ROZI & BOOKS Fakulteti Shkencave Sociale

ROZI & BOOKS  Fakulteti Shkencave Sociale Në mbështetje të studentëve për librin universitar, librin e huaj, politik, filozofik, psikologji, artistik -botimet më të fundit me çmime të arsyeshme!

Kjo faqe ehste ne sherbim te sdudenteve per me shume libra me cmime sociale .

22/07/2019

Migjeni - Baladë qytetse

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit’ e saj me kreni
shpërtheheshin n’aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.

21/07/2019

Vajzë-grue, ti këndove një kânge
që e mbartën mbi ledhe erna
drândofillesh
ose kulumbria ndër krahe,
vetëm në krahe
pse ajo në gushe s'ka vend
pse në gushe ruen tri nota
të parzmit tând vashëze
kushdi sa mot.

Martin Camaj (shkëputur nga romani"Djella")

21/07/2019

Ekziston një zë që nuk përdor fjalë; dëgjoje!

Rumi🌹

21/07/2019

Dostojevski i shkroi të dashurës së tij Marias ku i thoshte:

"Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë me të shkurtra se ti. Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti.
Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë, një tjetër më nxit të bisedoj me të, ndërkohë që kamarierja ma ëmbëlson çajin me mjaltë në vend të sheqerit. E megjithatë, unë të dua vetëm ty."

Pasi u martuan, Maria manifestoi një përkushtim të rrallë ndaj të shoqit, duke duruar sëmundjen e tij, varfërinë, udhëtimet dhe mungesat.
Teksa dergjej në shtrat, Dostojevski i pëshperiti në vesh:"Nuk të kam tradhëuar as edhe me mendime."

15/07/2019

Ti je drite...
ne kete bote hijesh

15/07/2019

"Dukej sikur dikush e kishte perplasur diellin mbi t**e dhe kudo, ne rruge, ne qelqet e dritareve, mbi pellgje dhe mbi syte e njerezve kishin mbetur, pas perplasjes, copera ndricimesh te largeta."
- Shkeputur nga romani, 'Kronike ne gur', 1964, Ismail Kadare, Onufri.

15/07/2019
15/07/2019

"Nje dite, duke degjuar nje grua se si i tha dy here fqinjes: 'Te dalshin syte', mua m'u kujtuan menjehere syte e tij. Tani, sa here qe e takoja ne rruge, me dukej se mund t'i dilnin syte dhe t'i binin perdhe dhe pastaj, ndersa ata do te rrokulliseshin neper pllaka, une do t'ia shkelja padashur dhe syte do t'i pelcisnin." - Shkeputur nga romani, 'Kronike ne gur', 1964, Ismail Kadare, Onufri.

15/07/2019

Nje dite
do ta kuptosh erresiren brenda teje
kur jehona e zerit tim
do te te perkedhele fytyren
e atehere do te kujtohesh
se miresia
a nje zemer e kuqe
a nje shpirt qelibar
do te te mungoje per mijera vuajtjet e kaluara
pernjeheresh!
Prandaj,
Guxo
Jeto
Meso ti duash njerezit qe ke kerkuar nje jete
Dashuro
Perqafo !

15/07/2019

Me trego ku te dhemb, qe ta di ku te te dua me shume...

14/07/2019

Unë po zbrisja poshtë
Drejt fundit
Ëndrrat më kthyen...

Egoisti nuk e do shumë veten. E do shumë pak; në të vërtetë e urren veten e tij. Kjo mungesë e thellë dashurie për veten...
12/07/2019

Egoisti nuk e do shumë veten. E do shumë pak; në të vërtetë e urren veten e tij. Kjo mungesë e thellë dashurie për veten e cila s’është gjë tjetër veçse një shfaqje e mirëfilltë e mungesës së prodhimtarisë, e lë të zbrazur dhe të fshikulluar. Është thjesht një qënie e trishtuar dhe në ankth për të nxjerrë nga jeta, kënaqësitë që ai, ia ndalon vetes. Në dukje të jep përshtypjen se i ngjall interes vetëm vetja e tij, por në të vërtetë kjo është vetëm një orvatje e padobishme për të zhdëmtuar mungesën e dashurisë që ka për veten.

Erich Fromm

Address

Tirana
LIBRIUNIVERSITAR,FILOZOFIK,PSIKOLOGJI,LIBRIARTISTIK

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
17:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ROZI & BOOKS Fakulteti Shkencave Sociale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to ROZI & BOOKS Fakulteti Shkencave Sociale:

Share