Poezi nga Fani Duro

Poezi nga Fani Duro Promovim poezish

Cikël poetikDy s'mund të rinë ---------------Mu ngatëruan fjalët në letër.E s'po mundem një strofë për ty të thur.Çuditë...
23/12/2025

Cikël poetik

Dy s'mund të rinë
---------------

Mu ngatëruan fjalët në letër.
E s'po mundem një strofë për ty të thur.
Çuditërisht sot mu shfaqe me pamje tjetër.
Kjo s'më kishte ndodhur kurrë.

Përpiqem serish ti regulloj fjalët.
E njëjta gjë ndodh, ngatërohem nga e para.
Fletët e hedhura pirg nga të gjitha anët.
Sërish ti, me pamje tjetër me del përpara.

Dhe ndjehem i lodhur, i dërmuar sa asgjë.
Mendimet të prangosura totalisht.
Veten zë e pyes?E shaj nën zë.
Fajtore e quaj, fajtore natyrisht!

Sot mu ngatëruan fjalët në letër.
E s'po mundem një strofë për ty të thur.
Çuditërisht mu shfaqe me pamje tjetër.
Kjo s'më kishte ndodhur kurrë, kurrë.

Dhe ora shkon,asgje s' ndryshon.
Mendimet i tres mes heshtjes dhe mërzisë.
Të gjitha dritat e mëndjes përpiqen të ndryshojnë.
Portretin tënd që mu fanit sot çuditërisht.

Sot mu ngatëruan fjalët në letër.
Çdo gjë është ndryshe, çdo gjë e deformuar.
Ahh...Sa dhemb kjo dashuri e vjetër.
Erdhi dita e sotme, më shumë për ta kuptuar.

Kurrë të mos pushojë
----------------

Dëshirat rrëshkasin mbi akull si skiatorë.
Dhe unë vijat qe lënë pas numëroj.
I shoh si fshihen,mbulohen me borë.
Dhe pastaj flokët e borës ledhatoj.

Në top bore emocionet mbledhur.
Një trup i ftohtë bardhësi.
Mbi flok ngadalë ty ti kam hedhur.
Në shpirt me fal veç kënaqësi.

Dëshirat rreshkasin mbi borë si skiatorë.
Dhe unë vijat që lënë pas numëroj.
Na sjell kaq pranë ngjitur kjo borë.
I lutem të bjere, kurrë të mos pushojë.


Egoizmi
-----------

Kemi ndryshuar shumë, dhe ti, dhe unë.
Kaq kohë mërzitëm njeri-tjetrin me fjalë, me" këshilla".
Po sot ç'kishim për ti thënë, i thamë, i përzumë.
Që mbi shtratin tonë sërish të gjenden trendafila.

Mos ta lëmë neonin të shuhet kaq vonë.
As heshtja të mos pertypi më minuta nervozizmi.
Emocionet këtu janë, ti ndezim, të burojnë.
Të këndojë shtrati, të japë shpirt egoizmi.

Sot
-------

Sot nxjerr tym merzia ime. Kujtesës digjen nostalgji.
Flakëron pamja jote nëpër vegime.
Unë prushi që digjet mallit ngadalë e behet hi.

Fani Duro.

27/07/2025

Nena ime qofsh e parajsës.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+355692459561

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Poezi nga Fani Duro posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Poezi nga Fani Duro:

Share

Category