Colours of Orthodoxy. Albania

Colours of Orthodoxy. Albania This site aims to promote the beauty of Orthodoxy in Albania. Spiritual & cultural heritage represents our history and identity.

The existence of monuments is justified only when their message becomes property of every generation. Kjo faqe synon të promovojë diversitetin dhe bukurinë e Ortodoksisë në Shqipëri. Trashëgimia shpirtërore dhe kulturore shpreh pasurinë e një përvoje të gjatë e të vlefshme; përfaqëson historinë dhe identitetin tonë. Εkzistenca e monumenteve justifikohet vetëm kur mesazhi i tyre bëhet pronë e çdo brezi që bie në kontakt me to.

Në, 21 nëntor 1991, Shën Jakov Caliqi i Evias fjeti më Zotin.Të kremte e Hyrjes së të Tërëshenjtës në tempull, jerondi i...
22/11/2025

Në, 21 nëntor 1991, Shën Jakov Caliqi i Evias fjeti më Zotin.

Të kremte e Hyrjes së të Tërëshenjtës në tempull, jerondi i shenjtë hyri festueshëm në Parajsë!

Shën Porfiri, kur pa fjetjen e tij, tha: “Jerond Jakovi, një nga shenjtorët më të mëdhenj të shekullit tonë, ndërroi jetë! Ai kishte një dhunti të madhe tejshikuese dhe parashikuese, të cilën e fshehu me zell, për të mos u lavdëruar”!

Shën Jakov Caliqi kremton më 22 nëntor! Na qoftë krahë e ndihmë!

📢 𝐂𝐀𝐋𝐋 𝐅𝐎𝐑 𝐏𝐀𝐏𝐄𝐑𝐒First International Scientific Conference“𝑨𝒍𝒃𝒂𝒏𝒊𝒂 𝒊𝒏 𝒕𝒉𝒆 𝑩𝒚𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆 𝑷𝒆𝒓𝒊𝒐𝒅”🗓️ 5–6 December 2025 | 📍 Tira...
26/09/2025

📢 𝐂𝐀𝐋𝐋 𝐅𝐎𝐑 𝐏𝐀𝐏𝐄𝐑𝐒
First International Scientific Conference
“𝑨𝒍𝒃𝒂𝒏𝒊𝒂 𝒊𝒏 𝒕𝒉𝒆 𝑩𝒚𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆 𝑷𝒆𝒓𝒊𝒐𝒅”
🗓️ 5–6 December 2025 | 📍 Tirana, Albania

The Academy of Sciences of Albania, the University of Tirana (Faculty of History and Philology), the Autocephalous Orthodox Church of Albania, the General Directorate of Archives, and the Albanian Association of Byzantine Studies are pleased to announce the organization of the First International Scientific Conference “𝑨𝒍𝒃𝒂𝒏𝒊𝒂 𝒊𝒏 𝒕𝒉𝒆 𝑩𝒚𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆 𝑷𝒆𝒓𝒊𝒐𝒅”.

𝐓𝐡𝐞 𝐜𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐚𝐢𝐦𝐬 𝐭𝐨:
• Deepen the study of Byzantine heritage in Albania in an interdisciplinary context.
• Promote international cooperation among scholars.
• Open new research perspectives and scientific publications.

𝐌𝐚𝐢𝐧 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐜 𝐚𝐱𝐞𝐬:
• The historical and geostrategic role of the Albanian lands in the Byzantine Empire.
• The influence of Byzantium on religious institutions and the religious culture of the Albanian lands.
• Byzantine and proto-Byzantine art, architecture, and both tangible and intangible cultural heritage in the Albanian territory.
• The heritage of Byzantine manuscripts and codices in the Albanian lands.
• The reflection and influence of Byzantine elements in the culture and artistic developments of modern Albania.

📩 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐜𝐭 𝐬𝐮𝐛𝐦𝐢𝐬𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐝𝐞𝐚𝐝𝐥𝐢𝐧𝐞: 𝟏𝟓 𝐎𝐜𝐭𝐨𝐛𝐞𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓

For more information and participation, please contact:
👉 Andi Rembeci
University of Tirana
📧 [email protected]

Organizing Committee of the Conference
Autumn, 2025

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄𝐌𝐀𝐑𝐑𝐉𝐄Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare“𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆”🗓️ 5–6 dhjetor 20...
26/09/2025

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄𝐌𝐀𝐑𝐑𝐉𝐄
Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare
“𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆”
🗓️ 5–6 dhjetor 2025 | 📍 Tiranë, Shqipëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine kanë kënaqësinë të shpallin organizimin e Konferencës së Parë Shkencore Ndërkombëtare “𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆.”

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐧:
• Thellimin e studimeve mbi trashëgiminë bizantine në Shqipëri në një kontekst ndërdisiplinor.
• Nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet studiuesve.
• Hapjen e perspektivave të reja kërkimore dhe botimeve shkencore.

𝐁𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞:
• Roli historik dhe gjeostrategjik të hapësirës shqiptare në Perandorinë Bizantine.
• Ndikimi i Bizantit në institucionet fetare dhe kulturën religjioze të hapësirës shqiptare.
• Arti, arkitektura dhe kultura materiale dhe jomateriale gjatë periudhës protobizantine dhe bizantine në territorin shqiptar.
• Trashëgimia e dorëshkrimeve dhe kodikëve bizantinë në hapësirën shqiptare.
• Pasqyrimi dhe ndikimi i elementeve bizantinë në kulturën dhe zhvillimet artistike të Shqipërisë moderne.

📩 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞: 𝟏𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓

Për më shumë informacion dhe për pjesëmarrje, ju lutem kontaktoni:
👉 Andi Rembeci
Universiteti i Tiranës
📧 [email protected]

Komisioni Organizativ i Konferencës
Vjeshtë, 2025

24/06/2025
14/06/2025

Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, gjatë pritjes së tij nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome

Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,
z. Vartholome,

“Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë... dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).

Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe 'ditëlindjen' e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën me misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot "bashkë, në një mendje", për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.

Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.

Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: "nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit" (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge, apostulli i kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.

Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, bashkë me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqngjallësor të Kishës së Kostandinopojës.

Patriarkana e nderuar Ekumenike, nga pozita dhe misioni i saj, kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të.

Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, që, si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse, të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.

Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodik dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit" edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.

Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar rishtaz vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit për të gjitha Kishat motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.
Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.

Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025
Vëllai i dashur në Krishtin
i Tërëshenjtërisë Suaj,
† Joani

14/06/2025
"𝑵𝒆̈𝒔𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒕𝒉𝒆𝒉𝒆𝒏𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒃𝒆̈𝒉𝒆𝒏𝒊 𝒔𝒊 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈𝒕 𝒆 𝒗𝒆𝒈𝒋𝒆̈𝒍, 𝒏𝒖𝒌 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒉𝒚𝒏𝒊 𝒂𝒔𝒑𝒂𝒌 𝒏𝒆̈ 𝑴𝒃𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆 𝑸𝒊𝒆𝒋𝒗𝒆." (𝑴𝒂𝒕𝒕𝒉𝒆𝒖 1...
11/06/2025

"𝑵𝒆̈𝒔𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒕𝒉𝒆𝒉𝒆𝒏𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒃𝒆̈𝒉𝒆𝒏𝒊 𝒔𝒊 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈𝒕 𝒆 𝒗𝒆𝒈𝒋𝒆̈𝒍, 𝒏𝒖𝒌 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒉𝒚𝒏𝒊 𝒂𝒔𝒑𝒂𝒌 𝒏𝒆̈ 𝑴𝒃𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆 𝑸𝒊𝒆𝒋𝒗𝒆." (𝑴𝒂𝒕𝒕𝒉𝒆𝒖 18:3)

Zoti, për të hyrë dikush në Mbretërinë e Qiejve, vendos një kusht të tillë që askush nuk do ta priste. Kush ndonjëherë e ka marrë një fëmijë të vogël si shembull për t’u imituar? Të gjithë dëshirojnë të kenë si shembull njerëz të mëdhenj, të rëndësishëm, të famshëm, njerëz me vullnet të fortë. Njerëz të tillë duan të imitojnë dhe shembullin e tyre të ndjekin.

Por, Zoti përmbysi gjithçka: nëse ky është qëllimi juaj, nëse dëshironi të imitoni njerëzit që bota i konsideron të mëdhenj dhe të lavdishëm, mjerë ju! Nuk do të hyni kurrsesi në Mbretërinë e Perëndisë. Vetëm ata që do të përulen si fëmijët e vegjël do të hyjnë në Mbretërinë e Qiejve.

𝙎𝒉𝙚̈𝒏 𝑳𝙡𝒖𝙠𝒂 𝒊 𝑲𝙧𝒊𝙢𝒆𝙨𝒆̈ – 11 𝙦𝒆𝙧𝒔𝙝𝒐𝙧 1961

(Në foto: Shenjtori me dy nga fëmijët e tij në Tashkent)

01/02/2025

Ndiqni në lidhje të drejtpërdrejtë me Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjinë Hyjnore përpara trupit të nderuar të Kryepiskopit të ndjerë të T...

Address

Kisha Orthodhokse Autoqefale E Shqipërisë, Bulevardi "Deshmorët E Kombit", Nr. 5
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Colours of Orthodoxy. Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Colours of Orthodoxy. Albania:

Share