Tulla - Culture Center

Tulla - Culture Center Culture Center - dedicated to educational activities: art-management, social and art criticism and other culture events. Co-founder and Director: Alban Nimani
(288)

TULLA is a cultural center dedicated to educational activities: art-management, social and art criticism, curatorship, seminars, round-tables and other culture events in all fields of arts.

Gjatë gjithë gushtit,  Qendra Tulla është e hapur prej 11:00–20:00.Working space, muzikë, ping-pong, libra, kafe dhe tar...
29/07/2026

Gjatë gjithë gushtit, Qendra Tulla është e hapur prej 11:00–20:00.

Working space, muzikë, ping-pong, libra, kafe dhe tarraca jonë e Urban Farming.

Puno pak. Rri gjatë. Tako njerëz. Ose thjesht merr një pauzë nga qyteti, pa dalë prej tij.

See you at Tulla. 🌿

KoncertTirana TeatërTirana FestivalTirana 🎭🎶

Ne Tulla ka filluar rezidenca - Tulla Visual Art Lab - fëmijët nën udhëheqjen e artistes dhe mësueses Dardane Hadri.TVAL...
24/07/2026

Ne Tulla ka filluar rezidenca - Tulla Visual Art Lab - fëmijët nën udhëheqjen e artistes dhe mësueses Dardane Hadri.

TVAL është pjesë e programit kulturor 2026 të Tulla - Culture Center i cili mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Thirrje për aplikim - Tulla Visual Art Lab - FëmijëtTULLA ka kenaqësinë t'iu njoftojë se me 22 Korrik 2026 do të fillojë...
16/07/2026

Thirrje për aplikim -
Tulla Visual Art Lab - Fëmijët

TULLA ka kenaqësinë t'iu njoftojë se me 22 Korrik 2026 do të fillojë edicioni i katërt i shkollës verore Tulla Visual Art Lab - për fëmijë.
Bashkohuni me ne këtë verë për një shkollë arti joformale plot kreativitet, ngjyra dhe eksperimente kreative.

Mësuese e këtij laboratori do është artistja Dardane Hadri, mësuese arti në Argyle School në Londër. Së bashku me të, fëmijët do të eksporojnë imagjinatën e tyre kreative duke mësuar një sërë teknikash artistike. Nga piktura dhe vizatimi, te skulptura dhe eksperimentet me teknika të përziera (mixed-media)/

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, klikoni në këtë link: https://tulla.tv/tulla-visual-art-lab-femijet-4/

Tulla Visual Art Lab - për fëmijë është pjesë e programit kulturor 2026 të Tullës dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Faleminderit të gjithëve që ish*t në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës ≋T≋H≋E≋ ≋S≋P≋A≋C≋E≋ ≋B≋E≋T≋W≋E≋E≋N≋.Prania juaj, bi...
01/07/2026

Faleminderit të gjithëve që ish*t në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës ≋T≋H≋E≋ ≋S≋P≋A≋C≋E≋ ≋B≋E≋T≋W≋E≋E≋N≋.

Prania juaj, bisedat e ndara dhe koha që i kushtuat përjetimit të veprave e bënë këtë hapje një moment të veçantë për ne.

E krijuar nga dialogu artistik i motrave binjake Elsaida Musiq dhe Elsamina Musiq, ekspozita fton vizitorin të reflektojë mbi identitetin jo si një gjendje të pandryshueshme, por si një proces që ndërtohet përmes afërsisë, dallimeve, kujtesës dhe përkatësisë. Në hapësirën e brishtë mes vetes dhe tjetrit, ngjashmëria dhe individualiteti bashkëjetojnë, sfidojnë dhe ripërcaktojnë vazhdimisht njëra-tjetrën.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26.07.2026

Kuratore: Pediona Dautaj
Fotografitë: Nina Shuli

Kjo ekspozitë është pjesë e Programit Kulturor 2026 i Tulla - Culture Center, i cili mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

30/05/2026
Thirrje për aplikim - Laboratori i farave të vendit.TULLA - Culture Center ka kenaqësinë t'iu njoftojë se do nisim progr...
01/05/2026

Thirrje për aplikim - Laboratori i farave të vendit.

TULLA - Culture Center ka kenaqësinë t'iu njoftojë se do nisim programin edukativ jo-formal - Bujqësia Urbane me qëllim aftësimin e gjeneratave të reja për një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Moduli I / Verë
Kohëzgjatja: 2 muaj
Afati i aplikimit: 10 Maj 2026

Aplikoni në linkun https://tullaurban.farm/moduli-ii-farat-e-vendit-2026/ dhe merrni më shumë informacion mbi programin dhe kërkesat për pjesëmarrje.

Native Seeds Lab është mbështetur nga GIZ Albania, në bashkëpunim me Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve.

__________

Call for applications - Native Seeds Lab.

TULLA - Culture Center is pleased to announce that we will launch the non-formal educational program - Urban Agriculture with the aim of training new generations for a green and sustainable future.

Module I / Summer
Duration: 2 months
Application deadline: May 10, 2026

Apply at the link in bio or the website www.tullaurban.farm and get more information about the program and participation requirements.

Native Seeds Lab is supported by GIZ Albania, in collaboration with the Institute of Plant Genetic Resources.

🇩🇪

“Siç tha Prof. Enveri: ky grup qenka zjarr. 🔥Klasat e pranverës për modulin 2026 në programin tonë Urban Farming nisën d...
26/03/2026

“Siç tha Prof. Enveri: ky grup qenka zjarr. 🔥

Klasat e pranverës për modulin 2026 në programin tonë Urban Farming nisën dje, duke sjellë bashkë një komunitet njerëzish me energji, kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar.

Së shpejti, këto tava të bardha do të kthehen në shtëpi të përkohshme për farat tona autoktone, aty ku fillon rrugëtimi nga fara tek ushqimi, dhe nga individi tek komuniteti.

Një falënderim i veçantë për GIZ Albania që vazhdon të mbështesë dhe fuqizojë iniciativa që besojnë në bujqësinë urbane dhe në një të ardhme më të qëndrueshme.




Address

Rruga Hiqmet Delvina
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 11:00 - 15:00

Telephone

+355693829619

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tulla - Culture Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share