13/05/2026
SHPIRTI LIRIK PËR/MBI DASHURINË SI KATARSIS,
NË LIRIKËN E ALBAN BALËS
Nga Emrije Krosi
Misioni i çdo poeti është të përçojë te lexuesi shpirti e tij poetik, frymën dhe fjalën e tij, në çdo dimension dhe version qoftë ai. Por koha virtuale e ka larguar lexuesin nga libri. Libri është armiku kryesor i qenies njeri, në kohën e algoritmeve dhe AI. Apo me keq akoma, kur më shumë preferojnë të hapin një dritare “live” në tik-tok apo të bëhemi poetë në “vjeshtën e vonë” me ChatGPT-në.
Përtej zhurmës virtuale, përtej vargjeve të fabrikuara nga inteligjenca artificiale, letërsia shqipe vazhdon të nxjerrë poetë që e mbajnë gjallë frymën e lirikës së vërtetë. Poetë që nuk shkruajnë për “klikime”, por për shpirtin njerëzor dhe drithërimat e tij më intime. Një prej tyre është edhe Alban Bala,
një poet mirëfilli lirik, me një lirikë të lartë e me diell metaforik dhe plot krahasime vjen me librin “Puthlutja ime” (Bala: 2025), një lirikë ngjethëse dhe ngjitëse deri në çdo k*t të shpirtit. “Më e thellë se thellësitë”, ka shkruar Poradeci, apo dhe se lirika e Reshpjes, të mëkon njeriun e vetëm, por të një dashurie mungestare. Lirika dashurore e Balës i kushtohet asaj, pra një vajzukeje / vajze/gruaje/femre ashtu siç thotë dhe Ali Asllani në vargjet: Si vall’rreze ari paskan aty sysëka qepalle,/ ato syskëza qepalle të radhitur si në valle, tek poezia: “Çupëzë, moj çupëzë” (Asllani:1999:71). Kjo mënyrë lozonjare e shkrimit poetik e bën dhe Alban Balën një kalorës të lirikës së bukur shqipe moderne, aq të ndjerë, saqë vajzukja e tij dhe syskëza e Asllanit janë vajza apo shtojzovalle me hiret që i bëjnë poetët kaq “skllevër” të frymëzimit të shpirtit të lirë bohem dhe dashuror.
Libri ka 200 lirika. Historia personale kthehet në kujtesë dhe dije universale, ku përvojat dhe ndjesitë e heshtura, të fshehta dhe të sinqerta, por të vërteta, zhvishen nga çdo paranojë, gjykim, si fuqi të çasteve më njerëzore, idesh /gjendjesh /frymëzimesh/ natyrshmërish /jetësimesh /besimesh, përmes vargut: Ku ta dija unë se ti je kaq e bukur? (2025: Idem: 5), pra, vetë poezia është kaq e bukur përmes analogjisë [puth+lutje, pra (Lutja, rruga drejt besimit, Zotit/ Puthja - rruga drejt Njeriut)], një dashuri për/kundër njerëzores që po vdes çdo ditë nga maska e hiper/realitetit, neverisë dhe absurdit.
PERFORMACA/PARAQITJA LIRIKO-MODERNE
Por dashuria nuk është e përjetshme. Ajo ndërron formën. Kthehet në dhembje dhe harresë, që del përmes vargut: Të dua si hija trupin (2025 :95), duke iu bindur dashurisë momentale, se ajo, pra, dashuria si pasionante, ka doza mungese racionalizmi, veçanërisht kundrejt një vajze/femre/gruaje për të ndjerë atë ndjenjë të kënaqësisë së dashurisë (Marion: 2007: 64), është njohja e “madhështisë së dashurisë” në lidhje me të qenit i dashuruar, se vetëdija jonë na “tradhton” për/mbi konceptin e “dashurisë së përjetshme”. Sa më shumë duam të shprehim dashurinë, aq më shumë “përplasemi” me nderin ose me miqësinë. Ajo e adhuruara nuk është gjë tjetër veçse një “idhull i paarritshëm” i poetit, por që ajo fiton vërtetësinë e ndjenjave, duke u bërë një “lëndë e vërtetë mishtore” dhe e papërballueshme. Dashuria sublime është e natyrshme. Ajo nuk është “përkufizim i virtytit”. As “përgjigje”, për/mbi moralin. Por një marrëdhënie midis dëlirësisë së shpirtit dhe bashkimit të fundëm të dy shpirtrave, që askush nuk mund ta prishë, por që arti e sendërton si reale dhe kur është thjesht imagjinatë apo mirazh i një kohe të largët. Dashuria është provë e kënaqësinë së jetës sonë, që i mbijetoi shpresës, duke sfiduar kohën dhe mungesën, duke duruar çdo lloj prove. Dy shpirtrat që “ndërjetojnë” do të thotë se lëvizin së bashku horizontalisht, kryesisht, si rezultat, se dashuria seksuale trupore, bëhet mënyra për të prekur shpirtin në “ecstasy” (Guibory: 2006 :35). Sentencat e sendërtimit të simbolit të shpirtit saora përrokin fiziken, por nënkuptojnë dhe metafiziken. Lënda dhe materia, trupi dhe shpirti. Ndarja midis trupit dhe shpirti, përqaset si lëndë (jetiko-natyrale, përpos ajo letrare), kërkon një trup për shprehjen e tij: “natyralja e përsosur”, ku shpirti dhe ndjenja përfshihet në dashuri si shkëmbim i zemrave ose shpirtrave (Targoff: 2008 :61) në poezi, nuk ka lidhje me atë lloj transhendence (jashtë konceptit të erosit si dashuri) me një shpirtëzim apo një marrëdhënie inkandeshente mes shpirtit/njeriut në formë transhedence, për të mbërritur te forma jonë ekzistenciale nga Dekarti tek Niçe, si thelbi i filozofisë së Qenies, më përtej vetvetes, si jomateriale dhe shumë ndjesi shpirtërore, përmes vargjeve: Pastaj të thërras dhe krejt trupi im/ bie në luginat e arta të mallit/ku ti je gruaja, vajza, âma e gjithçkaje/ që e bën dashninë të jetë ajër./Dashnia ngjan kaq shumë/ me trupin tënd prej vajze...(2025:184), nga poezia “Nganjëherë mendoj”. Një qasje shumë interesante përmes togut: [ti je + je ti (anasjelltas) = 45 {dyzet e pesë herë} është përdorur në gjithë poezinë]. Po, ashtu poeti si lojcak lirik, “luan” sidomos me përemrat pronorë, me një denduri të madhe përdorimi (të vetës së dytë). Përemrat, [ty/ti/teje/tënd/tua/tënde/sate/ jote/ime/imja; (që del 461{katërqind e gjashtëdhjetë e nji} herë], bashkë me dendurinë e përdorimit të emrit: [buza, që del 31 (tridhjetë e nji) herë] dhe po ashtu emrat: [puthja, del 35(tridhjetë e pesë) herë/dashuria, del 59 (pesëdhjetë e nëntë) herë]. Kjo denduri e madhe dhe përemrat vetorë dhe pronorë, nuk pronëson dashurinë vetore, por e dritëron atë si dhembje, por dhe si (pa)/përcaktesë individuale vs kumtit universal.
Poezia lirike është zëri i vetë personit të poetit, se poezia lirike shprehet me anën e kohës së tashme, ku dallohet dhe pastërtia e zhanrit të lirikës (Wellek & Waren: 2007:241), tashmë dominuese mbi çdo zhanër tjetër letrar, në të gjithë botën.
PERFORMANCA/PARAQITJA STILISTIKORE BALIANE
Për sa i përket trajtimit të tipologjisë së figurës poetike, në muzën e Alban Balës, ka një larushi figurash të fjalës, ku lexuesi rreket të përfytyrojë portretin dhe imazhin e poetit dhe jo vetëm. Tre grupet e tropeve stilistiko-poetike, më të dallueshme të evidentuara janë: a) metaforat, b) krahasimi. Magjia e metaforave që herë-herë ngjasojmë me receptimin e lirikëve angleze të shek. 18-të, kumton larushi të figurave radikale (Brook:1985: 209), se dukuria që shenjon, si motiv lëvizës metaforik ka lidhje asociative - emotive me mënyrën abstrakte të thënies, ku metafora mundëson karakterizime të shumta përmes “figurave të afrisë” dhe “figurave të ngjashmërisë”, që janë metonimia dhe sinekdoka , por akoma më shprehëse janë metonimitë si “epitete të zhvendosura”, duke aluduar për një metaforizim përmes figurave të thella. Dominimi i këtyre figura shoqërohet dhe me fjalëformime me (parashtesat [-pa/-për]) që dominojnë fjalëformimet autoriale.
- Fjalëformimet:puthlutja/përjetshëm/rikrijuar/nënkresje/pagjumë
/përballë/përqafohemi/lulëkuqet/zëulët/sipërfaqe/përskuqur/
lulëkuqe/përkundet/rikthehet/rindezësh/nëndetit/pulëbardhat/ mespërmes/pasy/ përmbytur/ rikthyer/dyfish/ parakohshme/ pakrehur /shpërblyera /buzëqeshjesh pafrymë/ mirënjohjes/ frymëmarrje/përjetësi/përhumbur/rizgjohesh/valëvitesh/ përveçse paprerë/përqafim/pafund/mesditën/gojëtharë/tejkalon/miraditë/
ndajnatës/përndezur/ përjetshëm/ pandashëm/ pasigurt/ përhënur/ panjohurës /pafjalë /përmallur/ mesnatë /bregdete përkatësi/pakryer/bashkëjetesë/vetërrëfim/përlultë/pareshtur/ djegnajë/ dorëzonjash /vendlindja ringjalljes/përpiktë/përnatë/
përgjysëm/ mesnatës/ përhënur buzëdetit /trupvogla /manaferrat paduruar/kryeulët/përkundësh/ dritëhijesh/erëmirë/ pëshpërimë /ndonjëherë /ngarendje mesnatash/përhumbje/përpara/
buzëqeshjepërqafuar/përfund/pavullnetshëm/buzëmbrëmja/ përkap /aeroporte /pathëna /stërkala/qepalla/përlotur/ elbarozës /përtypet /përmallshëm/ përfutet/dritëhije/funddetit/
luleshtrydhesh/dritëplotë/shtojzovalle/palindur/përkunda/
krishtlindje/tejdukshëm/përnjiste/nëndetit/nëntokës/buzënatë/
gushëkuq/lulemanjola/symbylur/ndajnatë/përdore/shtatalartë/
mbivendosje/përdiell/palëvizshme/pamatë/gjithnaje/përngjet/
fundmarsi/shumëngjyrëshe/siujdhesat/pentagrame/përmbyt/
përdiellnuara/ pakthyeshëm /përmallun /përplasja/ zhvendosja/lëkundja/përlotur/pashoqe/pafjetur.
- Trope metaforike: në errësirë të dëshirave/hija e zërit tënd/ mblodha aromën e vesës/hijet
e rrezeve që ecin mbi shtratin e përskuqin/një kujtesë e veshur me të bardha/drejt e në qerpikun e ulur të fëmijës/dimrash të dielltë e stinësh të përmbysura/i ngrehur ajërt përmbi qelqe/një kitarë që dridh horizontin e muzgut/breror’e një ikone zemre që veç rreh/t’i veshim gjurmët e tua me hije/me gishtat e ndritshëm të qershisë/ ylber mbi shira të kripur vetmish/diell stinësh të mpira/nëpër ajrin e kripur të vetmisë ylber mbi shira të kripur vetmish/diell stinësh të mpira/nëpër ajrin e kripur të vetmisë/mbi shtratin e gjelbër të stinëve/ do ta harrojë qeshjen mbi tryezë/ me petale buzëqeshjesh të rimta/ hapat e dritës mbi lumë/ një ëndrre që këputet/ në sqetull pranverash shirat blegërojnë/ sytha të lumtur me shijen e lotit/ dhe agimet janë lutje të veshura me mall/ dhe çdo mbrëmje vdesim me buzëqeshje/ poshtë flokëve të barit/ në errësirën e njomë të syve/ nën puthjen e ngrohtë të lotit/ në greminat e kaltra të jetës/të shkruaj me penën e hijes/mbi strehën e syrit/mesnata është një puthje që e harrojmë gjithnjë ndezur.../ kujtime ngjyrë qershie/bregdete që vrapojnë ta zbardhin ajrin/me dy lumenjtë e gjelbër të harresës.../ djegnajë lulëkuqesh mbi lëkurën e grurit/ hap dritaret e shpirtit/ prej dashurisë kur këputet/ në një lojë litari me dritën po plakem/ në brigje lumenjsh tingujt vezullojnë nga kujtesa/ do ta gjej një shteg të mbetur ndër duar/ shkruajnë me të gjelbër sytë e pyjeve/ algat e buzëdetit tënd prej femre/ trëndafilat buisin si kujtimet nga heshtja/ dëshira të bëra grusht/ kam një jetë që përflakem buzë rrugëve të mia/ mes gishtash që ndezin muzgun/ në koncertin e gjetheve të reja/ mbi melodinë e shiut/ koha qep urtë rroba përrallash/qëndis livadhet me mëndafshin e ëndrrave/vesh drurët me të bardha/ ku fryma bën rrathë /dhe aromat të shkruajnë / e me duart e futura në dritë/ tek qëndis çdo mbrëmje me syrin e dritës/ tingujt pikonin qumësht nga gjiri i nënës/ në avionë të përmbytur nga aroma jote.../ kërcitjes që buron nga fërkimi i gishtit/ të qepallave që mbyllin perden në mbrëmje/ vesën që luan mjegullash mbi gjethe/ ngjyra të ndalura/ në kopshtin e gjelbër të dhimbjes/ trupin tim ngjyrë pritjeje/përralla të lumtura fëmijërie mbi mure/ retë e mbjella me mall/veshi këmishën e zërit tënd/ duke kafshuar gishtat e njomë të pemëve/ torkuazat e dritës/ në vetullën e lartë të erës/ kur jashtë dëbora troket verbër mbi qelqe/ rreze hëne që zbret nëpër gishtat e shiut/ të shkundësh natën nga qerpikët e gjatë/ qepur buzëqeshjen e ditës/kam veshur ngjyrën e luleve/ jam krehur me gishtat e tu.
- Krahasime: si hijet e pemëve në agim/ etja e egër të lulëkuqes/ndriçimin e gonxheve/sythat e mprehtë të prillit/gjakun e tejdukshëm të pishës/lartësinë e lulëzimit të grurit/dallgëzimin e tërfilit/afshin e zambakëve/verbonjën e luledeleve/muzgun e trumcakëve/si laguna e zogjve/ti ke shijen e frutit të ardhur mirë/aromën e jaseminit/ si dritë qiejsh/ si aromën e jaseminit/si deti që udhëton/si shtrat ngjyrash/si verbonjë gëzimi/ njomëza e pafajshme/ bukuroshja e dlirë/ e artë si gruri/ e ndritshme si kënga../ e hajthme si zemra/ përmbytem lumturie/ ethem i pafrymë/ shkallët e brinjëve/ me hijen e zemrës/ si muzgu me dritë/ dhe âshti im i artë/ gjelbërimi të bruztë/ si një premtim i pafjalë/si dritën e Parajsës/ dy dritare që u ngjajnë syve/ e largësive të ajërta/ gishtat e hollë si tinguj flauti/ ngjyrë mjalti/si një zog i bardhë/në mesditën e majit/je mall i portokalltë/ në vjeshtën e ngrohtë/ tokë e nxehtë vere/ e dlirë si buzëqeshja/e heshtur si ora /e bukur si ecja/ e kthjellët si agu/e pastër si shiu mbi lule/me hijet e shpirtit/ fllad hojes të zeshkët/ e petalesh purpur/ mbi muzgje të bukur/në bregun që përndrit/ si një vjeshtë e gjelbër/ që shkëlqen në errësirë/ mbi krahët e erës/ sytë e zinj të shiut/ një puthje e ndezur/ nofullat e erës/ malet e frymës /ullinjtë e ngrohtë të gjirit/detin e gjelbër/ lagunën e errët/ perden e tij të kaltër/ dantellat e shiut/ lakoren e diellit/dallgët e dritës.
- Fjalë me vizë katërpjesëshe: robe-de-chambre-in.
- Çerdhje fjalësh: (folja, ndez) = [përndez/rindez/rindezësh] .
- Antiteza: ti je = ti s’je.
- Fjalë kyçe: dashuritë /puthjet /ty/ teje /ne /kohë /sy/ këngë /mall/ dy /hënë /yje /lum /dritë /
pranverë /buzë njomëz /vajzuke /lule /gruaje.
- Litoda/zvogëluese: vajzukja/njomza /ninëzave/rrudhëz/ verbtazi.
- Krahasimet dysh brenda vargut: Jam një lutje që flet ndër frymëmarrje të bardha/ jam pasqyrë
e gëzimit dhe liqeni i dhembjes/ jam vetmia e ndezur në ëndërrime të nxehta.
- Enumeracione: drita, fryma, koha/ hapësira, urat, ylberet, harresat/ fëmijë, nënë, vajzë, grua.
Jam një lutje që flet ndër frymëmarrje të bardha,
përsëritja jam petal që po thinjet nëpër dritën tënde,
jam një tingull që shuhet të të dëgjojë zërin,
+ jam pasqyrë e gëzimit dhe liqeni i dhembjes.
anafora Jam një ishull i shkretë dhe i gjelbër, jam vetja.
Jam vetmia e ndezur në ëndërrime të nxehta,
jam një trup me dy zemra dhe një gjysmë e madhe
Së fundmi: Poezia e Alban Balës është një poezi e thellë lirike, me kumte sa individuale, aq dhe universale. Vargje që shërbejnë si një ujdhesë çlodhëse, pse jo dhe si një model shkrimi poetiko-lirik.