Vjosa Ime

Vjosa Ime Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Vjosa Ime, Performance Art, Tepelenë.

08/08/2026

Vjosa ime 😍

07/06/2026

Nëse rruga juaj drejt jugut kalon nga Memaliaj, mjafton një vështrim në hyrje të qytetit për të zbuluar një vepër arti që të fton të ndalosh për pak çaste. Kjo murale, e realizuar me talent, përkushtim dhe mjeshtëri nga studentët e Akademisë së Arteve Alen Trebicka, Trevis Halilaga, Inesa Lama, Gleisa Meta dhe Amelia Grori, nën drejtimin e artistit Ergys Krisiko, i ka dhënë një tjetër dimension hapësirës publike të qytetit.

E krijuar në kuadër të Festivalit “Vjosa Ime”, kjo vepër është fryt i bashkëpunimit dhe mbështetjes së Bashkisë Memaliaj dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Më shumë se një murale, ajo është një kartolinë artistike që mirëpret vizitorët, duke sjellë ngjyra, histori dhe identitet në një nga pikat më të dukshme të qytetit.

Një arsye më shumë për të ndaluar në Memaliaj dhe për të shijuar jo vetëm bukuritë e natyrës së Luginës së Vjosës, por edhe gjurmët e artit që po e bëjnë qytetin gjithnjë e më të veçantë.

06/06/2026

Një javë më parë, Memaliaj u mbush me magji, emocion dhe duartrokitje falë shfaqjes së jashtëzakonshme “Spektakli i Iluzionit”, sjellë në kuadër të Festivalit “Vjosa Ime”.

Artistët e talentuar të Cirku Kombëtar dhuruan një mbrëmje të veçantë për publikun e Memaliajt, duke sjellë në skenë energji, profesionalizëm dhe momente që mahnitën të vegjël e të rritur.

Kjo shfaqje u bë e mundur falë mbështetjes së Cirkut Kombëtar dhe në veçanti të drejtoreshës së këtij institucioni, Jehona Varfi, të cilën e falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar në pasurimin e jetës artistike të qyteteve që përshkohen nga Vjosa.

Momente të tilla dëshmojnë se arti ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të sjellë gëzim dhe të krijojë kujtime që mbeten gjatë. Faleminderit dhe Bashkisë Memaliaj për mikpritjen dhe bashkëpunimin, veçanërisht kryetarin vizionar, Albert Malaj dhe gjithashtu Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për mbështetjen.

04/06/2026

“Vjosa e Piktorëve” u çel të shtunën në 30 maj në kuadër të Festivalit “Vjosa Ime” në Memaliaj. Një ekspozitë me vepra të realizuara gjatë kolonisë së artistëve Plein Air nga piktorët e njohur Buron Kaçeli, Agron Polovina, Zaim Elezi, Xheneta Kadillari, Agim Kadillari, Nikolin Ivanaj, Jorgo Miçi, Dashnor Kullolli, Dashamir Gurabardhi dhe Çaush Vathi.

Të frymëzuar nga peizazhet mahnitëse të luginës së Vjosës dhe nga jeta e Memaliajt, artistët sollën në telajo ngjyrat, emocionet dhe shpirtin e këtij territori të veçantë.
Shumë nga punimet e realizuara gjatë kolonisë iu dhuruan Galerisë së Artit të Memaliajt, duke pasuruar fondin artistik të qytetit dhe duke lënë një kujtesë të përhershme të këtij edicioni të festivalit.

Falënderime për artistët, të cilët me talentin dhe bujarinë e tyre i dhuruan Memaliajt jo vetëm vepra arti, por edhe një pasuri kulturore që do t’u shërbejë brezave.

Falenderime dhe dhe .gov.al për mbështetjen e këtij eventi.

02/06/2026

Këto mrekulli mund t’i gjesh vetëm në luginën e Vjosës.

Ky oaz paqeje dhe freskie, ndodhet në Menaliaj, aty ku natyra e egër e lumit ndërthuret me aventurën, relaksin dhe bukurinë mahnitëse të
Vjosës. Një destinacion i ri, që po merr formë në këtë qytet falë vizionit dhe iniciativës së Kryetarit të Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, i cili ka kthyer këtë perlë natyrore në një hapësirë gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

🚣‍♀️ Kajakët në ujërat kristal, i ofrojnë djemtë pasionant të .

Gjatë festivalit “Vjosa ime” ne shijuam adrenalinën që të jep Vjosa, ju ftoj të provoni edhe ju.

📹

01/06/2026

Duke ju uruar një qershor të mbarë, po ndajmë me ju një nga momentet më të bukura në festivalin “Vjosa Ime”. 🎪

Artistët e Cirkut Kombëtar sollën magji, emocion dhe duartrokitje pa fund, duke dhuruar një spektakël të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Le ta nisim këtë muaj me buzëqeshje, energji pozitive dhe kujtime të bukura! ❤️

31/05/2026

Mes gjelbërimit dhe ujërave kristal të Vjosës, Vjosa Paradise është kthyer në një nga destinacionet më të dashura të Memaliajt. Një vend ku qetësia e natyrës ndërthuret me emocionin e aventurës, duke ofruar freski, relaks dhe përvoja të paharrueshme.

Këtu do të takoni një grup të rinjsh plot energji dhe pasion, që e kanë shndërruar dashurinë për lumin në stil jetese, duke promovuar sportet ujore në Vjosë, eksplorimin e shtigjeve natyrore dhe aventurat hiking në peizazhet mahnitëse të luginës.

🏞️ Nëse kërkoni një arratisje nga rutina…
🚣 Nëse dëshironi të përjetoni emocionet e lumit të egër të Europës…
🥾 Nëse ju tërheq aventura dhe natyra autentike…

ju pret!

VjosaRiver NatureLovers ExploreAlbania HikingLife WaterSports

31/05/2026

Një ditë e mbushur me art, emocion dhe atmosferë festive u përjetua dje në kuadër të Festivalit “Vjosa Ime” në Memaliaj.

Përurimi i muralit “Heronjtë e Memaliajt”, ekspozita e kolonisë së artistëve Plein Air, tingujt e mrekullueshëm të Fanfara Tirana, performancat e artistëve të Cirkut Kombëtar, koncerti i Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe aktivitetet e shumta artistike e kulturore sollën gjallëri dhe emocione të veçanta në qytetin tonë.

Ky festival nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e vyer të Ministrisë Turizmit, Kulturës dhe Sporti dhe Bashkisë Memaliaj, të cilat bënë të mundur realizimin e kësaj feste të artit dhe kulturës.

Faleminderit të gjithë artistëve, pjesëmarrësve dhe qytetarëve që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi të bukur. Së bashku dëshmuam se arti, kultura dhe komuniteti janë forca që na bashkojnë dhe na frymëzojnë kudo ku jemi.

30/05/2026

Ngjyrat e Vjosës marrin jetë në telajo!

Pas ditësh krijimtarie në zemër të luginës së Vjosës, artistët e kolonisë “Plein Air” prezantojnë sot veprat e tyre në një ekspozitë të veçantë sot në Memaliaj.

🕕 Ora 18:00
📍 Sheshi “Minatori”, Memaliaj

Një mundësi unike për të admiruar nga afër veprat e realizuara gjatë festivalit dhe për të takuar artistë të njohur si: Buron Kaçeli, Agron Polovina, Zaim Elezi, Xheneta Kadillari, Agim Kadillari, Nikolin Ivanaj, Jorgo Miçi, Dashnor Kullolli, Dashamir Gurabardhi dhe Çaush Vathi.

Ejani të ndani emocionet e artit, të bisedoni me krijuesit dhe të përjetoni bukurinë e Vjosës të sjellë në telajo.

Address

Tepelenë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vjosa Ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share