28/03/2025
🎶 LËNDA E RE NË ZOJART ACADEMY – MËSONI ÇIFTELINË ME MARK LULIN! 🎶
ZojArt Academy sjell një mundësi të re për të gjithë dashamirësit e muzikës tradicionale shqiptare! Tani, të vegjël e të rritur mund të mësojnë të luajnë çiftelinë, nën udhëheqjen e kompozitorit Mark Luli.
🎼 Për kë është ky kurs?
✔ Fëmijë dhe të rritur që duan të mësojnë ose të perfeksionohen në çifteli.
✔ Të gjithë ata që duan të eksplorojnë trashëgiminë tonë muzikore.
📍 Regjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e kësaj eksperience unike!
📞 Për më shumë informacion ose regjistrime, na kontaktoni në DM ose në numrin tonë të telefonit.