28/07/2026
https://www.tatispace.com/artikuj/thyerja-e-nje-miti
Thyerja e nje Miti- Duke dokumentuar Revolucionin Flamingo, foto dhe teksti Megi Bega.
“Revolucioni i Flamingove” sfidoi një nga bindjet më të përhapura në shoqërinë shqiptare: atë se shqiptarët nuk bashkohen dhe nuk e ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Ajo që nisi si një protestë për mbrojtjen e Zonës së Mbrojtur të Zvërnecit u shndërrua shumë shpejt në një lëvizje paqësore qytetare, ku mijëra njerëz, që prej 31 majit 2026, dalin çdo ditë në shesh dhe marshojnë së bashku. Shumë shpejt, protesta nuk fliste më vetëm për Zvërnecin. Ajo u bë një hapësirë ku mijëra qytetarë shprehën pakënaqësitë e tyre për korrupsionin, sistemin shëndetësor, arsimin, mungesën e meritokracisë, emigrimin e të rinjve dhe një shtet që, sipas tyre, ka dështuar t’u shërbejë qytetarëve të vet. Mbi të gjitha, ajo u shndërrua në një revoltë kundër klasës së vjetër politike dhe në një kërkesë për një frymë të re përfaqësimi.
“Revolucioni i Flamingove” sfidoi një nga bindjet më të përhapura në shoqërinë shqiptare: atë se shqiptarët nuk bashkohen dhe nuk e ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Ajo që nisi si një protestë për mbrojtjen e Zonës së Mbrojtur të Zvërnecit u shndërrua shumë shpejt në n...