20/10/2020
Aktiviteti “Trajnim mbi teknikat e ndertimit dhe manipulimit te Kukulles” u zhvillua ne Tirane me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures dhe ne bashkepunim me Cirkun Kombetar. Artistet e rinj u njohën me historikun e krijimit te kukullave te para, vazhdimesine qe pati ky trend ne qasjen tek publiku me ndertimin e shume teatrove ne te gjithe boten duke u bere nje nga format me te dashura te edukimit dhe argetimit jo vetem per femije. Artistet u njohen me ideimin e nje personazhi imagjinar i cili nga thjesht ide shnderrohej dhe merrte formen e nje personazhi real qe ishte ne gjendje te ecte, levizte me trupin e tij, te kthente koken ne 360 grade, te perkulej me fort se akrobati me i mire, te fluturonte etj... Ata mesuan se si ndertohej nje skene teatrale ku luajne kukullat dhe ishin aq perfshire ne te nxenit e ketij zhanri teatror te panjohur per ta. Ata pane nga afer menyren e manipulimit te kukulles dhe ne fund te ativitetit i dhane jete kukullave qe ata vete ideuan e ndertuan. Gjate gjithe aktivitetit artistet e rinj moren kujtime te bukura si nga ana e memories emocionale po ashtu edhe vizive duke marre me vete kujtime te bukura ne foto e video me personazhet e krijuar prej tyre. Pjesemarrja ishte e konsiderueshme dhe oret e trajnimit paten nje impakt te jashtezakonshem. Ne fund te aktivitetit te gjithe pjesemarresit shkembyen biseda dhe treguan interes per zhvillimin e sa me shume aktiviteteve te tilla kulturore si nje aset me shume ne formimin e tyre profesional.