Qukes-Skenderbe

Qukes-Skenderbe Qukës Skënderbe
Komunitet • Traditë • Kontribut
Një faqe për të gjithë ata që e duan fshatin 🌱

15/03/2026
Vazhdon mbjellja e pemëve në varrezat e fshatit.Së bashku po i japim më shumë gjelbërim, qetësi dhe dinjitet këtij vendi...
26/01/2026

Vazhdon mbjellja e pemëve në varrezat e fshatit.
Së bashku po i japim më shumë gjelbërim, qetësi dhe dinjitet këtij vendi të shenjtë.
Vazhdojme me punet e radhes 🌲🤝

“Banorët e fshatit treguan edhe një herë se kur ka vullnet dhe bashkim, çdo punë bëhet realitet. Jo vetëm që iu përgjigj...
23/01/2026

“Banorët e fshatit treguan edhe një herë se kur ka vullnet dhe bashkim, çdo punë bëhet realitet. Jo vetëm që iu përgjigjën thirrjes për kontribut në sistemimin e varrezave, por pa u ndalur vazhduan edhe me sistemimin e rrugës së fshatit. Një shembull i bukur solidariteti dhe përgjegjësie për vendlindjen tonë.
Ju njoftojmë gjithashtu se ditën e dielë do të zhvillohet mbjellja e pishave dhe ftojmë të gjithë banorët që kanë mundësi të marrin pjesë. Së bashku e bëjmë fshatin më të gjelbër dhe më të rregullt.”

18/01/2026

🕊️🌿 TË DASHUR BANORË TË FSHATIT TONË 🌿🕊️
Varrezat e fshatit janë një vend kujtese, respekti dhe nderimi për të dashurit tanë që nuk janë më mes nesh. Për t’i mbajtur ato të pastra, të rregulluara dhe dinjitoze, kemi vendosur të kryejmë disa punime të nevojshme si:
🌲 Mbjellja e disa pishave pergjate gjatesise se gardhit
🚪 Përgatitja e një porte hyrëse ne anen e poshte
🔧 Përmirësimi i rrethimit dhe punime të tjera
Vendosja e nje boti per uje
Për realizimin e këtyre punimeve, kërkohet kontributi simbolik prej 1000 lekësh(sipas mundesise) për çdo familje.
Ky është një gjest i vogël nga secili prej nesh, por me një vlerë të madhe morale ❤️
Së bashku tregojmë respekt për të parët tanë dhe kujdes për vendin ku prehen ata.
Kontributi mund te dorezohet ne vendet si me poshte:
1-Bar Kafe Hani Kopaçit(Ilir Kopaçi)
2-Bar Kafe Arra E Kopaçit (Fadil Kopaçi)
Per personat qe duan te kontribojne por nuk munden te vine ne fshat,apo per detaje te metejshme kontaktoni ne numrat si me poshte:
0685537945(Ervis Kopaçi)
+355689542110 (Erjon Kushta)
Cdo Kontribut,dhe cdo blerje qe do te behet,do te jete publike ne kete faqe!
Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe ndihmën tuaj 🙏🌿

Falenderim i përzemërt për të gjithë banorët dhe personat që morën pjesë në pastrimin e varrezave të fshatit tonë diten ...
18/01/2026

Falenderim i përzemërt për të gjithë banorët dhe personat që morën pjesë në pastrimin e varrezave të fshatit tonë diten e sotme. Me punën, kohën dhe vullnetin tuaj treguat respekt, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit dhe të parëve tanë. Së bashku e bëmë fshatin tonë më të pastër dhe më dinjitoz. Ju faleminderit nga zemra! 🙏

16/01/2026

LAJMËRIM!!
Njoftohen të gjithë banorët e fshatit se ditën e dielë, datë 18/01/2026, në orën 09:30, do të zhvillohet pastrimi i varrezave të fshatit.
Ftohen të gjithë banorët të marrin pjesë dhe të kontribuojnë sipas mundësisë për mirëmbajtjen e këtij ambienti të përbashkët, në shenjë respekti për të parët tanë.
Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm.
Faleminderit!

11/01/2026

🌨⛄️

🌨🌨
11/01/2026

🌨🌨

Address

Qukës-Skënderbe

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qukes-Skenderbe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share