Malteser Albania

Malteser Albania Albanian Organization of the Order of Malta

Në Kampin e 41-të Ndërkombëtar Veror të Urdhrit të Maltës, në Javier, Navarra të Spanjës, nga 3–10 gusht, u mblodhën më ...
13/08/2026

Në Kampin e 41-të Ndërkombëtar Veror të Urdhrit të Maltës, në Javier, Navarra të Spanjës, nga 3–10 gusht, u mblodhën më shumë se 550 të rinj nga rreth 24 vende të botës.

Për një javë, të rinj me aftësi të kufizuara, vullnetarë dhe helpers jetuan së bashku një përvojë të veçantë të bashkësisë, besimit dhe shërbimit ndaj tjetrit. Përmes punës së përditshme, lutjes, Eukaristisë dhe adhurimit, shumë prej tyre zbuluan se pikërisht në shërbimin ndaj tjetrit mund të takojnë Zotin.

Prelati i Urdhrit të Maltës, Imzot Luis Manuel Cuña Ramos, theksoi se Urdhri nuk ofron vetëm ndihmë humanitare, por jeton dashurinë e krishterë ndaj të afërmit.

Dhe pyetjes „Pse të shërbejmë?“ i përgjigjet thjesht:

Të shërbejmë sepse jemi mirënjohës Zotit për dashurinë që na jep dhe sepse dëshirojmë ta përcjellim këtë dashuri te të tjerët.

Kampi veror bëhet kështu një vend ku besimi, miqësia, shërbimi dhe bashkësia ndërkombëtare bashkohen, duke krijuar një përvojë që i pasuron dhe i ndryshon të gjithë ata që marrin pjesë.

📚🌞 **Përmbyllja e Kampit Shkolla Verore Velipojë 2026 – Viti i 25-të** 🌞📚Pas ditësh të mbushura me buzëqeshje, lojëra, m...
24/07/2026

📚🌞 **Përmbyllja e Kampit Shkolla Verore Velipojë 2026 – Viti i 25-të** 🌞📚

Pas ditësh të mbushura me buzëqeshje, lojëra, mësim dhe aventura të bukura, **Kampi Shkolla Verore Velipojë 2026 – Viti i 25-të** përfundoi me sukses, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për **75 fëmijë pjesëmarrës**.

Ky ishte **kampi i 25-të** i organizuar nga Malteser Shqipëri, duke vazhduar një traditë të çmuar në edukimin, argëtimin dhe formimin e fëmijëve përmes aktiviteteve verore.

Kampet verore të Malteser Shqipëri janë një mundësi e veçantë për fëmijët që të mësojnë përmes lojës, të zhvillojnë aftësi të reja, të forcojnë frymën e bashkëpunimit dhe të krijojnë miqësi të reja. Përmes tyre promovohen vlerat e solidaritetit, respektit, përgjegjësisë dhe kujdesit për njëri-tjetrin, në një mjedis të sigurt dhe edukativ.

Gjatë kampit, fëmijët morën pjesë në aktivitete edukative, sportive, krijuese dhe argëtuese, duke kaluar momente të veçanta në një atmosferë të mbushur me gëzim, bashkëpunim dhe vlera.

Përmbyllja e kampit u shoqërua me kremtimin e **Meshës së Shenjtë** në ditën e **Shën Bonaventurës**, duke i dhënë kësaj eksperience edhe një dimension shpirtëror, falënderimi dhe reflektimi.

Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë fëmijët, stafin, vullnetarët dhe mbështetësit që kontribuan në realizimin e këtij kampi. Së bashku krijuam kujtime që do të na shoqërojnë gjatë.

Mirupafshim në aktivitetet e ardhshme! 🙏💙

🌞 Nis turni i dytë i Kampit – Shkolla Verore në Velipojë! 🌊Me energji, buzëqeshje dhe plot entuziazëm, mirëpritëm pjesëm...
15/07/2026

🌞 Nis turni i dytë i Kampit – Shkolla Verore në Velipojë! 🌊

Me energji, buzëqeshje dhe plot entuziazëm, mirëpritëm pjesëmarrësit e turnit të dytë të Kampit – Shkolla Verore në Velipojë.

Përpara tyre janë ditë të mbushura me aktivitete edukative, sportive, argëtuese dhe krijuese, ku çdo moment do të jetë një mundësi për të mësuar, bashkëpunuar, krijuar miqësi të reja dhe për të ndërtuar kujtime të bukura pranë detit.

U urojmë të gjithë fëmijëve një kamp të mrekullueshëm, plot aventura, përvoja të reja dhe emocione pozitive 💙☀️

Argëtim Edukimi malteseralbania

14/07/2026
Pas disa ditësh të mbushura me buzëqeshje, aventura dhe përvoja të paharrueshme, ka përfunduar turni i parë i Kampit Ver...
13/07/2026

Pas disa ditësh të mbushura me buzëqeshje, aventura dhe përvoja të paharrueshme, ka përfunduar turni i parë i Kampit Veror të 25-të të Malteser Shqipëri.

Fëmijët kaluan ditë plot energji, duke marrë pjesë në gara sportive, lojëra në kamp dhe në det, aktivitete krijuese, shfaqje teatrale dhe konkurse. Çdo aktivitet u shndërrua në një mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe krijuar miqësi të reja.
Kujtimet, emocionet dhe përvojat e fituara do t’i shoqërojnë edhe pas përfundimit të këtij turni.

Faleminderit fëmijëve, vullnetarëve dhe stafit që e bënë këtë turn të veçantë.
Mirupafshim turni i parë – Mirë se vini pjesëmarrësit e turnit të dytë! ☀️🌊🥰🌿

Fëmijët

Momente të gëzuara nga Kampi Veror i 25-të i Malteser! 💙☀️Gara, lojëra në kamp dhe në det, shfaqje teatrale dhe aktivite...
10/07/2026

Momente të gëzuara nga Kampi Veror i 25-të i Malteser! 💙☀️

Gara, lojëra në kamp dhe në det, shfaqje teatrale dhe aktivitete për ambientin po i bëjnë këto ditë edhe më të veçanta për fëmijët. Përmes argëtimit, ata po mësojnë vlerën e bashkëpunimit, vlerën e miqësisë, të jetuarit në komunitet dhe rëndësinë e punës në grup.

Kujtime të bukura që do t’i shoqërojnë gjatë! 🌊🎭🌿🥰

Fëmijët

🌞✨ Një verë plot buzëqeshje, miqësi dhe kujtime të bukura! ✨🌞U përmbyll me sukses Kampi Ditor në Qendrën Multifunksional...
07/07/2026

🌞✨ Një verë plot buzëqeshje, miqësi dhe kujtime të bukura! ✨🌞

U përmbyll me sukses Kampi Ditor në Qendrën Multifunksionale Malteser Lezhë, duke i dhënë fund dy javëve të mbushura me aktivitete edukative, sportive, kreative dhe argëtuese.

Çdo ditë ishte një mundësi për të mësuar diçka të re, për të ndërtuar miqësi, për të bashkëpunuar dhe mbi të gjitha për të krijuar kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e fëmijëve.

Falënderojmë të gjithë fëmijët për energjinë dhe entuziazmin e tyre, prindërit për besimin dhe stafin e përkushtuar që e bëri këtë kamp një përvojë të veçantë për secilin pjesëmarrës.

Me shumë mirënjohje mbyllim këtë kapitull të bukur veror, duke pritur me padurim aktivitetet dhe aventurat që na presin në vazhdim.

💙 Faleminderit që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi!

Me zemrat plot gëzim dhe entuziazëm, mirëpritëm fillimin e Kampit Veror të 25-të të Malteser! 💙☀️Fëmijë nga veriu i Shqi...
03/07/2026

Me zemrat plot gëzim dhe entuziazëm, mirëpritëm fillimin e Kampit Veror të 25-të të Malteser! 💙☀️
Fëmijë nga veriu i Shqipërisë, të shoqëruar me përkushtim nga stafi dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, po shijojnë ditë të mbushura me buzëqeshje, lojëra dhe aktivitete edukuese. Çdo moment i kaluar së bashku është një kujtim i bukur që do të mbetet gjatë në zemrat e tyre! 🙏🥰👶👧

Fëmijët Edukimi Argëtim

Address

Rruga E Jezuitëve, Nr. 28
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Malteser Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Malteser Albania:

Shortcuts

Share