Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi"

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" Documentary heritage inscribed on the UNESCO - Memory of the World Register in 2025
(245)

Pak histori...

Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë në Shqipëri e
themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit
Marubbi, studion do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli nga
fshati i Zadrimës, Keli. Ai më pas do të thirrej nga njerëzit e qytetit si Keli
i Marubit dhe kështu ai do të quhej përgjithmonë Kel Marubi, në nder të
mjeshtrit

të madh. Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907 Kel Marubi
do ta shqiptarizonte emrin e studios duke e quajtur atë “Dritëshkroja
Marubbi”. Pas vdekjes së Kelit “Dritëshkroja Marubi” do të drejtohej nga i
biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën
e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumierë në Francë. Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të
Shkodrës në vitin 1970. Në vitin 2003 Fototeka “Marubi” do të shkëputej nga vartësia e Muzeut
Historik të qytetit dhe duke kaluar kështu nën vartësinë e Ministrisë së
Kulturës me statusin e institucionit kombëtar. Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues
i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nenshati, Mehmet Kallfa, Pirro Mosi, Safet e Gjylzade Dokle.

📸 𝗨𝗣𝗖𝗢𝗠𝗜𝗡𝗚 | 𝗢𝗟𝗗 𝗕𝗔𝗭𝗔𝗔𝗥 𝗢𝗙 𝗦𝗛𝗞𝗢𝗗𝗥𝗔 — 𝗔 𝗩𝗥 𝗘𝗫𝗣𝗘𝗥𝗜𝗘𝗡𝗖𝗘Po ndërtojmë një Shkodër që nuk ekziston më, por që së shpejti do të...
09/09/2026

📸 𝗨𝗣𝗖𝗢𝗠𝗜𝗡𝗚 | 𝗢𝗟𝗗 𝗕𝗔𝗭𝗔𝗔𝗥 𝗢𝗙 𝗦𝗛𝗞𝗢𝗗𝗥𝗔 — 𝗔 𝗩𝗥 𝗘𝗫𝗣𝗘𝗥𝗜𝗘𝗡𝗖𝗘

Po ndërtojmë një Shkodër që nuk ekziston më, por që së shpejti do të mund ta përjetoni nga afër.

Puna po vijon për realizimin e “Old Bazaar of Shkodra”, një eksperiencë në Virtual Reality që do të rikthejë Pazarin e Vjetër të Shkodrës të shekullit XIX, duke u mbështetur në fotografitë dhe materialet historike të ruajtura në arkivin e Muzeut Marubi.

Në zhvillimin artistik dhe hapësinor të kësaj eksperience po punojnë Federico Curani, në rolin e Art Director of the Project & Game Designer, dhe Edoardo Bracchi, Landscape Architect & Level Designer, duke përkthyer dokumentacionin historik dhe universin vizual të Pazarit të Vjetër në një hapësirë virtuale që publiku do të mund ta eksplorojë dhe përjetojë.

🥽 “Old Bazaar of Shkodra” synon të jetë një nga eksperiencat e para VR kushtuar trashëgimisë shqiptare, duke krijuar mundësinë që publiku jo vetëm ta shohë historinë, por të hyjë brenda saj.

Eksperienca do të prezantohet fillimisht në KubFranceShkodra, në Muzeun Marubi, për të vijuar më pas rrugëtimin e saj si pjesë e rrjetit francez Micro-Folie.

Një Pazar i humbur, të cilin do t'ja rikthejmë Shkodrës përmes një mënyre krejt të re të përjetuarit.
__________

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit ndërmjet:
KubFranceTirana (Instituti Francez i Shqipërisë) / Ambasada e Francës në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Consulting and Development Partners (CODE Partners).

🌍 Çfarë i sjell të gjithë në Marubi? 📸Gjatë viteve të fundit, aktiviteti i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” është...
08/09/2026

🌍 Çfarë i sjell të gjithë në Marubi? 📸

Gjatë viteve të fundit, aktiviteti i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” është shtrirë përtej kufijve të Shqipërisë, përmes ekspozitave, bashkëpunimeve dhe prezantimeve ndërkombëtare, duke krijuar ura të reja me institucione dhe publikë në vende të ndryshme të Europës.

Sot, këtë marrëdhënie e shohim të reflektuar edhe te vizitorët që hyjnë çdo ditë në muze. 🇫🇷 🇩🇪 🇮🇹

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të vitit 2026, 66.6% e vizitorëve të Marubit kanë qenë të huaj, duke konfirmuar profilin gjithnjë e më ndërkombëtar të muzeut.

Veçanërisht e fortë është prania e publikut nga vendet europiane me të cilat Marubi ka krijuar ndër vite një dialog të vazhdueshëm kulturor.

🇫🇷 Franca shënon një rritje të dukshme: nga 11.2% e vizitorëve në 2024, në 14.1% në 2025 dhe 15.4% gjatë 8 muajve të parë të 2026.

🇩🇪 Gjermania vijon të ketë një prani të rëndësishme në publikun e muzeut: 8.7% në 2024, 8.6% në 2025 dhe 7.2% në 2026.

🇮🇹 Italia, historikisht dhe gjeografikisht e lidhur ngushtë me Shqipërinë, përfaqëson gjithashtu një pjesë të rëndësishme të vizitorëve: 9.5% në 2024 dhe 6.7% në 2025 dhe 2026.

Këto shifra tregojnë më shumë sesa prejardhjen e vizitorëve. Ato flasin për një muze që po ndërton një hartë europiane marrëdhëniesh, ku ekspozitat dhe bashkëpunimet ndërkombëtare udhëtojnë drejt publikut europian.

Por Muzeu Marubi nuk është vetëm një destinacion për ata që vijnë nga larg.

🇦🇱 Rreth 1 në çdo 3 vizitorë është vendas — 33.8% në 2024, 36.1% në 2025 dhe 33.4% gjatë 2026.

Sepse për të zbuluar Marubin nuk duhet të vish domosdoshmërisht nga Parisi, Berlini apo Roma.

Ndonjëherë mjafton të jesh në Shkodër. 😉
Po ti, kur ke qenë për herë të fundit në Marubi? 📷

🕊️ “Të puth tokën shqiptare përpara se të vdes.”Në gushtin e vitit 1989, pas dekadash larg Shqipërisë dhe pas shumë përp...
05/09/2026

🕊️ “Të puth tokën shqiptare përpara se të vdes.”

Në gushtin e vitit 1989, pas dekadash larg Shqipërisë dhe pas shumë përpjekjesh të refuzuara për t’u kthyer, Nënë Tereza mbërriti më në fund në vendin e saj.

Ishte një kthim i vonuar, i mbushur me peshën e një mungese të gjatë. Në Tiranë, ajo u ndal edhe në varrezat ku preheshin e ëma, Drandja, dhe motra, Agia. Ishin larguar nga kjo botë pa mundur ta shihnin më Gonxhen, që kishte lënë familjen në vitin 1928 për t’iu kushtuar një jete në shërbim të të tjerëve.

Fotoreporteri francez Michel Setboun ishte në Shqipëri dhe e ndoqi me aparatin e tij këtë vizitë të rrallë, të organizuar nën vëzhgimin e autoriteteve të kohës. Fotografitë e tij ruajnë jo vetëm praninë e Nënë Terezës në Shqipërinë e vitit 1989, por edhe emocionin e një takimi me vendin që për shumë vite kishte mbetur i paarritshëm.

Dy vjet më vonë, në mars 1991, Setboun do ta fotografonte sërish në Shqipëri. Këtë herë vendi po ndryshonte. Pas dekadash ateizmi të imponuar, kishat po hapeshin dhe meshët kremtoheshin përsëri. Në Tiranë dhe në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, Nënë Tereza lutej mes shqiptarëve.

Nga kthimi i dhimbshëm i vitit 1989 te lutjet mes besimtarëve në vitin 1991, fotografitë e Michel Setboun na sjellin dy momente të një historie që është njëkohësisht personale dhe kolektive: historinë e një gruaje që nuk e harroi vendin prej nga vinte dhe të një Shqipërie që po dilte nga një prej periudhave më të errëta të saj.

Sot, më 5 shtator, në ditën kushtuar Shën Terezës së Kalkutës, Muzeu Marubi e kujton përmes kësaj përzgjedhjeje fotografish të Michel Setboun, disa prej të cilave u prezantuan në ekspozitën “Michel Setboun, fotoreporteri në kohën e duhur”, çelur në muze gjatë vitit 2022.

📷 Michel Setboun
🕊️ Në kujtim të Shën Terezës së Kalkutës

🚀 𝟱𝟬𝟬 𝗙Ë𝗠𝗜𝗝Ë, 𝟲 𝗨𝗗𝗛Ë𝗧𝗜𝗠𝗘 𝗗𝗛𝗘 𝟯,𝟮𝟬𝟬 𝗩𝗘𝗣𝗥𝗔 𝗔𝗥𝗧𝗜… 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗬 Ë𝗦𝗛𝗧Ë 𝗩𝗘𝗧Ë𝗠 𝗙𝗜𝗟𝗟𝗜𝗠𝗜!𝘼 𝙟𝙪 𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙠𝙪𝙧 𝙝𝙖𝙥ë𝙢 𝙥ë𝙧 𝙝𝙚𝙧ë 𝙩ë 𝙥𝙖𝙧ë 𝙙𝙮𝙚𝙧𝙩...
03/09/2026

🚀 𝟱𝟬𝟬 𝗙Ë𝗠𝗜𝗝Ë, 𝟲 𝗨𝗗𝗛Ë𝗧𝗜𝗠𝗘 𝗗𝗛𝗘 𝟯,𝟮𝟬𝟬 𝗩𝗘𝗣𝗥𝗔 𝗔𝗥𝗧𝗜… 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗬 Ë𝗦𝗛𝗧Ë 𝗩𝗘𝗧Ë𝗠 𝗙𝗜𝗟𝗟𝗜𝗠𝗜!

𝘼 𝙟𝙪 𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙠𝙪𝙧 𝙝𝙖𝙥ë𝙢 𝙥ë𝙧 𝙝𝙚𝙧ë 𝙩ë 𝙥𝙖𝙧ë 𝙙𝙮𝙚𝙧𝙩 𝙚 𝙆𝙪𝙗 𝙁𝙧𝙖𝙣𝙘𝙚 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙𝙧𝙖?

Ishte fillimi i vitit dhe, bashkë me këtë hapësirë të re, hapej edhe një derë drejt një bote të tërë arti, historie dhe teknologjie. Sot, disa muaj më vonë, mund ta themi me kënaqësi: Kub France Shkodra është kthyer në një nga hapësirat më të gjalla dhe më të frekuentuara të Muzeut Marubi.

Që nga janari, kemi udhëtuar në Notre Dame, kemi hyrë në botën e Van Gogh-ut, jemi përpjekur të zbulojmë misterin e Mona Lizës, kemi parë fëmijët në art, kemi eksploruar magjinë e kinemasë përmes “Kinoscope” dhe kemi përjetuar “Artin në lëvizje”.

Por këto janë vetëm disa nga historitë që mund të tregohen këtu.

Nëpërmjet Micro-Folie, Kub France Shkodra hap një dritare drejt një koleksioni digjital me mbi 3,200 vepra arti nga 205 institucione kulturore. Nga Louvre dhe Musée d’Orsay, te Centre Pompidou dhe Château de Versailles – një pjesë e jashtëzakonshme e trashëgimisë artistike botërore mund të eksplorohet këtu, në Shkodër, përmes teknologjisë digjitale.

Dhe më e bukura e gjithë kësaj historie? Rreth 500 fëmijë kanë qenë tashmë pjesë e programeve të Kub France Shkodra. 500 fëmijë që kanë parë, pyetur, eksploruar, eksperimentuar dhe zbuluar se arti mund të jetë shumë më interaktiv, më i afërt dhe më surprizues nga sa e kishin imagjinuar.

Sepse në Kub France Shkodra, nuk vjen thjesht për të parë një vepër arti. Hyn brenda saj. Udhëton me të. E zbulon në një mënyrë tjetër. 🕶️✨

Programe të reja, histori të reja dhe eksperienca të reja do të vijnë së shpejti. Çfarë do të zbulojmë herën tjetër? 👀

Ndiqni Muzeun Marubi dhe bëhuni pjesë e programeve të ardhshme të Kub France Shkodra.

Ndoshta udhëtimi juaj i radhës fillon këtu. 🇫🇷📸🚀

📸 𝐌𝐮𝐬𝐢𝐜 𝐚𝐧𝐝 𝐌𝐮𝐬𝐢𝐜𝐢𝐚𝐧𝐬𝐃𝐞𝐜 𝟏𝟔, 𝟏𝟗𝟒𝟕–𝐅𝐞𝐛 𝟐𝟑, 𝟏𝟗𝟒𝟖𝐌𝐨𝐌𝐀, 𝐍𝐞𝐰 𝐘𝐨𝐫𝐤Në fundin e vitit 1947, Museum of Modern Art në New York hap...
31/08/2026

📸 𝐌𝐮𝐬𝐢𝐜 𝐚𝐧𝐝 𝐌𝐮𝐬𝐢𝐜𝐢𝐚𝐧𝐬

𝐃𝐞𝐜 𝟏𝟔, 𝟏𝟗𝟒𝟕–𝐅𝐞𝐛 𝟐𝟑, 𝟏𝟗𝟒𝟖

𝐌𝐨𝐌𝐀, 𝐍𝐞𝐰 𝐘𝐨𝐫𝐤

Në fundin e vitit 1947, Museum of Modern Art në New York hap ekspozitën “Music and Musicians”, një ekspozitë kushtuar muzikës dhe figurës së muzikantit përmes fotografisë.

Mes fotografëve të përzgjedhur ishte edhe Gjon Mili. https://www.moma.org/calendar/exhibitions/3223

Për Milin, muzika nuk ishte vetëm diçka për t’u dëgjuar. Ishte ritëm, gjest, energji dhe lëvizje — elemente që ai kërkonte t’i kapte dhe t’i bënte të dukshme përmes aparatit fotografik.

Në New York-un e viteve ’40, Mili hyri në botën e jazz-it duke fotografuar disa prej figurave më të rëndësishme të skenës muzikore të kohës. Kamera e tij nuk kërkonte vetëm portretin e muzikantit: ajo ndiqte duart mbi instrument, trupin në lëvizje, dritën mbi skenë dhe intensitetin e një performance që zgjaste vetëm një çast. 🎷

Në fotografitë e tij, muzika duket sikur vazhdon edhe pasi tingulli ka pushuar.

“Music and Musicians” në MoMA dëshmon edhe një herë vendin që Gjon Mili kishte fituar në skenën fotografike amerikane të kohës, në një periudhë kur eksperimentimi i tij me dritën, kohën dhe lëvizjen po krijonte një gjuhë fotografike krejtësisht të veçantë.

Më shumë se shtatë dekada më vonë, kjo histori rikthehet në Shqipëri.

📍 Ekspozita “𝐆𝐣𝐨𝐧 𝐌𝐢𝐥𝐢: 𝐑𝐞𝐭𝐫𝐨𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯ë” në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”

✨ Gjon Mili nuk ishte thjesht një fotograf. Ishte një eksperimentues i dritës, një novator që ndryshoi mënyrën se si fot...
29/08/2026

✨ Gjon Mili nuk ishte thjesht një fotograf. Ishte një eksperimentues i dritës, një novator që ndryshoi mënyrën se si fotografia mund të tregonte lëvizjen dhe kohën.

🇦🇱 Nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, nga eksperimentet me dritën stroboskopike te faqet e revistës LIFE, objektivi i tij fotografoi disa prej figurave më të mëdha të shekullit XX dhe krijoi imazhe që do të hynin në historinë e fotografisë.

💡 Picasso duke vizatuar me dritë.
💃 Valltarë të shumëfishuar në një imazh të vetëm.
🎷 Muzikantë, artistë dhe trupa në lëvizje, të kapur në mënyra që syri njerëzor nuk mund t’i shihte.

📸 Sot, kjo histori mund të zbulohet nga afër në Shkodër.

Ejani të takoni Gjon Milin përmes fotografive të tij dhe të zbuloni se si, shumë dekada më parë, ai arriti ta bënte kohën të dukshme.

Ekspozita "Gjon Mili: Retrospektivë"

📍 Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

29/08/2026
Punëtoria edukative “𝙁𝙡𝙤𝙬” 🎨🌀 ftoi të rinjtë në Kub France Shkodra të eksplorojnë botën e artit përmes mediumeve të ndry...
28/08/2026

Punëtoria edukative “𝙁𝙡𝙤𝙬” 🎨🌀 ftoi të rinjtë në Kub France Shkodra të eksplorojnë botën e artit përmes mediumeve të ndryshme, duke kaluar nga format e shprehjes artistike drejt mundësive që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore. ✨

Përmes lojërave digjitale 🎮 të mundësuara nga Micro-Folie, ata eksploruan vepra dhe përmbajtje kulturore në një mënyrë interaktive, duke zbuluar një hapësirë ku arti, loja dhe teknologjia ndërthuren natyrshëm. 🌍🖼️

Më pas, të rinjtë përjetuan eksperiencën immersive VR “Flow” 🕶️✨ nga Adriaan Lokman, një udhëtim virtual që i ftoi të zbulojnë artin përmes elementeve si ajri, lëvizja dhe shqisat. 🌀👁️

Përmes kësaj përvoje ndërvepruese, ata u njohën me një mënyrë tjetër të perceptimit të artit, ku imazhi, hapësira dhe lëvizja krijojnë forma të reja të përjetimit artistik. 🎭💫

E gjithë punëtoria u shndërrua në një hapësirë zbulimi dhe eksperimentimi, ku kurioziteti, imagjinata dhe teknologjia bashkëjetuan në mënyrë kreative, duke i ftuar të rinjtë ta përjetojnë artin nga një perspektivë e re. 🌟🎨

𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 🎬✨Një eksperiencë edukative që i fton nxënësit të eksplorojnë artin përmes mediumeve të ndryshme, nga f...
24/08/2026

𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 🎬✨

Një eksperiencë edukative që i fton nxënësit të eksplorojnë artin përmes mediumeve të ndryshme, nga format tradicionale te realiteti virtual. 🎨✨

Përmes përvojës immersive VR “Flow”, krijuar nga Adriaan Lokman, pjesëmarrësit do të zbulojnë se si elemente të padukshme si ajri, lëvizja dhe shqisat mund të shndërrohen në art. 🌀👁️

Gjatë aktivitetit, do të zhvillohen edhe lojëra digjitale nga platforma Micro-Folie 🎮, duke e bërë eksplorimin e artit dhe kulturës më interaktiv, dinamik dhe argëtues 🎨

Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience inovative.

📅 27.08.2026
⏰ 10:00–12:00
👥 10 nxënës
🎒 Mosha: +12 vjeç

Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton kurioziteti, dëshira për të zbuluar dhe për të përjetuar artin ndryshe ✨

📩 Na kontaktoni në: [email protected]

Address

Rruga: "Kolë Idromeno", Nr. 32
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 19:00
Sunday 09:00 - 19:00

Telephone

+355689071797

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi":

Share