FOTOTEKA KOMBETARE "MARUBI"

FOTOTEKA KOMBETARE "MARUBI" National Photo Gallery Marubi Funksionimi:
> Funksionon ne baze te VKM 849,dt.19.12.2003. Statusi Institucional:
> Institucion ne varesi te MKRS.

Misioni:
> Ruajtja e fondit arkivor te cilin e ka ne administrim te trasheguar nga familja Marubi dhe fotograf te tjere. Financimi:
> Financimi eshte nga buxheti i shtetit. Organizimi:
> Strukrura organizative miratohet nga MKRS. Adresa:
Rr Muhamet Gjollesha, Shkoder, Albania
Telefon: +355 22 243467
Orari i vizitave: 8.00-16.00
Pushim: Shtune, Diele...........................
Fototeka Kombëtare

“Marubi” eshtë krijuar me 1970 pas dhurimit që i bëri Gege Marubi arkivit së tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit. Në këtë arkiv gjenden negative nga te gjitha formatet, që nga 30x40 dhe den te 6x9 në pllaka xhami, nga viti 1858 den ne vitin 1959. Ky, është nje nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashalIarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezeë austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqiptarësh të rëndësishëm si Luigi Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtarë. Gjithashtu në arkiv mund të gjesh negativë me tema nga etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi ne Bunë etj. Gegë Marubi, j fundit i dinastisë Marubi, ishte mjeshtër i portretit dhe i peisazhit me infra te kuqe. Ishte i pari ai që përdori këtë proçes të zhvillimit të fotografise, pasi e mësoi në France ku dhe kreu studimet. Këtë nismë e përkrahen dhe fotografë te tjerë shkodranë si Shan Pici që filloi të punojë nga viti 1924 dhe deri 1962 në Lezhë. Ai i dhuroi shtetit rreth 70 mijë negativë të formatit 18x24 deri 4x6 në pllaka xhami dhe në filma celuloidi. Shani, siç e quante populli, ishte fotografi i Malësive. Në materialin që ai dhuroi, ka tema të ndryshme Si: pejsazhi i tij famshëm, urbanistika, etnografia, pazari, sporti e shumë tema të tjera të rëndësishme. Dedë Jakova ishte një fotograf tjetër shkodran që i dhuroi shtetit rreth 50 mijë negativë, në xham dhe celoloid, me format 10x15 den 6x9. Dedë Jakova ishte fotografi i rinisë. Kështu e quante populli i Shkodrës. Ai ishte dhe si fotoreporter për kohën dhe e zhvilloi veprimtarinë e tij nga viti 1930 dhe deri 1959. Ne fondin e tij zbulojmë një larmi temash si histori, etnografi, urbanistikë, teatër e shumë të tjera të rëndesishme. Pjeter Rraboshta, që dhuroi rreth 3 mijë negative, quhet ndryshe edhe fotografi i femijëve dhe i manifestimeve të ndryshme që jane bërë në qytetin e Shkodrës në vitet nga 1959 deri në vitin 1975. Materiali i tij është në filma “Laika”, 24x36 mm. Angjelin Nënshati, me bindje të plotë do ta quanim vazhduesi i fotografëve të traditës shkodrane. Ai dhuroi rreth 25 mijë poza. Materiali i tij është i fiksuar në filma “Laika” 24x36 mm, dhe fillon në vitin 1959 deri në vitin 1984. Në fondin e tij ka tema të ndryshme si manifestime shkollore, arsimore, sportive, mjeksore, etj.
...........................
Kjo Fanpage u krijua: 8 Qershor 2011

07/03/2016

Ismail Haki Libohova me luftetare nga jugu 1910.
FOTOTEKA KOMBETARE "MARUBI"

18/09/2015

Fototeka Kombëtare “Marubi” do të marrë pjesë në konferencën “Kryeqytetet e fotografisë”, e cila organizohet nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d' Histoire de l' Art – INHA), që do të mbahet në Galerinë Colbert në Paris – Francë nga data 17 deri 18 shtator 2015.

11/08/2015
Ekipi i ekspertëve që organizojnë workshopin dhe drejtohet nga një prej emrave më të njohur të fushës së restaurimit të ...
25/06/2015

Ekipi i ekspertëve që organizojnë workshopin dhe drejtohet nga një prej emrave më të njohur të fushës së restaurimit të fotografisë, Drejtoresha e Restaurimit dhe Konservimit të Fotografisë për Francën, znj. Anne Cartier-Bresson, në këtë projekt merr pjesë dhe e bija e fotografit me famë botërore Henri Cartier-Bresson

Në Fototekën Kombëtare “Marubi” për të parën herë organizohet një workshop për restaurimin dhe konservimin e materialeve fotografike. Ky workshop 22-26 qershor, organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri në kuadrin e mësimdhëni…

14/06/2015

Fotografi të një kohe të shkuar: gazeta e famshme gjermane «Franfurter Allgemeine Zeitung» shkruan për fototekën Marubi në Shkodër. Në veri të Shqipërisë gjendet i fshehur një thesar: gjysmë milioni fotografi për kulturën, modën dhe...

14/04/2015
08/12/2014

Fotografi Angjelin Nenshati lindi ne Shkoder me 12 shkurt 1929. Arkiva e tij i ka kaluar 300.000 fotot, foto qe mbartin një sigel te perbashket Foto Nenshati ...

Fototeka Marubi me projekte të reja për sezonin turistik.E konsideruar si një nga vlerat më të spikatura të historisë së...
10/07/2013

Fototeka Marubi me projekte të reja për sezonin turistik.

E konsideruar si një nga vlerat më të spikatura të historisë së Shkodrës, rajonit verior, por edhe krejt vendit tonë, madje duke shkuar edhe më tej, pasi me faktet, dokumentet dhe materialet që disponon hedh dritë edhe për shtetet e tjera të rajonit, Fototeka Kombëtare Marubi në qytetin e Shkodrës, këtë vit pritet të jetë në fokus të turistëve të huaj dhe vendas. "Ne realisht jemi një institucion arkivi, por prej një viti kemi ridimensionuar dhe riinstaluar ekspozitën, e cila është gjithnjë e hapur për turistët", shprehet drejtori i këtij institucioni, Luçian Bedeni. Sipas tij, këtë vit Fototeka Kombëtare Marubi pritet të shënojë një rritje në krahasim me vitin e kaluar në drejtim të thithjes së turistëve vendas dhe të huaj.

"Ne, këtë vit kemi menduar një sërë aktivitetesh, ku ato më kryesoret do të kulmojnë në gjysën e dytë të gushtit dhe në dy javët e para të muajit shtator. Patjetër që do të jenë ditë intensive dhe javë intensive me aktivitete kulturore, dhe kjo kryesisht e lidhur me turistët”, vijon Bedeni.

Në rritjen e vemendjes dhe të potencialit të këtij institucioni, për Bedenin ka ndikuar jo pak edhe pasurimi i vazhdueshëm që po shënon nga dita në ditë kjo fototekë me materiale shumë të hershme të historisë, të vënë në dispozicion nga qytetarë të ndryshme, shkodranë dhe më gjërë. "Tashmë Fototeka Kombëtare Marubi ka shpallur projektin "Marubi ruhet", ku Bashkia Shkodër dhe ajo e Ulqinit, në një program të posaçëm, promovon vlerat e Fototekës Kombëtare Marubi, i cili konsiston kryesisht në sjelljen e fotografive të hershme”, pohon drejtori Bedeni.

Motoja e këtij projekti është "në emër të së shkuarës, kontribut për të ardhmen, fshij pluhurin, sill fotografinë tënde", që, sipas drejtorit Bedeni, gjatë muajve të fundit, ka bërë të mundur që të gjithë të sjellin fotografi të vjetra pranë Fototekes Kombëtare Marubi.

"Unë në të vërtetë jam tepër entuziast, duke qënë se po shikoj frytet e para, dhe deri tani mund të jenë sjellë në fototekë mbi një mijë foto, kur kemi vetem 4-5 muaj që kemi lançuar këtë projekt, gjë që tregon se gjatë periudhës në vazhdim, bilanci pritet të jetë edhe më pozitiv", përfundon Bedeni.

E konsideruar si një nga vlerat më të spikatura të historisë së Shkodrës, rajonit verior, por edhe krejt vendit tonë, madje duke shkuar edhe më tej, pasi me faktet, dokumentet dhe materialet që disponon hedh dritë edhe për shtetet e tjera të rajonit.

27/08/2012

Gazeta Panorama Versioni ONLINE ofron lajmin e fundit, aktualitet, kronike, opinione, argumente, speciale, sociale, video, suplemente, politike, showbiz, etc

27/03/2012

SPECIALE ABC NEWS

Address

Rruga Kole Idromeno
Shkodra
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FOTOTEKA KOMBETARE "MARUBI" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category