VIZart kurse Pikture & Vizatimi

VIZart kurse Pikture & Vizatimi Arti në VIZart është gjithmonë këtu për ju , të frymëzoni, te imagjinoni , te krijoni!

01/06/2024

VEGIME TË NJË PIKTORI



. ese .



Pogradeci, për mua një qytetet më i bukur i botes, i vetmi qe me jep një qetësi të epërme, maksimale; i vetmi që më lejon të shkëpus mendjen plotësishtnga streset, dallditë e jetës, njëlloj si t’i bej "formatim" trurit dhe më jep mundësi ta rimbushme ngjarje të tjera të reja dhe më të reja dhe ende më reja.

Nuk e di pse u ktheva, pse u krodha në rrëmujatmë të rrëmujshme, të vitit 1991. Ndodhesha nëPogradec. Njerëzit dukeshin sikur të kishin dalënga thellësitë liqenore, pasi kishin bërë pakt mepërbindëshat e fshehur zgavrave të nënliqenitmiliona vjet tashmë. Njerëzit iu turrën qytetit…Filluan ta shqyenin, sikur të donin ta përthithnin, ta përpinin unshëm, urishëm; secili mendonte qe i takonte një copë, së paku një qoshe, një rrugicë, një ballkon, një bunker, një copë gjol, pak kaltërsi,pak turizëm, një copë rrjetë, një tube hekuri, një hu, një trung peme, një vazo me gogozhare…Shikoja njerëz që shqyenin pa kuptim gjithçka, qëprisnin pemë, që rrëmbenin ç’të mundnin, ç’të gjenin, ç’ju dilte përpara; njerëz që thyenin, qe derdhnin, digjnin, që hynin nëpër magazina dherrëmbenin çfarëdo… Disa rrëmbenin arka tëmbushura me makarona, oriz, pako kafe, dikushmbante para duarsh në arkë plot me orë të shtrenjta…, disa fëmijë rrëmbenin arka me torrovicka, njerëz që ngarkoheshin me thasë me miell, me pambuk, lesh, dikush rrëmbente një lavatriçe dhe e hidhte mi kurriz, dikush një sobe druri…

Rrugët u mbushen me vaj, uthull, reçel, raki, verë,graso; u bë një trazirë e çuditshme lëngjesh; rrekelëngjesh vraponin si gjarpërinj drejt gjolit. Mëzuri frika se mos këto rrëkera mëtonin të penetronin në thellësitë e liqenit që të zgjoninpërbindëshat, dragonjtë, divat, katallanët që mbase prisnin të zgjuar tashmë...! Unë nuk e dija. Mosvallë ishin pikërisht ata që i ndërsyen, u dhanëurdhër nevojtarëve të gjorë, turmave të ndërkryera, që të shkatërronin gjithçka? Nuk po arrija të flija.as te zgjohesha njëkohësisht, pasi klithmat elukunisë së turmave, njerëzve të shpenguar, ma grisën, ma copëtuan, ma bënë zhele qetësinë; të gjithë bërtisnin, ulërinin, gjoli u mbush me kokapa trup që pluskonin, plot trupa pa krena, duar, pa krahë, krahë pa supe, supe pa shpina… I kuriozuar,vrapova me këmbadoras, gjunjazi, por s’po i gjeja këmbët, që të shpejtoja më shumë, mbase këmbët e mia kishin nxituar më shumë se unë dhe mund të më prisnin të alarmuara atje buzë gjolit ose pluskonin dhe ato me gjymtyrët e shumta mbi sipërfaqen e trazuar të gjolit. Mezi po dalloja nga mjegulla e dendur disa koka te formateve të ndryshme… Pashë Enver Hoxhën atje, po ende s’po dalloja këmbët e mia; pashë edhe disa partizanë, diku buzë liqenit ishte edhe Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci; pashë duar me pushkë, me kazma, pashë koka minatorësh me kaska,njërës të tmerruar, të gjunjëzuar edhe njëherë si dikur, përpara Enver Hoxhës duke pandehur seishte ringjallur; pothuajse të gjithë anashkaluan shkrimtarin e tyre mal, poetin e tyre qiellor, si dhe vetë dhe partizanët me yll në ballë. I vetmi qe nuk u gjunjëzua ishte fëmija, i dehuri dhe i çmenduri i cili tallej me njerëzit ngaqë s’i shihte dot prapë të gjunjëzuar...

Ndjehesha si në ëndërr, si në një film horror.Mjegullën e dendur që rrotullohej mbi qytet e mi liqen si një sferë vigane, si një ortek qiellor, e çau një Enver i madh, i hipur në një kalë të bardhëpaqësor, i rrethuar nga qindra, mija partizanë, midis të cilëve dallova dhe Mehmmet Shehun e parruar, me mjekër të bardhë paqësore; dikuqëndronte një plakë fisnike, mu bë si nga mokra...Ndërkohë koka e Enverit rrinte pa lëvizur, kurse vetë ai, hipur mbi kalin e bardhë, ikte largohej duke marrë me vete dhe Mehmet Shehun e gjallë apo të vdekur, partizanët. Ata nisën të largoheshin nëpër mjegullën e dendur, në drejtim të ish Jugosllavisë. Ç’po ndodh, thashë, Enveri mbi kalë po "arratiset"!? kurse ky i gjalli rri këtu, i zhytur ne llucën e gjolit. Asnjë nga njerëzit e gjunjëzuarnuk e ngriti kokën; budallai, i dehuri dhe fëmijaende rrinin drejt e në këmbë, rrëketë e vajit,uthullës, verës, rakisë; reçelrat, gogozharet e kuqekishin përfunduar në liqen tashmë. Mendova t’uafrohem kokave që pluskonin mbi sipërfaqen e trazuar të gjolit. Me edhi keq për Lasgushin dhe Mitrushin, për partizanët me yjet e shuar në ujin e liqenit, për minatorët pa kaska; nuk doja qe ata te ndyheshin nga lëngjet e fëlliqur. U bëra thirrjenjerëzve për ndihmë, por askush nuk guxonte t’i ngrinte sytë përpjetë. Enveri i kishte rigozhduar, i kishte tmerruar. Të vetmit që më ndihmuan ishin: fëmija, budallai dhe i dehuri. Iu afrova Lasgush*t,e mora në krahë. Kërkova të merrja dhe Mitrushin,por atë e ngriti fëmija. Budallai iu afrua Enverit, bëri ta ngrinte, por klithi: Qenka shumë i rëndë,qenka hekur i rëndë, po i thashë është bronz i rëndë, ndërsa partizanët, minatorët,kooperativistët, janë në allçi, ndaj janë aq të lehtë.

M’u këputën gjunjët, jo prej peshës së skulpturave,por më këputi pesha e mendimit që dikush paskësh dhunuar Galerinë e Qytetit më të bukur të botësdhe paskëshin hedhur në gjol të gjitha veprat e artit qe ruheshin në galeri. Një kërcitje të çuditshmendjeva dhe mendova se ishin mështeknat e brishta,delikatet që tregonin irritimin, zemërimin e tyrendaj artit, por jo ishin turmat e gjunjëzuara qëduke u ngritur ngadalë e të çliruara nga frika e Enverit të bronztë, tashmë, filluan të turreshin drejt gjolit dhe, për një çast mendova se ato, donin të lanin mëkatet, apo të nxirrnin Enverin nga gjoli,ndërkohë që Enveri mbi kalë të bardhë, u zhduk neper mjegull, gjoli u mbush me Enverë,partizanë, kazma, drapërinj e çekanë; diku dallova dhe Ramizin dhe të gjitha këto figura i përthithimjegulla. Dukej sikur dikush nga frika që po prishej qyteti, i dërgonte kështu kurbanepërbindëshave të thellësive të gjolit; e vërteta ishte më e hidhur, njerëzit nuk kishin kursyer as galerinë e qytetit veprat e së cilës ia kishin bërë kurban gjolit, madje një pjese i kishin shqyer pikturat duke i përdorur ato si vela varkash, që tëarratiseshin drejte ish Jugosllavisë. Dorë për dore bustet e Lasgush*t dhe të Mitrush*t i çuam në galeri. Ktheva të marrë bustin e Enverit, jo si bir nëne, por si bir artisti, mendova, që nuk lind diktatorë, por vepra arti… Këpucët më vinin erëuthull, raki e gogozhareje të kuqe dhe ashtu iu afrova gjolit, por më. kot, busti ishte përpirë, ishte zhdukur. Lava këpucët me ujë gjoli dhe ndjeva njëhungërimë të thellë, m’u duk sikur gjoli kapërdiu diçka… Pëlhurat më humbën nga sytë…, në galerinë bosh dallohej vetëm Lasgushi dhe Mitrushi…







Sent from my iPhone

Sent from my iPhone

03/01/2023

Një prej muraleve të Tiranës është përzgjedhur ndër 100 më të mirat e botë! Muralja me titull “Perceptimi 2,0” realizuar nga artisti zviceran Fabian Florin, ...

Votoni per kete murale qe ndodhet ne Tirane ,nga artisti Fabian Florian Bane  dhe kuruar nga artist Helidon Doni Helidon...
03/01/2023

Votoni per kete murale qe ndodhet ne Tirane ,nga artisti Fabian Florian Bane dhe kuruar nga artist Helidon Doni Helidon Doni Haliti . Muralia eshte perzgjedhur nje nder muralet me te mira ne bote per vitin 2022

Vetem nje Klik ☺️
Faleminderit per voten tuaj

for the Tirana Mural Festival in Albania Curated by organised by .al

02/10/2022

HELIDON HALITI, PIKTORI PA THONJ

Shkova te Helidon Haliti. Në studio

Do më fotografosh,tha

Do të fotografoj,i thashë

Ku të rri, më pyeti

Rri mes dy portreteve të tua,i thashë

Jam mirë kështu?

Je mirë por nuk ka dritë sa duhet, thashë unë

Dritë ka po se ke gjë aparatin,tha Helidoni

Aparati është i mirë po këtu ska dritë, thashë unë

Merr aparatin tim është Nikon, tha Helidoni

Edhe unë Nikon kam,thashë unë

Po si tja bëjmë,tha Helidoni

Dalim jashtë në diell,thashë unë

Si të duash ,tha Helidoni

Unë do marr karrigen ti merr dy portrete dhe katër goxhda,

Po goxhdat pse,me pyeti

Ti varim portretet aty te muri i autostradës, thashë unë

I varim,tha Helidoni

Gjithmone kaq i urtë ke qenë, e pyeta

Kam qenë shumë i prapë, tha Helidoni

Ça bëje i vogël, e pyeta

Një herë u vara pas një karrocë me kuaj për të kaluar shokët që kishin ikur para meje në plazh

Edhe ç’të ndodhi?

Kur doja të frenoja ula këmbët dhe më ranë të dhjetë thonjtë e gishtave u bëra gjak

Po tani ke më thonj ?

Kam nëntë,njëri nuk më ka dalë, jam pa thua

Piktorëve sju duhen thonjtë vetëm gishtat, thashë unë

Politikanëve ju duhen thonjtë, tha Helidoni

Sa portrete i ke bërë vetes?

Shumë, tha Helidoni

Pse e vizaton veten me helmeta, e pyeta

Më shkojnë, kam lloj lloj helmetash,tha Helidoni

Ke turq, e pyeta

Jo tha nuk kam fqinjë as turq, as grekë, as italianë as serbë

Po ca helmetash ke?

Kinezë,rusë,amerikanë shumë gjermanë, nazistë

Paske vetëm pushtuesit,thashë unë

Më mirë pushtues se i pushtuar,tha Helidoni

Sa herë e ke sh*tur veten?

Nuk e shes veten,nuk i shes këto portrete

Sa punë ke bërë gjithsej?

Më shumë se 1200

Ku shet tani?

Tani po shes në Dubai

Cfarë shet në Dubai?

Shes NFT

Çfarë është NFT

Non Refundable Token, një vepër digjitale unike dhe e patransferueshme

Pra ti do shesësh art virtual?

Po, tha Helidoni

Ndoshta pas 30 vitesh nuk do ketë më kanavaca, thashë unë

Nuk ndodh kjo, kompanitë që shesin bojëra nuk do e lejojnë kurrë

Kështu mendonin dhe shtypshkronjat dikur,por tani gazetat i kemi në celular, thashë unë

Nuk ndodh kjo,tha Helidoni

është njëlloj si muzika,tani kompozohet në kompjuter ska më nevojë për partiture dhe piano

Kjo do të thotë të mbytet arti, tha Helidoni

Nuk besoj se mbytet por do ndryshojë stilin e notit,thashë unë

A e di që njëherë desh jam mbytur për shkak të babait tënd,tha Helidoni

Kur kështu,e pyeta

Babai im Faslliu shkoi në Divjakë me babain tënd

E di që ishin shumë miq,thashë unë

Faslliu filloi ti recitonte Kicos poezitë e veta ndrësa unë u futa në det

Edhe u mbyte?

Isha tre vjec,tha Helidoni

Kush të shpëtoi Kico apo Faslliu?

Faslliu,tha Helidoni

Epo me siguri Kico i ka thënë, thashë unë

Ore ju tha kamarieri se ata të dy as e kishin mendjen te unë,tha Helidoni

Sma ka thënë Kico këtë ngjarje e sajon ti, thashë unë

Po si e sajoj, ti ke qenë vetë aty, tha Helidoni

Nuk kam qenë,thashë unë

Ore ke qenë,

Ore nuk kam qenë

E mbaj mend që ke qenë,

Nuk kam qenë,thashë unë

Ore nuk gënjëj,tha Helidoni

Po ku mban mend gjë ti u mbyte, thashë unë

E shef që ke qenë, tha Helidoni

Dhe në filluam perseri më kurset tona te piktures & vizatim 😊😊Jeni te mirpritur te mesoni me ne 👩‍🎨🎨😉
02/10/2021

Dhe në filluam perseri më kurset tona te piktures & vizatim 😊😊

Jeni te mirpritur te mesoni me ne 👩‍🎨🎨😉

😊🌞🌸beautiful works of little 6 years old Alis, so talented and sweet girl 🤗Came and learn with us 😊😊🎨
14/06/2021

😊🌞🌸beautiful works of little 6 years old Alis, so talented and sweet girl 🤗

Came and learn with us 😊😊🎨

Kurse Pikture dhe VizatimiEjani të përjetoni artin në një mënyrë krejt të re!Jeni te mirpritur 🎨😊 😊vizart2014@yahoo.comR...
17/04/2021

Kurse Pikture dhe Vizatimi

Ejani të përjetoni artin në një mënyrë krejt të re!

Jeni te mirpritur 🎨😊 😊

[email protected]

Rruga. Prokop Mima, Pallati 9 katesh (perballe Kristal Center )
Kati i 4, Selite, Tirane, Shqiperi

06/04/2021

Address

Rruga. Prokop Mima, Pall. 9 Katesh (Perballe Kristal Center ), Kati I 4, Selite
Tirana
1060

Telephone

+355695303020

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when VIZart kurse Pikture & Vizatimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to VIZart kurse Pikture & Vizatimi:

Share

Category