Qendra Artistike MonadArt

Qendra Artistike MonadArt Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Artistike MonadArt, Arts and entertainment, Sheshi ''Avni Rustemi'', Rruga ''Xhorxhi Martini'', Pallati blu ''Telebingo'', pranë Pazarit të Ri, Tiranë, Shqipëri, Tirana.

17/06/2026
16/06/2026
Marvi:Ora është gjashtë e mëngjesit. Dhe para se të hapësh sytë, dita të ka mundur.(Pauzë.)Puna. Telefonatat. Faturat. G...
12/06/2026

Marvi:
Ora është gjashtë e mëngjesit. Dhe para se të hapësh sytë, dita të ka mundur.
(Pauzë.)
Puna. Telefonatat. Faturat. Gjithmonë diçka që nuk pret.

Irsa:
Po. Dhe duke vrapuar drejt gjërave që nuk presin, harrojmë ato që vërtet nuk duhet të presin.

Marvi:
Çfarë do të thuash?

Irsa:
Mian. (Pauzë.) Ajo pret. Pret të flasë. Pret të dëgjohet. Pret që dikush të ketë pesë minuta për të.

Marvi:
Nuk është se nuk dua ta dëgjoj. Thjesht… kur mbaron një problem, ka filluar tjetri.

Irsa:
E di. Edhe unë i them: “Nesër.” “Nesër do të flasim.” “Nesër do të kem më shumë kohë.”
(Pauzë.)
Dhe e nesërmja… nuk vjen.

Marvi:
Ajo është vajzë e fortë! Mendon se e kemi lënduar?

Irsa:
Ndoshta. Por një fëmijë nuk bëhet i fortë kur mëson të heshtë. Bëhet i vetmuar.

(Heshtje.)

Marvi:
Sot nisi të më fliste për diçka… As nuk mbaj mend për çfarë. I thashë: “Do të flasim më vonë.”
(Pauzë.)
Ndoshta nuk ishte përgjigjja që ajo priste. Me siguri ka menduar se nuk e dëgjova.

Irsa:
Fëmijët nuk mbajnë mend vetëm fjalët. Mbajnë mend vendin që u japim në jetën tonë.

Viki, në interpretimin e saj për 8 Marsin, sjell një urim poetik për të gjitha gratë:Nga një embrion i vogël, një fillim...
08/03/2026

Viki, në interpretimin e saj për 8 Marsin, sjell një urim poetik për të gjitha gratë:

Nga një embrion i vogël, një fillim i brishtë jete,
rritet një vajzë me ëndrra dhe guxim…
derisa një ditë bëhet grua –
forcë, dashuri dhe dritë për botën.artkand

Gëzuar 8 Marsin! 🌸💐

.artkand
08/03/2026

.artkand

🎭 WORKSHOPET E TEATRIT – NGA TRAJNIMI NË SKENË .moisiu Ne nuk ndalemi te workshopi.Pas një periudhe trajnimi intensiv, g...
21/02/2026

🎭 WORKSHOPET E TEATRIT – NGA TRAJNIMI NË SKENË .moisiu

Ne nuk ndalemi te workshopi.

Pas një periudhe trajnimi intensiv, gjimnazistët ngjiten në skenë me shfaqjet e tyre.
Sepse për ne, skena është vazhdim i procesit – jo thjesht rezultati.
Qëllimi ynë?
Jo të krijojmë patjetër aktorë profesionistë.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë të rinjtë:
🌱 të forcojnë vetëbesimin
🗣 të flasin pa frikë
🤝 të mësojnë bashkëpunimin
💡 të mendojnë në mënyrë kreative
✨të guxojnë

Teatri është një shkollë jete.
Skena është një provë force me veten.

Në fund, nuk ka rëndësi kush zgjedh të bëhet aktor.
Rëndësi ka që çdo i ri del nga kjo përvojë më i fortë, më i lirë dhe më i sigurt në veten e tij.
( Jam krenare të jem pjesë e këtij procesi në mbështetje të të rinjve.Falenderoj nga zemra Teatrin Aleksandër Moisiu që për herë të parë ka hapur një dritare të re për talentet e reja dhe për një vizion që investon te brezi i ardhshëm. 🎭✨

06/01/2026

🎭🎨🩰🎹 KURSET E ARTIT PËR FËMIJË
• Vizatim & Pikturë
• Balet
• Aktrim
• Piano
• etj

⚠️ Kush regjistrohet herët, ka përparësi!
Fëmijët që bashkohen tani:
🔥 përfshihen në projekte artistike gjatë sezonit
🔥 përgatiten për shfaqjet finale
🔥 punojnë në grup dhe dalin në skenë me siguri

👧🧒 Grupmosha të ndryshme
👩‍🏫 Mësues profesionistë
🏫 Ambient i sigurt dhe krijues

⏰ VENDËT JANË TË KUFIZUARA
📩 NA SHKRUAJ SOT – SIGURO PJESËMARRJEN NË SHFAQJET E FUNDSEZONIT
📞0697571329
🏢 Pazari I Ri ( Sheshi “ Avni Rustemi” )
🟦Pallati blu “ Telebingo”

Address

Sheshi ''Avni Rustemi'', Rruga ''Xhorxhi Martini'', Pallati Blu ''Telebingo'', Pranë Pazarit Të Ri, Tiranë, Shqipëri
Tirana
1001

Telephone

+355693531706

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Artistike MonadArt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Qendra Artistike MonadArt:

Shortcuts

Share