14/02/2026
Toponimi HAS /
Në krah të gjuhës shkon dhe historia se në mbas historis vërtetohet dhe gjuha dhe Topinimet e vendeve.
Hasi është një krahinë e gjerë që I përket Dardanisë kjo e mbështetur dhe nga gjetjet arkeologjike ,vendbanime tuma vegla pune etj etj .
Janë disa versione që jepen për toponimin e HASIT .
Versioni I parë është ai që vjen nga Turqishtja dhe çfarë do të thotë “has” në administratën osmane?
Fjala has në turqishten osmane do të thotë:
pronë e drejtpërdrejtë e sulltanit ose e një funksionari të lartë.
Pra ishte një kategori fiskale/administrative.
Në dokumente të Perandoria Osmane:
“Has” ishte tokë me të ardhura të larta
jepeshin si zotërim personal për elitën shtetërore
Kështu, “Has i Prizrenit” do të thotë:
zona e caktuar si pronë e veçantë nën administrimin e sanxhakut të Prizrenit.?
Pra tokë e veçantë e dhuruar dhe pranë e Sulltanit.
Origjina është nga turqishtja osmane has ← arabisht khāṣṣ (i veçantë, privat).
Kjo është teoria më e mbështetur nga dokumentet historike.
Të vijojmë më poshtë .
Përmendja më e hershme e njohur
Toponimi Has del në dokumente të shekullit XIV, në kohën e mbretërisë serbe mesjetare.
Në një krisobulë (akt dhurimi) të vitit 1348 të lëshuar nga Stefan Dušan, për manastirin e Shën Arkanxhelëve pranë Prizrenit ( Manastiri i Shen Arkanxheleve ), përmendet zona e Hasit si njësi territoriale që përfshihej në dhurimet e tokave.
Kjo tregon se:
Emri ekzistonte para ardhjes osmane (para 1455 në atë zonë)
Ishte tashmë një krahinë e njohur administrative-territoriale.
Pra që rrëzon versionin e parë që toponimi I Hasit vjen nga Turqishtja .
/ Dokumenti: Krisobula e vitit 1348
Dokumenti u lëshua nga Stefan Dušan për Manastiri i Shen Arkanxheleve.
Ky është një akt dhurimi tokash (krisobulë), ku përshkruhen me radhë:
fshatra
toka
male
kullota
zona administrative
Si shfaqet emri?
Në tekstin sllavisht mesjetar, forma e regjistruar del si:
“Хась” / “Хас” (Hasŭ / Has)
Pra:
shkruhet me shkronjën Х (H)
nuk paraqitet si term turk
përdoret si emër i vendit, jo si term fiskal /
Si dhe kemi dokumentet e Raguzës
Dokumentet tregtare të Republika e Raguzes (Dubrovniku) në shek. XIV–XV përmendin zona të afërta me Prizrenin dhe rrugë tregtare që kalonin nëpër territorin e Hasit, çka tregon se ishte një njësi e njohur gjeografike.
Çfarë do të thotë kjo nga ana gjuhësore
Forma Has / Хас:
është monosilabike
nuk ka prapashtesë tipike sllave (-ovo, -ica, -ane)
nuk ka formë tipike greke
nuk ka element të dukshëm turk në atë periudhë.
Që del se emërtimi HAS është me gjasa një Shqipe e pastër ndoshta e hershme siç edhe kemi topinime të tilla të shkruta si
MAT
DRIN
FAN ( etj)
Pasi këtu nuk kem rrënjë Sllave, turke ,greke
Sipas dokumenteve toponimi HAS është para Sllav dhe Turk .
Me gjasa duke parë edhe relievin e zonës ,zonë Malore shkëmbore
HAS = prek / takojë / ndeshem / hasem diku me dikë / takohem / ndeshem prekem me dikë
Pra forma është e zhveshur, bazike, monosilabike.Toponimet shumë të shkurtra (monosilabike) në Ballkan shpesh janë:
shumë të vjetra
para-sllave
shpesh me origjinë ilire ose para-ilire
Shembuj të ngjashëm në trevat shqiptare janë forma të tipit ,rastet që përmenda më lartë.
Por kjo nuk është përfundimtare pasi nuk kemi dokumenta para shek 14 ,por diçka është e sigurt se toponimi I Hasit është para Sllav ,Turk apo Grek .
Respekt
A.R.M