01/09/2026
Lodovik Doçaj – një nga fituesit e “NextGen Leaders”! 💡🚀
Me një ide biznesi inovative në fushën e turizmit, Lodovik Doçaj, përmes ALB Camping Store, synon të zhvillojë një biznes të qëndrueshëm në sektorin e kampingut dhe turizmit aventurier në Shkodër.
Projekti i tij vjen me synimin për të zgjeruar shërbimet dhe për të krijuar një ofertë më të strukturuar e tërheqëse për turistët, kryesisht të huaj, por edhe për vizitorët vendas. 🏕️Një tjetër hap drejt zhvillimit të sipërmarrjes së re dhe promovimit të potencialit turistik të Shkodrës!
“NextGen Leaders: Programi i zhvillimit të udhëheqjes dhe sipërmarrjes” financohet nga Fondacioni “The Nando and Elsa Peretti Foundation” dhe zbatohet nga Qendra Rinore ARKA Shkodër / CODE Partners.