13/03/2018
Në Festivalin Tipologjik Elbasan Edicioni i 17-të, Shkodra u përfaqësua denjësisht me kënget më të bukura të saj. Kujtojmë që ky grup ka fituar disa çmime të para në këtë festival dhe mbi 10 çmime të ndryshme si “Këngëtari më i mirë”, “Orkestrina më e mirë”, “Performanca më e mirë” etj.
Emocione, kënaqësi, përgjegjësi artistike, e mbi të gjitha privilegj të marrësh pjesë në një event mbarëkombëtar siç është Festivali Tipologjik i Kënģës Popullore Qytetare. Vendin e parë e mori qyteti i Elbasanit, qyteti ku u zhvillua festivali, ndërsa këngëtarja më e mirë për të rinj u vleŕësua këngëtarja shkodrane Marjana Begu.