31/08/2026
🏛️ 𝐌𝐮𝐳𝐞𝐮 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 “𝐆𝐣𝐞𝐫𝐠𝐣 𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮” 𝐊𝐫𝐮𝐣𝐞̈
⚔️ I përuruar më 1 nëntor 1982, muzeu ndodhet në kalanë e famshme të Krujës, simbol i qëndresës shqiptare dhe i historisë së shekullit XV. I konceptuar si një muze memorial, ai ndërthur arkitekturën me historinë dhe artin mesjetar.
🏰 Në muze janë të ekspozuara objekte, dokumente dhe riprodhime autentike që pasqyrojnë historinë e popullit shqiptar, principatat shqiptare dhe qëndresën ndaj pushtimit osman. Pavionet e tij sjellin një rrëfim kronologjik të kësaj periudhe të rëndësishme të historisë sonë.
🇦🇱 Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbetet një nga hapësirat më të rëndësishme për njohjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike shqiptare, duke përcjellë figurën dhe veprën e Heroit Kombëtar te vizitorët vendas dhe të huaj.
📷 Credits:
🌐 𝐰𝐰𝐰.𝐢𝐞𝐭𝐭.𝐚𝐥
📧 𝐢𝐧𝐟𝐨@𝐢𝐞𝐭𝐭.𝐚𝐥