të një burri. Kjo është historia e Vincentit dhe Sienës.

Përktheu: Ilda Lumani
Numri i faqeve: 318
Çmimi: 1200 L

Nuk ka vend si shtëpia... derisa ajo kthehet në makth.Blejk Porteri po jeton periudhën më të mirë të jetës, derisa gjith...
02/03/2026

Nuk ka vend si shtëpia... derisa ajo kthehet në makth.

Blejk Porteri po jeton periudhën më të mirë të jetës, derisa gjithçka shembet. Pasi shkarkohet papritur nga puna si zëvendëspresident marketingu dhe nuk arrin më të shlyejë kredinë e shtëpisë së re ku jeton me të fejuarën, përballet me dëshpërimin e rrënimit financiar.

Dhe pikërisht atëherë shfaqet Uitni, e bukur, e hijshme, e sjellshme, në kërkim të një dhome me qira. Duket si zgjidhja e përsosur për problemet e tij. Por... a është vërtet ashtu? Diçka nuk shkon.

Fqinjët fillojnë ta trajtojnë ndryshe Blejkun. Një erë kalbëzimi përhapet nëpër shtëpi, pavarësisht sa shumë e pastron. Zhurma të çuditshme e zgjojnë në mes të natës. Dhe shumë shpejt, Blejku fillon të dyshojë se dikush e njeh të fshehtën e tij më të errët...

Rreziku fshihet pikërisht në shtëpi dhe, kur Blejku e kupton, është tepër vonë. Kurthi tashmë është ngritur.

Përktheu: Taulant Hatia
Nr i faqeve: 512
Çmimi: 1400 L

Shtëpizën e librave e gjetëm në këtë gjendje!Ata që kanë vite që na ndjekin e dinë që në 2018, ne vendosëm këtë shtëpizë...
29/01/2026

Shtëpizën e librave e gjetëm në këtë gjendje!

Ata që kanë vite që na ndjekin e dinë që në 2018, ne vendosëm këtë shtëpizë pranë librarisë tonë dhe ftuam lexuesit të këmbenin libra. Që atëherë, kjo shtëpizë simbolike qëndronte buzë rruge, pa i prishur punë dikujt.

Derisa para pak ditësh, kur e gjetëm kështu...

Dhe pamë në video që ishte vendi ku këto dy djem të rinj vendosën të shfryenin inatet e tyre. Të dëshmonin dhe një herë shoqërinë e dhunshme e pa arsye që na rrethon.

Jam pa fjalë, vetëm e keqardhur!

Jeni ende ne kohe per te bere dhuraten tuaj per fundvit! Ne do te jemi hapur deri ne daten 31 dhjetor. Na shkruani ose e...
29/12/2025

Jeni ende ne kohe per te bere dhuraten tuaj per fundvit! Ne do te jemi hapur deri ne daten 31 dhjetor. Na shkruani ose ejani ne librari! Nje vit te mbare! 🎄🎁🫶🏻

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librat që dua posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Librat që dua:

Shortcuts

Share