Universiteti i Arteve, Tirane

Universiteti i Arteve, Tirane Ju falenderojmë që vizituat faqen zyrtare të Universitetit të Arteve të Tiranës në Facebook.

🎓 Universiteti i Arteve njofton të gjithë kandidatët e interesuar për transferimin e studimeve ose për ndjekjen e një pr...
28/08/2026

🎓 Universiteti i Arteve njofton të gjithë kandidatët e interesuar për transferimin e studimeve ose për ndjekjen e një programi të dytë studimi, se informacioni mbi procedurat e aplikimit dhe regjistrimit, si dhe dokumentacioni përkatës, janë publikuar në faqen zyrtare të internetit.

🔗 https://uart.edu.al/transferime-dhe-program-i-dyte

Per Studente dhe Alumni instrumentiste te kuarteteve te harqeve!Me kenaqesi te vecante ju informojme per Cmimin "Paolo B...
28/08/2026

Per Studente dhe Alumni instrumentiste te kuarteteve te harqeve!

Me kenaqesi te vecante ju informojme per Cmimin "Paolo Borciani" dedikuar kuarteteve te harqeve, i cili do te zhvillohet nga datat 29 Maj dhe 6 Qershor 2027, ne Teatro Valli di Reggio Emilia, Itali.

4 Raunde
3 Finaliste
50.000 € ne cmime.

Per me shume informacion, shfrytezoni lidhjen:
https://www.premioborciani.it/

Urojme te kemi edhe nga Universiteti yne pjesemarres ne kete konkurrim!

Per Studentet dhe te rinjte instrumentiste te kuarteteve te harqeve!

[💥]------Prof. Asc. Dr. ARDIAN ISUFI - GRAFIKA MASTER DIPLOMA: FAB - UART-------Diploma Master GRAFIKA: Studentë dhe Ped...
26/08/2026

[💥]
------
Prof. Asc. Dr. ARDIAN ISUFI - GRAFIKA MASTER DIPLOMA: FAB - UART
-------
Diploma Master GRAFIKA: Studentë dhe Pedagogë udhëheqës në diskutim - analizë pamore dhe teorike për projektet e propozuar ne Grafikën e lirë të teknikave tradicionale dhe Dizajnin Grafik nëpërmjet teknologjisë.
-------uart -
-------
2026

🎓Në Universitetin e Arteve, në të tre Fakultetet e tij, përfundoi faza e parë e konkurseve të pranimit për vitin e ri ak...
25/08/2026

🎓Në Universitetin e Arteve, në të tre Fakultetet e tij, përfundoi faza e parë e konkurseve të pranimit për vitin e ri akademik 2026-2027.

Me përfundimin e kësaj faze, UART mbylli një etapë të rëndësishme në përzgjedhjen e studentëve të rinj. Gjatë ditëve të konkursit kandidatët patën mundësinë të prezantojnë aftësitë e tyre në disiplinat përkatëse artistike, duke dëshmuar nivelin e përgatitjes dhe potencialin e tyre krijues. Komisionet e specializuara vlerësuan me profesionalizëm dhe përgjegjësi paraqitjet e secilit kandidat.

Përfundimi i kësaj faze të parë shënon një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së fillimit të vitit të ri akademik dhe hapjes së mundësive të reja për kandidatët fitues.

📌 Kandidatët fitues duhet të tregojnë kujdes me afatet, procesi i regjistrimit kryhet në datat 26–27 Gusht, 2026.

🔗 Rezultatet dhe informacioni i plotë mund të konsultohen në:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1547

Universiteti i Arteve i uron të gjithë fituesve të fazës së parë suksese në formimin dhe rrugëtimin e tyre të mëtejshëm akademik dhe artistik.

🎓 Publikohen rezultatet e konkurseve të pranimit 2026 në Universitetin e Arteve.📌 Kandidatët fitues duhet të tregojnë ku...
21/08/2026

🎓 Publikohen rezultatet e konkurseve të pranimit 2026 në Universitetin e Arteve.

📌 Kandidatët fitues duhet të tregojnë kujdes me afatet, procesi i regjistrimit kryhet në datat 26–27 gusht 2026.

🔗 Rezultatet dhe informacioni i plotë mund të konsultohen në:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1547

10/08/2026

GRAFIKA - Universiteti i Arteve

💥REGJISTROHU TANI!💥

💮 PRINT MAKING
🎆 GRAPHIC DESIGN - KOMUNIKIM VIZUAL

✅ Regjistrohu në konkursin e pranimit për Programin e Studimit Pikturë Grafikë, prej datës 10 Gusht 2026 në Fakultetin e Arteve të Bukura - UART
uart

07/08/2026
Fakulteti i Artit Skenik dhe Universiteti i Arteve ka humbur sot një nga Profesorët më të shquar të jetës akademike, ped...
07/08/2026

Fakulteti i Artit Skenik dhe Universiteti i Arteve ka humbur sot një nga Profesorët më të shquar të jetës akademike, pedagogjike e artistike Prof. Dr. Qirjako Meniko.

Profesori lindi në Himarë më 15 korrik 1945. Përfundoi studimet e larta për pikturë në ILA në vitin 1970. Në fillimet e tij është redaktor për artet figurative në gazetën Drita.

Në vitin 1973, punoi në Galerinë Kombëtare të Arteve, në sektorin e studimeve historike dhe teorike. Në 1975 është pedagog i Historisë së Arteve Figurative pranë Katedrës së Lëndëve Teorike në ILA, duke mbuluar këtë lëndë në Degën e Artit Figurativ.

Më pas gjatë viteve 1992-1994 mori drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në mesin e viteve 90’ vazhdon si pedagog për dhënien e lëndës Histori Arti Figurativ si dhe lëndës Pikturë pranë Katedrës së Skenografi- Kostumografi në Fakultetin e Artit Skenik.

Ka krijuar tekstin bazë të historisë së arteve figurative botërore në ILA, si dhe mjaft shkrime kritike për artet figurative. Ka përgatitur shumë tekste mësimore të historisë së artit, për shkollat profesionale artistike si edhe për studentët e katedrave të arteve monumentale dhe të aplikuara.

Ka krijuar shumë vepra në pikturë, të ekspozuara në GKA, si dhe jashtë vendit.

Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

FAS dhe UART i shprehin ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

Ceremonia mortore bëhet të shtunën më datë 08/08/2026 në orën 11:00, duke u nisur nga “PREMIUM” Funeral Home.

07/08/2026

GRAFIKA — UNIVERSITETI I ARTEVE

Nëse Arti dhe Grafika janë pjesë e asaj që dëshiron të realizoni në të ardhmen e juaj🙏Programi i studimit Pikturë–Grafikë mund të jetë zgjedhja e duhur për Ju👍

Gjatë studimeve do të keni mundësi të eksperimentoni me teknika tradicionale të grafikës, por edhe me procese bashkëkohore të dizajnit dhe komunikimit vizual. Programet Bachelor dhe Master të ndihmojnë të zhvillosh aftësitë, idetë dhe gjuhën tënde personale artistike.

Gjithashtu, cikli i tretë i Programit të Doktoraturës në Arte është pjesë me rëndësi të veçantë në kualifikimet e juaja të mëtejshme🙏

Apliko tani në programin e studimit Pikturë–Grafikë në Universitetin e Arteve.

REGJISTROHU NË ATELIERIN E TEKSTILIT DHE MODËSZhvillo aftësitë e tua krijuese dhe profesionale në fushën e tekstilit dhe...
06/08/2026

REGJISTROHU NË ATELIERIN E TEKSTILIT DHE MODËS

Zhvillo aftësitë e tua krijuese dhe profesionale në fushën e tekstilit dhe modës, përmes studimit, praktikës dhe eksperimentimit me materiale e teknika bashkëkohore.

Regjistrimet për konkursin e pranimit të ciklit të parë Bachelor fillojnë më 10 gusht pranë Sekretarisë së Fakultetit.

Address

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 2
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti i Arteve, Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Universiteti i Arteve, Tirane:

Shortcuts

Share