Galeria FAB

Galeria FAB Galeria FAB e ndertuar në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura pranë Universitetit te Arte Kështu një grup pedagogësh, drejtuar nga Prof.

Themelimi i Galerisë daton me fillim-vitet ’70, periudhë kur asokohe Fakulteti i Arteve Figurative e kish rezervuar atë si një hapsirë alternative, për realizimin e proçesit të diplomave dhe ruajtjen e tyre. Më shumë një hapsirë didaktike konservimi e më rrallë me cilësi ekspoziteve e muzeale, ajo e shoqëroi proçesin mësimor përgjatë gjithë viteve ’80, për nevojat e brendshme të institucionit. Në

fillim-vitet ‘90 erdhën dhe ndryshimet e shumë pritura të sistemit. Ato sollën fillimisht ndryshimin strukturore dhe emërtimin e institucionit, nga Instituti i Lartë i Arteve në Akademinë e Arteve. Më pas ndoqën ndryshimet në rang Fakulteti, programesh e deri në riorientimin total të gjithë proçesit mësimor. Si pasojë edhe galeria e Fakultetit u rikonceptua si një hapsirë e re. Fillimisht ajo u zgjerua në sipërfaqe dhe rikonceptua si një hapsirë e aksesueshme për publikun nga jashtë. Projekti u bë i mundur pas një rinovimi total financuar nga një grup donatorësh privat. E gjithë kjo ishte pjesë e një projekti të rëndësishëm, riorientues për shumë aspekte që kishin të bënin jo vetëm me hapsirat ekspozitive, por dhe me proçesin didaktik. Najada Hamza ndërmorën një program ndërtuar mbi disa pika strategjike. Së pari me emërtimin e ri (FAB) dhe e zgjeruar, galeria kthehej në një nga hapsirat më të rëndësishme të Fakultetit, me hyrjen nga jashtë, për të pasur kontakt direkt me publikun. Si pjesë edhe të një politikë të re menaxheriale, ajo kthehej kështu në një arenë dialogu dhe ballafaqimi midis punëve të studentëve dhe publikut të gjërë. Kështu pjesa më e rëndësishme e kalendarit të saj vjetor do të konsistonte në projekte artistike studentore dhe ekspozita ndërtuar sipas secilit program studimi. Përveç kësaj aty do të gjenin vend projekte të organizuara nga bashkëpunimi me institucione të tjera, të huaja apo vendase, finalizuar me ekspozita, workshope, apo në formë të tjera alternative bashkëpunimi. Ndërkohë për një dialog të ndryshëm estetik galeria ofrohej si hapsirë ekspozitive edhe për pedagogët e shkollës, apo për artistë a grupime artistësh, të huaj, a vendas. Pika e dytë kishte të bënte me fondin e Fakultetit të Arteve të Bukura, i cili i nënshtrohej një rinovimi strukturor, fotografimi, arkivimi dhe dixhitalizimi. Kjo fazë e programit u finalizua me ekspozitën “Curriculum”, (2006) organizuar me vepra nga arkivi i viteve ’59-’62, sipas orientimit të ri që synonte eksplorimin dhe promovimin periodik të kësaj trashëgimie vizive. Pika e fundit kishte të bënte me realizimin e një broshure pasqyre e programeve që ofronte Fakulteti i Arteve të Bukura, ku pasqyroheshin programi, struktura, lëndët, laboratorët, stafi pedagogjik dhe strukturat mbështetëse. Pas këtij riorganizimi disa planësh galeria FAB u kthye një nga hapsirat më vitale të skenës së artit bashkohor në kryeqytet. Aktualisht ajo numëron mbi 20 aktivitete në vit, mes atyre realizuar me punimet e studentëve, ato të pedagogëve, institucioneve alternative, apo ato me artistë të ftuar. Synimi i saj primar mbetet dialogu mes produktit të brendshëm institucional dhe diskursit të përditshëm estetik, si rruga më e mirë për të stimuluar një krijimtari me standardet më të larta të artit bashkohor.

22/08/2026

🎓 Publikohen rezultatet e konkurseve të pranimit 2026 në Universitetin e Arteve.

📌 Kandidatët fitues duhet të tregojnë kujdes me afatet, procesi i regjistrimit kryhet në datat 26–27 gusht 2026.

🔗 Rezultatet dhe informacioni i plotë mund të konsultohen në:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1547

Hapen aplikimet për të gjithë kandidatët që duan të përzgjedhin programet e studimit në Universitetin e Arteve. Apliko: ...
27/07/2026

Hapen aplikimet për të gjithë kandidatët që duan të përzgjedhin programet e studimit në Universitetin e Arteve.

Apliko: 27 Korrik-1 Gusht
www.ualbania.al

Zgjidh Universitetin e Arteve!

👉 37 programe Bachelor në Arte të Bukura, Muzikë, Arte Skenike.
👉 I vetmi institucion i arsimit të lartë që ofron formim në të gjitha fushat e arteve.
👉 Zgjidh industritë krijuese.
👉 Zgjidh profesionet që kanë qasje të menjëhershme në tregun ndërkombëtar të punës!

Vëmendje: Kandidatët kanë mundësi të zgjedhin MË SHUMË se 1 (një) program studimi në Universitetin e Arteve

19/07/2026

UNIVERSITETI I ARTEVE
📢 NJOFTIM RAUNDI I-rë
APLIKIMET UNIVERSITARE 2026–2027!

Në periudhën 27 korrik - 01 gusht 2026, kandidatët të cilët duan të ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë, duke zgjedhur deri 10 (dhjetë) programe studimi, duhet të ndjekin këto hapa:

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik S...
08/07/2026

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik Spahija & Ergys Krisiko :. Std. Armando Madhi

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik S...
08/07/2026

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik Spahija & Ergys Krisiko :. Std. Joana Labi

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik S...
08/07/2026

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik Spahija & Ergys Krisiko :. Std. Antonel Gjinaj

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik S...
08/07/2026

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik Spahija & Ergys Krisiko :. Std. Frenki Mekollari

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik S...
08/07/2026

DIPLOMA 2026/ Qeramike / Skulpture / Fakulteti i Arteve te Bukura / Universiteti i Arteve .: ped udheheqes Prof. Sadik Spahija :. Std. Klea Xhafa

Address

Rr. Ibrahim Rugova, Nr. 22
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 10:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 13:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00

Telephone

+355686047899

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Galeria FAB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Galeria FAB:

Shortcuts

Share