Nëse çdo fundjavë përfundoni nëpër festa të zakonshme me alkol pafund dhe me muzikë që ju bën me dhimbje koke, ose thjesht jeni duke kërkuar një mjedis të rehatshëm për të kaluar një pasdite të jashtëzakonshme, atëhere duhet të keni arsye për të qenë të lumtur. Kjo party vjen shumë shpejt, vetëm për t'ju dhënë atë çfarë po kërkonit: Argëtimin në një formë ndryshe! UVPAJAMA Party do të sjellë për h
ere të pare në Shqipëri një ndër format e rralla të party-ve në botë: Home-Game-Party. Ky lloj "hibrid" organizimi, synon krijimin e një mjedisi sa më të përafërt me shtëpitë e secilit prej nesh, duke implementuar në to një sistem të gjerë argëtimi që fillon, që nga lojërat me pak pjesëmarrës, lojërat me grupe të mëdha, argëtimin nëpërmjet rrymave të muzikës që dëgjojmë çdo pasdite, organizmin e mini-kompeticioneve mes pjesmarrësve, shpërndarje çmimesh simbolike për fituesit. Nuk duhet harruar se rregulli numër 1 për çdo pjesmarrës është veshja me pizhama. Përpos kësaj, do të realizohet nje dekorim dhe riorganizim I mjediseve të lokalit, nga I cili nuk do të doni të largoheni! Bileta do të përfshijë konsumin e 1 Pijeje alkolike, Face-Painting me bojëra Neon, jo 1, as 2, por 3 Fotografë, të cilët nuk do të lejojnë asnjë moment të iki pa u fotografuar! Do të përfshijë gjithashtu organizimin e lojërave që ndoshta ju ka rënë rasti t'i dëgjoni, por jo t'i luani..Twister, Beer-Pong, Keep on Humming, etj...Nuk mund të mungonte Play Station 3 dhe lojërat më të preferuara, por këtë here, siç e keni parë nëpër filma apo fotografi të ndryshme, sepse do të thyhet një "taboo-ja" se vetëm djemtë dine të luajnë! "Lindi si një shaka mes shokësh dhe shoqesh. Kemi marrë mbi supe përgjegjësinë e madhe të argëtimit, por jemi të qartë se tani nuk ka kthim pas. Na paraqitet një alternativë e vetme: Realizimi I partyt më të pathënë e padëgjuar ndonjëherë. Për këtë kemi vendosmërinë, kërkojmë mbështetjen!" -Organizator