Light Strike

Light Strike Light Strike është një loje sportive lufte në kohë reale. Eshtë absolutisht e sigurt dhe nuk shkakton dhimbje. TARIFAT E LOJES
1. nuk do te tolerohen.

Objektivi kryesor është të mposhtësh ekipin kundërshtar duke e kapur në pika të veçanta, me anë të një teknologjie me rreze të kuqe. Cilido mund të luajë në Light Strike pasi nuk ka nevojë për një trajnim të veçantë. Për më shumë rreth kësaj loje ju lutem të ndiqni rregulloren. Light Strike vjen në Toptani Shopping Center në një sipërfaqe prej 300 m2. Loja më e Re në ambjent të mbyllur, në katin

6-të të qendrës tregtare. RREGULLORE PER ARENEN LIGHT STRIKE NE TOPTANI SHOPPING CENTER

ORARI
LightSTRIKE eshte i hapur nga ora 09:00 deri ne 22:00, 7 dite te javes pergjate gjithe vitit. Cmimi i Lojes 250 LEKE/PERSONI (12 min)
2. Qendra ofron cmime promocionale per grupe te organizuara

RREGULLAT DHE SIGURIA NE LOJE

Rregulli 1: LightSTRIKE eshte nje loje sportive Pa Kontakt Fizik
Kjo nenkupton asnje kontakt fizik midis jush dhe lojtareve te tjere! Sjellja jo sportive (mungese respekti per personat apo pronen, fjalor i keq, fyerjet, dredhite etj.) Rregulli 2: Nuk lejohet mbulimi i sensoreve te drites ne jelek
Te mos perdoret asgje qe mund te mbuloje sensoret e drites ne jelek per te parandaluar qe sinjalet IR t’ju arrijne. Nese deshironi te shmangni prekjen, duhet te perdorni aftesite tuaja ose te fshiheni pas pengesave ne arene. Rregulli 3: Mos u ngjitni mbi pengesa ose struktura
Pengesat ne arene nuk duhet te kapercehen. Nese ngjiteni mbi to, do te rrezoheni. Nese ju thyeni kete rregull dhe pengesat demtohen ose bien, kjo do te konsiderohet veper keqdashese dhe ju do te detyroheni te demshperbleni per demin e shkaktuar. Rregulla 4: MBANI gjuajtesin (Tagger) ME TE DYJA DUART
Mundohuni te mbani me te dyja duart Gjuajtesin, gjate gjithe kohes, per te parandaluar ne çdo rast demtimin e pajisjes qe keni ne perdorim. Gjuajtesi dhe jeleku jane gjithmone te lidhur. Ju lutem te luani me pergjegjshmeri. Duhet treguar kujdes gjate perdorimit te pajisjeve. Nese thyeni ose demtoni pajisjet, ose cdo pasuri tjeter, ju duhet te demshperbleni dhe paguani demin e shkaktuar. Ne rast nevoje, ju mund te kerkoni asistencen e personelit te LightSTRIKE per perdorimin dhe funksionimin e pajisjeve. Ne perfundim te çdo perdorimi, pajisjet duhet te vendosen me kujdes ne vendin e caktuar. Lojtaret duhet te njoftojne personelin e LightSTRIKE per te gjitha difektet e konstatuara ne pajisje, si edhe çfaredo lloj shqetesimi qe mund te kene. Rregulli 5: Gjendja shendetesore
Ju lutemi te siguroheni qe nuk keni asnje gjendje shendetesore qe ju pengon te luani. (Ju lutemi te njoftoni menaxherin e lojes nese perdorni pompe per frymemarrje apo ndonje pajisje tjeter mjekesore e cila mund te ndikohet nga tymi). Mos luani nese:
• Vuani nga semundja e levizjes (vesh*t te mesem)
• Jeni duke u rikuperuar pas nje operacioni
• Keni probleme me zemren
• Jeni shtatzene apo dyshoni se mund te jeni
• Keni frike nga vendet e mbyllura (klaustrofobik)
• Keni astme apo ndonje gjendje tjeter e cila mund te ndikohet nga tymi
• Keni gjendje te tjera mjekesore qe mund te preken nga loja: si epilepsi, kriza te shkatuara nga tymi ose dritat, probleme me shikimin, tension te larte, probleme me ekuilibrin, diabet apo ndonje gjendje tjeter shendetesore apo fizike. Rregulli 6: Objekte brenda arenes
Ushqimi, pijet dhe objektet e mprehta nuk lejohen brenda ne arene. Lereni çdo objekt te mprehte jashte. Nese keni sende me vlere ju mund ti mbyllni ne kasetat me çeles ose sigurohuni qe te keni dike qe t'i mbaje ato per ju. Qendra nuk eshte pergjegjese per gjerat me vlere qe ju mund te keni, ose gjerat, qe mund te lini pas. Rregulli 7: Pozicionet brenda arenes
Ju lutemi kini parasysh se edhe pse ka drite te konsiderueshme brenda arenes, mbetet gjithsesi nje ambient i erret, prandaj, nuk duhet te vraponi, kerceni, kaperceni, uleni, gjunjezoheni ose shtriheni per te shmangur demtimin e vetes dhe te tjereve. Lojtaret nuk mund te perdorin mjediset e tjera te Qendres Tregtare Toptani te cilat nuk i perkasin procesit te ushtrimit te aktivitetit LightSTRIKE (si psh jashte arenes). Rregulli 8: Gjendja dhe veshja e lojtarit
• Lojtaret nen ndikimin e alkoolit dhe/ose droges nuk do te lejohen te luajne.
• Lojtaret duhet te mbajne kepuce te mbyllura. Nuk lejohen sandale, taka te larta, pantofla me gisht, çorape dhe kembe te zhveshura. Kepucet e lagura nuk lejohen ne arene.
• Dollapet ne dhomat e nderrimit jane per perdorim vetem gjate seances se Lojes. Ata nuk mund te te rezervohen dhe/ose bllokohen. Çelesi i dollapit duhet te mbahet nga vete Lojtari gjate kohes se frekuentimit, nga momenti i paraqitjes ne “LightSTRIKE” deri ne perfundim te seances. Me perfundimin e seances, Lojtari duhet te marre sendet vetjake dhe te vendose çelesin e dollapit ne braven perkatese.
• Te gjithe lojtaret duhet t'i permbahen RREGULLAVE te percaktuara nga Qendra. Rregulla 9: Levizjet ne arene
Lojtaret duhet te jene te kujdesshem kur manovrojne rreth mureve te brendshme te arenes. Ju lutemi sigurohuni qe luani me pergjegjesi ne menyre qe te mos demtoni veten apo te tjeret perreth jush. Rregulli 10: Kufizimet e moshes
Mosha minimale e lejuar per te luajtur eshte 6 vjeç. Arsyeja per kete eshte se lojtaret do te luajne ne nje arene pa shume drite dhe disa femije mund te kene frike nga ambienti i erret. Femijet 6, 7 dhe 8 vjeç duhet te shoqerohen nga prindi ose te aferm me moshe madhore. Femijet 9 vjeç dhe siper mund te luajne te pashoqeruar nga nje i rritur gjithmone duke respektuar rregulloren e percaktuar per lojen. Ne kete loje nuk ka limit maksimal te moshes se lejuar. Ne fakt kjo eshte nje loje familjare, prandaj ju sugjerojme te sillni te gjithe miqte tuaj. Qendra specifikon se ndjek nje Politike me Tolerance Zero per thyerjen e rregullave. Nese ne çdo moment Lojtaret e çfaredo moshe apo grupi nuk ndjekin rregullat, do perjashtohen dhe loja do te ndalohet menjehere pa paralajmerim dhe pa kompensim bilete. KUFIZIMI I PERGJEGJESISE
• Lojtaret do te mbrojne dhe zhdemtojne Qendren per te gjitha humbjet dhe demet qe rrjedhin nga ankesat ose padite per lendime personale, humbje te gjerave ne pronesi dhe demtime ose humbje te tjera ose deme qe vijne nga ose lidhen me pjesemarrjen e tyre ne te gjitha aktivitetet e LightSTRIKE te organizuara nga Qendra.

• Lojtaret bien dakord per te riparuar ose zevendesuar cdo pajisje te lojes ose pjese te struktures se arenes si rezultat i demtimeve te qellimshme ose demeve te shkaktuara nga neglizhenca.

• Qendra nuk do te jete pergjegjese, ne asnje rrethane, per demet ose humbjet ndaj zoterimeve apo sendeve te depozituara ne kasetat me celes, apo te mbetura ne zonen e lojes. Ruajtja e te gjitha sendeve personale eshte ne pergjegjesine e vete Lojtarit.

• Qendra nuk mban pergjegjesi per demtime shendetesore dhe fizike qe mund t’i shkaktohen Lojtareve nga frekuentimi dhe kryerja e aktivitetit LightSTRIKE, duke perfshire por pa u kufizuar: (i) deme qe vijne nga perdorimi i cdo pajisje; (ii) demtime qe vijne nga pjesemarrja ne aktivitete apo ushtrime te mbikqyrura apo te pambikqyrura ne arene apo ne zona te tjera te LightSTRIKE (iii) demtime qe mund te vijne nga neglizhenca direkte apo indirekte e Qendres; (iv) demtime, semundje, infeksione apo crregullime shendetesore si rezultat i lojes prane LightSTRIKE, duke perfshire infrakte, goditje te zemres, lodhje te zemres, perdredhje, thyerje kockash dhe demtim apo prishje te muskujve, ligamenteve apo tendinave: dhe (v) demtime aksidentale brenda cilitdo ambient te LightSTRIKE, duke perfshire dhomat e nderrimit.

• Ёshte pergjegjesi e Lojtarit kryerja e kontrolleve mjekesore, qe ai i gjykon te nevojshme per te marre rekomandimin per pjesemarrjen ne kete aktivitet dhe llojet e ushtrimeve, qe ai/ajo mund te kryeje. INFORMACIONE TE TJERA

Per çdo paqartesi apo verejtje ju lutemi t’i drejtoheni personelit te Qendres Tregtare Toptani. Per cdo ankese ndaj personelit te LightSTRIKE, ju lutemi te kontaktoni me Administraten e Qendres Tregtare Toptani ne numrin e telefonit: (+355) 44540999. Ose ju mund te dergoni e-mail ne: [email protected]. Per rezervime kontaktoni në (+355) 44540922. Qendra Tregtare Toptani, ka te drejten qe ne cdo kohe te rishikoje dhe te ndryshoje kete Rregullore here pas here.

03/12/2019
Vajza dhe djem, a jeni gati? Ju presim ne Light Strike, kati +6 në Toptani Shopping Center.
03/11/2019

Vajza dhe djem, a jeni gati? Ju presim ne Light Strike, kati +6 në Toptani Shopping Center.

Bëhuni pjesë e lojës më argëtuese në Tiranë, Light Strike në Toptani Shopping Center.
02/11/2019

Bëhuni pjesë e lojës më argëtuese në Tiranë, Light Strike në Toptani Shopping Center.

ARENA ne Light Strike në katin+6 pret ju, dhe miqtë tuaj, të kaloni një ditë argëtuese dhe plot adrenaline!
09/08/2019

ARENA ne Light Strike në katin+6 pret ju, dhe miqtë tuaj, të kaloni një ditë argëtuese dhe plot adrenaline!



Argëtohuni dhe luani me miqtë tuaj në Light Strike, kati 6.
02/08/2019

Argëtohuni dhe luani me miqtë tuaj në Light Strike, kati 6.

Argëtohuni dhe luani me miqtë tuaj në Light Strike, kati 6.
21/11/2017

Argëtohuni dhe luani me miqtë tuaj në Light Strike, kati 6.

Address

Rruga Abdi Toptani
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 11:00 - 21:00
Tuesday 11:00 - 21:00
Wednesday 11:00 - 21:00
Thursday 11:00 - 21:00
Friday 11:00 - 21:00
Saturday 10:00 - 21:00
Sunday 10:00 - 21:00

Telephone

+(355) 44540922

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Light Strike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Light Strike:

Share