Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare, Performance Art Theatre, Tirana.

Since February 2018, we, artists and citizens of Albania, protest and resist the government's efforts to demolish the National Theatre building, a cultural heritage site of unique value for our cultural history since 1939.

17 maj 2020, dita e tradhëtisë së madhe...  Nga Adriana KalajaNë Tiranën, të vetmin Kryeqytet në botë pa Teatër, akoma n...
17/05/2026

17 maj 2020, dita e tradhëtisë së madhe...

Nga Adriana Kalaja

Në Tiranën, të vetmin Kryeqytet në botë pa Teatër, akoma nuk është shpërndarë pluhuri që prodhuan eskavatorët e yzmeqarëve, dhuna e banditëve dhe tradhëtia e "artistëve".
Gjashtë vite pa Teatër.
Gjashtë vite plot, në Tiranën pa Teatër, por me kllounë aktorë.
Gjashtë vite plot, në Tiranën pa Teatër, por vetëm me një "skenë" e vetëm me One Man Show, që nuk u bë kurrë artist.
Gjashte vite nga dita kur, barbarët e shqyen atë Godinë që mbarte në brenda:
Historinë;
Identitetin;
Trashëgiminë Kulturore.
Atë që Tiranës nuk i'a bëri as pushtuesi e as diktatura, i'a bënë, barbarët rilindas.
Por ata nuk ishin vetëm.
Si kudo në fakt, kur skllevërit, përpara lirisë, zgjedhin të vijojnë të zvarriten e t'u shërbejnë padronëve të tyre.
Më poshtë është lista e atyre që firmosën shembjen e Teatrit Kombëtar.
Lista e turpit që, duam apo nuk duam, do mbetet në memorjen tonë dhe në "klithmat" që do vijojmë t'i kemi në mëndje, përjetësisht.
Ndaj,
Përbuzini këta tradhëtarë.
Neveritini në ekstrem.
Refuzoni shfaqjet e tyre bosh, përsa kohë që nuk e duan artin, e as Teatrin.
Rasti i fundit i atij që kryeson dhe listën, tregon se kur shet dinjitetin dhe integritetin, nuk mund të zotërosh profesionin.
Do ju bëja thirrje t'i pështynit, por e di se nuk do i gjeni dot fytyrën.
Përpos këtyre që sh*ten e blihen,
Ne nuk tërhiqemi.
Ky është shembulli i artistëve që nuk devijuan, pavarësisht pasojave.
Nga Mehdi Malka te Edmond Budina.
Nga Neritan Liçaj te Adriana Tolka e Juli Emiri.
Nga Bepi Shundi, Robert Budina, e shumë e shumë të tjerë.
Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë dhënë prova se i shkojnë Kauzave deri në fund.
Barbarët shembën Godinat, por jo Teatrin Kombëtar, madhështia e të cilit, do i zërë brenda, ata që e tradhëtuan.
Herët a vonë....

Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

PS: Për koençidensë, sot është edhe 9 vjetori i ditës së tradhëtisë së madhe të Lulzimit ndaj demokratëve dhe opozitës, si sipar i tradhëtisë që i bëri Kauzës së Teatrit.

17/05/2026

Deri në fund.
Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

27/03/2026

Gëzuar ditën e Teatrit, në të vetmin Kryeqytet në botë pa Teatër Kombëtar prej 6 vitesh, por me teatër politik.

Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

Të nderuar ndjekës!Qëndrestarja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktivistja e devotshme e shumë kauzave opozitare, av...
26/03/2026

Të nderuar ndjekës!

Qëndrestarja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktivistja e devotshme e shumë kauzave opozitare, avokatja Adriana Kalaja kohët e fundit është gjendur disa herë përballë kërcënimeve me jetë nga persona me profile fallco në Facebook.
Në lidhje me këto, znj. Adriana Kalaja ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente për t'i ndjekur rastet dhe për të marrë masa ndaj autorëve kërcënues, sipas ligjit.

Konkretisht, kërcënimi i parë ka ardhur më 19 shkurt dhe në 20 shkurt është bërë denoncimi në polici. Po në 20 shkurt, zonjës Adriana Kalaja iu tha në polici, se për 2 apo 3 ditë marrim info kush është dhe i mbyllim faqen. Më 24 shkurt, policia e Tiranës e dërgon çështjen në prokurori. Nga ajo ditë, nuk ka pasur asnjë informacion mbi ecurinë e procedurës.
Ndërkohë, në 7 mars, znj. Adriana Kalaja merr kërcënimin tjetër. Policia i thotë vetëm që ta bllokojë atë faqe. (???)
Nga interesimi, që avokatja ka patur deri javën e kaluar, në prokurori ende nuk ishte hedhur shorti.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bën thirrje organeve kompetente ta trajtojnë këtë çështje të kërcënimeve për jetën me seriozitetin, që i takon. Shumë herë kemi qenë dēshmitarë, që raste të ngjashme, të cilat janë lënë pas dore nga struturat shtetërore, kanë çuar më pas në ngjarje tragjike.

Nga ana tjetër, është e kuptueshme, që znj. Adriana Kalaja i ka marrë kërcënimet për jetën për shkak të luftës së saj të spikatur kundër korrupsionit dhe kundër bëmave të tjera dashakeqe të pushtetit në kurriz të të gjithë shoqërisë. Zellin, që strukturat shtetërore tregojnë për ndalimin e qytetarëve pjesëmarrës në protestat kundër korrupsionit qeveritar, ta tregojnë së pari për kapjen e keqbërësve të vërtetë dhe për mbrojtjen e çdo qytetari, pa asnjë dallim të çdo lloji.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare:

Shortcuts

Share