22/09/2025
Amalia Bala, nxënëse në vitin e tretë të shkollës “Kings Tirana”, ka arritur një moment kulmor në rrugëtimin e saj, duke u vlerësuar me Çmimin e Parë në kompeticionin prestigjioz botëror “Praemium Sapientiae”, organizuar nga Harvard dhe NASA.
Libri “The Logic of Possibility”ndërthur me rigorozitet historinë dhe bazat matematikore të llogaritjes me reflektime mbi algoritmet moderne, inteligjencën artificiale dhe sfidat etike që lindin prej tyre.
Ky sukses është dëshmi e fuqisë së rinisë shqiptare për të kapërcyer kufijtë e të zakonshmes dhe për të treguar se talenti, vizioni dhe këmbëngulja mund të hapin horizonte të reja në çdo moshë.
Motoja e saj: “E pamundura? Nuk ekziston; mjafton që këmbëngulja të triumfojë!”