X-Media

X-Media X + Ty = Ti + Gjithçka që mund të imagjinosh X-Media është hapësira ku lajmet marrin zë dhe kuptim.
(634)

Me informacion të verifikuar dhe qëndrime objektive, ndihmojmë të kuptosh botën rreth teje. Qëndro i informuar, aktiv dhe gjithmonë në qendër të aksionit!

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje për vrasjen e dhjetëra personave çdo natë në Ga...
17/08/2026

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje për vrasjen e dhjetëra personave çdo natë në Gaza, duke i quajtur ata njerëz që nuk meritojnë të jetojnë. Deklaratat ekstremiste të zyrtarit të lartë vijnë në prag të zgjedhjeve, ndërsa ai kërkon gjithashtu rikthimin e sulmeve pa kufizime.

Shirat e fundit në Belgjikën lindore kanë ndihmuar zjarrfikësit të vënë nën kontroll zjarrin më të madh pyjor në histori...
17/08/2026

Shirat e fundit në Belgjikën lindore kanë ndihmuar zjarrfikësit të vënë nën kontroll zjarrin më të madh pyjor në histori të vendit, i cili ka shkatërruar rreth 3,000 hektarë. Ndërkohë, valët e të nxehtit ekstrem dhe ndryshimet klimatike vazhdojnë të mbajnë pjesën më të madhe të Evropës në rrezik të lartë nga zjarret. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), këtë vit në Evropë janë djegur 576,000 hektarë.

Një mjet i tonazhit të rëndë dhe një fadromë janë përmbysur në Unazën e Madhe pranë Farkës, duke bllokuar rrugën ndërsa ...
17/08/2026

Një mjet i tonazhit të rëndë dhe një fadromë janë përmbysur në Unazën e Madhe pranë Farkës, duke bllokuar rrugën ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe zbardhur shkaqet e aksidentit.

Legjenda e futbollit spanjoll, Santiago Cañizares, nuk e kupton largimin e Ferran Torresit nga Barcelona. Ai mendon se k...
17/08/2026

Legjenda e futbollit spanjoll, Santiago Cañizares, nuk e kupton largimin e Ferran Torresit nga Barcelona. Ai mendon se klubi bëri zgjedhjen e gabuar duke e sh*tur atë pikërisht kur ai më në fund ishte ambientuar.

"Barça e nënshkroi me inteligjencë, por ai pati vështirësi për t'u përshtatur. Me kalimin e kohës ia doli. Ishte në kulmin e karrierës së tij, shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit dhe tani e shesin. Duhej të ishte e kundërta".

"50 milionë euro për një sulmues që shënon gola... E çuditshme! Dil në merkato dhe shiko çfarë mund të gjesh për atë shumë. E kam thënë këtë gjithë verën, që nuk mund ta kuptoj."

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që forcat izraelite të vrasin çdo natë 30–40 pe...
17/08/2026

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që forcat izraelite të vrasin çdo natë 30–40 persona në Gaza.

Ben-Gvir i bëri deklaratat gjatë një podcasti me Rom Braslavskin, një ish-i burgosur izraelit i mbajtur në Gaza.

“Ka njerëz atje që nuk e meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz”, tha Ben-Gvir.

Deklaratat janë pjesë e një historie të gjatë qëndrimesh ekstremiste nga Ben-Gvir, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ka në varësi policinë dhe shërbimet e burgjeve në Izrael.

Një gjyq historik dhe ndër më kërcënuesit për operacionet e Meta-s pritet të nisë këtë të martë, pas padisë së ngritur n...
17/08/2026

Një gjyq historik dhe ndër më kërcënuesit për operacionet e Meta-s pritet të nisë këtë të martë, pas padisë së ngritur në vitin 2023 nga 30 shtete amerikane. Shtetet kërkojnë më shumë se 1 trilion dollarë dëmshpërblim dhe ndryshime themelore në Instagram dhe Facebook për mbrojtjen e fëmijëve, duke përfshirë heqjen e "pëlqimeve" (likes), lëvizjes pa fund (infinite scroll), filtrave të imazhit dhe çaktivizimin e "stories" që zhduken. Meta i ka mohuar akuzat, ndërsa çështja do të gjykohet nga gjyqtarja federale Yvonne Gonzalez Rogers në Kaliforni.

17/08/2026

Qyteti gjerman Monschau (Monsau), në kufirin me Belgjikën, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të një lagjeje për shkak të një zjarri masiv që po shkatërron pyjet belge dhe po avancon drejt territorit gjerman.

Zjarri i cili ka djegur afro 30,000 hektarë dhe konsiderohet ndër më të rëndët në historinë e Belgjikës, ka sjellë gjithashtu ndotje të rëndë të ajrit nga tymi, ndërsa autoritetet gjermane kanë ngritur qendra pritjeje në shkolla për të strehuar qytetarët e evakuuar.

17/08/2026

Vijojnë problematikat dhe radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, ku rreth 500 mjete janë në pritje për të kaluar. Vonesat kryesore vijnë nga pala greke për shkak të punës me vetëm dy sportele, ndërsa ajo shqiptare operon me 4-5 të tillë. Vetëm nga ora 05:00 e mëngjesit deri në këto momente, numri i personave që kanë hyrë dhe dalë ka arritur në rreth 3,000.

17/08/2026

Ajo që duhet të ishte një ditë lutjeje dhe bashkimi për besimtarët në tempullin Ashok Dham në shtetin e Biharit, Indi u kthye në tragjedi. Të paktën 7 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën gjatë një rrëmuje mes besimtarëve. Ngjarja ndodhi në distriktin Lakisharai ku turmat ishin mbledhur për perëndinë Shiva, ndërsa paniku u shkaktua nga thashethemet e rreme se kishte rënë një shtyllë elektrike. Autoritetet konfirmuan se situata është vënë nën kontroll, ndërkohë që qeveria lokale ka njoftuar kompensim financiar për familjet e viktimave, duke rikthyer në vëmendje problemet e sigurisë në tubimet masive fetare në vend.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë fluturimit nga Tirana drejt Bolonjës në Itali, ku një 85-vjeçar shqiptar ka ...
17/08/2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë fluturimit nga Tirana drejt Bolonjës në Itali, ku një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë gjatë uljes së avionit. Sipas mediave italiane, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në bord rreth orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës, më 15 gusht. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore pas uljes në aeroportin “Marconi”, ai nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik mes pasagjerëve të tjerë.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when X-Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to X-Media:

Shortcuts

Share