22/12/2020
Mirditas fisnik
Gjet Vokrri nga Petoqi i Fanit, nga një derë e njohur e me emër të mirë në Mirditë e më gjërë.
Në periudhën komuniste familja e tij vuajti kalvarin e gjatë të vrasjeve dhe persekutimit. Pasi i dogjën kullën në fillim vitin 1945, Gjeta me djalin Zefin, u arrestuan, ku vuajtën për shumë vite në burgjet dhe kampet e internimit. Djali Frroku vritet në përpjekje me forcat e ndjekjes, e ndërsa djali tjetër Gjoni, bashkë me të kushrinjtë Mark Bib Vokrri dhe Nikoll Bib Vokrri u vranë nga komunistët jugosllav në vitin 1948, pasi ishin arratisur.
Foto e viteve 20-të.