09/05/2026
Personat që kanë përjetuar trauma të ndryshme dhe situata të vështira, sidomos që nga fëmijëria, brenda sistemit të tyre ka antenat gjithmonë të gatshme për të kërkuar dhe zbuluar situata të rrezikshme. Sistemi ynë nervor e bën këtë gjë gjithmonë me qëllimin që të na ruajë, dhe natyrisht që në shumicën e rasteve ai alarmohet pa asnjë arsye.
Kemi disa tipe traumash:
Shock Trauma (aksidente, përdhunim, dhunë, fatkeqësi natyrore)
Trauma zhvillimore (abuzime për një kohë të gjatë, rritur në ambjent aspak të pasigurt, braktisje, mospërfillje, problematika të ndryshme kronike)
Trauma nga përvoja të tjera (stresi kronik, probleme shëndetësore në fëmijëri, kushtet e vështira ekonomike, dhunë, diskrimine, varfëri.
Trauma e brezave (mënyra si janë trajtuar prindërit ndikon tek ajo si ata trajtojnë fëmijët e tyre, sepse ne përçojmë atë çfarë njohim)
Por çfarë e bën traumën kaq komplekse dhe pse atë çdo person e përjeton ndryshe?
Sepse TRAUMA nuk është vetë ngjarja, por është mënyra si atë dikush e përjeton.
A e dini si ndikon trauma në shëndetin tonë?
Sipas studimeve të 17.000 pacientëve, Kaiser dhe CDC dolën në kokluzion që:
Vetëm përvoja traumatike ndikojnë tek:
👉 Rritja e sëmundjeve të zemrës, 240%
👉 Kanceri, 190%
👉 Abuzime me drogën, 1030%
👉 Atak panuiku, 240%
👉 Diabeti, 160%
👉 Tentim vetëvrasje, 1120%
👉 Obeziteti, 160%
👉 Depressioni, 460%
💥 Me mbi gjashtë përvoja traumatike nga fëmijëria: Jetëgjatësia ulet gati 20 vjet.
💜 Kjo është arsyeja e fuqishme që procesi i shërimit tek secili prej nesh është i ndryshëm dhe secili prej nesh ka nevojë për kohën e tij. Dikush ndoshta ka nevojë disa muaj, dikush disa vite, por është ok që t'i japësh vetes atë kohë dhe hapësirë që trupi jot ka nevojë 💜