06/08/2025
Ky është fundi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm një rrugëtim i bukur, dinamik dhe plot frymëzim që solli bashkë ide, energji dhe buzëqeshje! 🌟
Gjatë gjithë projektit, fëmijët patën mundësinë të mësojnë, të krijojnë dhe të rriten bashkë dhe në përmbyllje të kësaj eksperience, u shpërndanë çmimet dhe certifikatat që simbolizojnë përkushtimin dhe arritjet e tyre. 🏅📜
Një nga momentet më të veçanta ishte krijimi i certifikatës virtuale, një produkt i dijes së fituar gjatë projektit, ku secili fëmijë ndërtoi vetë suksesin e vet në mënyrë kreative dhe digjitale. 💻🎓
E gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e TITAN Albania, të cilës i shkon një falënderim i veçantë për besimin dhe kontributin që i dhanë këtij projekti. Partneriteti me TITAN bëri të mundur një eksperiencë të paharrueshme për fëmijët një përvojë që i frymëzoi të mendojnë, të krijojnë dhe të ëndërrojnë më shumë. 🙏💙
Faleminderit edhe të gjithë pjesëmarrësve, edukatorëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi me zemër!
Ky është fundi i një kapitulli… por fillimi i shumë të tjerëve! 🌈✨
🎉📚💡