Pallati i Kultures "Ndue Shyti" PUKE

Pallati i Kultures "Ndue Shyti" PUKE SAMIDIJE BYTYÇI (LAMAJ)

Foto album nga Promovimi i librit "MALSIA E PUKES" te Pr. DC.Trifon ZIU
20/06/2026

Foto album nga Promovimi i librit "MALSIA E PUKES" te Pr. DC.Trifon ZIU

Ditën e djeshme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u promovua libri “Malësia e Pukës” i Prof. Dr. Trifon Ziut, një st...
20/06/2026

Ditën e djeshme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u promovua libri “Malësia e Pukës” i Prof. Dr. Trifon Ziut, një studim me vlera të veçanta shkencore që për herë të parë sjell një trajtim të plotë të Malësisë së Pukës në aspektin gjeografik, fizik dhe gjeomorfologjik.
Në këtë veprimtari morën pjesë autori dhe grupi i tij i ngushtë i punës, z. Pashk Alia, z. Nikoll Nika, z. Mustaf Mehmeti dhe z. Marash Simoni, si dhe shumë intelektualë, studiues e dashamirës të kulturës dhe historisë së Pukës. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, i cili përshëndeti aktivitetin në emër të Bashkisë, ndërsa moderimin e takimit e realizoi Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë, znj. Denisa Meçi.
Promovimi u shndërrua në një mundësi të vyer për të njohur më thellë trevën tonë në këndvështrimin shkencor dhe studimor, duke sjellë fakte, analiza dhe vlera që pasurojnë fondin e njohurive për Pukën.
Në përmbyllje të aktivitetit, Prof. Dr. Trifon Ziu falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe interesin e treguar, duke ndarë edhe kujtime e episode domethënëse nga ekspeditat kërkimore me grupin e tij të punës. Këto rrëfime u pritën me shumë interes dhe vlerësim nga pjesëmarrësit, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë të veçantë mirënjohjeje dhe reflektimi.
Urime autorit për këtë kontribut të çmuar në studimin dhe promovimin e vlerave të Malësisë së Pukës!

19/06/2026

PETRIT GJINI ME TEMEN: TREVA E KABASH*T (SHËN PALIT) TË PUKËS NJË VENDBANIM I HERSHËM DHE SHUMË I RËNDËSISHËM NË SHQIPËRINË VERIORE
HISTORIK I SHKURTËR I KËTIJ VENDBANIMI
Kabashi (Shën Pali) është vendbanim i lashtë pellazgo-ilir i fisit të Pirusëve në Shqipërinë Veriore.
Deri në fillim të shekullit XVI Kabashi del me emrin Shën Pal.
Edhe toponimi Pukë përmendet që nga viti 1673.
Banorët e trevës së Kabash*t (Shën Palit) janë autoktone, fis më vete, me identitet të formuar dhe territor të tyre historik.
Historikisht kjo zonë ka qenë qendër e rëndësishme fetare, kulturore, tregtare, zejtare e blegtorale.
Cilësitë dalluese të këtij fisi janë: besa, urtia, bujaria, mikpritja, humanizmi, guximi dhe dashuria për të ruajtur këngët, vallet dhe traditat më të mira.
Një fjalë e urtë e fisit Kabash thotë: “Shtëpia e madhe ka burra e gra, sofër e za”.

POZITA GJEOGRAFIKE
Territori i Fisit (Bajrakut) të Kabash*t ndodhet në qarkun e Shkodrës, nënprefektura e Pukës. në Shqipërinë e Veriut. Kjo trevë shtrihet në anën e majtë (jugore) të lumit Drin, ne Veri të qyteteve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Fisi i Kabash*t kufizohet në Veri me fisin e Berishës, në Lindje me fisin e Thaçit, në Perëndim më fisin e Qerretit, në Jug me fisin e Tërthores (qyteti i Pukës me rrethinë).
Mespërmes Grykë-Kabashin e përshkon lumi Gomina që buron në Meçe, Blinisht, Buhot e Jushë dhe derdhet në liqenin e Komanit (dikur në lumin Drin).
Mali i Krrabit ( 1688 m i lartë) e kufizon fisin e Kabash*t në anën Veriore, ndërsa mali i Tërbunit (1500 m i lartë) e kufizon në anën Jugore.
Qendra e fisit Kabash shtrihet në Grykë Kabash në një vend me lartësi mesatare 250 m mbi nivelin e detit.
SHTRIRJA TERRITORIALE E FISIT KABASH TË PUKËS
Fisi i Kabash*t në rrethin e Pukës, shtrihet në fshatrat: Grykë Kabash, Buhot, Meçe, Qelëz (pjesërisht),Rrape, Rrypë, Hadroj, Bicaj, Micoj, Dardhë, Qibik, Mzi ( pjesërisht).
Kabash kemi edhe në Kolonjë, Lezhë, Dibër etj.
Në Kosovë kemi Kabash (Korishë) në Prizren, Kabash kemi në Viti dhe Gllogjan.

TOPONIMI KABASH
Kabashi nuk është thjesht një toponim, por një njësi fisnore e përmendur në dokumente e gojëdhëna historike.
Termi Kabash paraqitet:
si Gabasu, ose një “Fortezza di legno in monte” (fortesë e drunjtë malore) më 1688, në hartën e hartografit venedikas, Francesko Mario Koroneli;
si Kabasci më 1689, në kohën e hartografit Italian Gjakomo Kontelli da Vinjolla;
si Kabasi më 1691, në hartën e Koronellit;
si Cabassi, më 1621, në një raport kishtar të Gjergj Bankos;
si Cabasci, më 1703 në raportin e kryepeshkopit katolik të Tivarit, Vencentius.
Kjo fjalë paraqitet edhe në mbiemrin e familjes Kabasilla, që na kthen në shekullin XII.
Prof. Eqrem Zenelaj, duke u bazuar në hulumtimet e tij shkencore dhe në arkivat evropiane te Vatikanit e Vjenës ka arritur të gjej burime historike, se toponimi Gabass (Kabash), është toponim i hershëm pellazgo-ilir.
Tha-bash dhe The-bash (Theba), dikur emër vendi malor në Dardani.

ABACIA E SHËN PALIT NË GRYKË KABASH TË PUKËS
Popullsia e Kabash*t në themel është një dhe e pandare pavarësisht ndërrimit të besimit nga katolik në myslimanë të një pjese të caktuar me ardhjen e perandorisë osmane.
Kisha kryesore katolike në Kabash ishte kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit (vendi ku është shkolla e Kabash*t), e më pas Shën Palit ndonëse kishte edhe kisha të tjera që iu dedikuan Shën Nikollës, Shën Pjetrit, Shën Jeremisë, Shën Eliës, Shnapremtes, Shën Markur etj.
Në Shën Pal, Grykë Kabash kisha kishte statusin e një abacie me emrin e Shën Palit.
Ajo ndodhet në Juglindje të kodër Qafaliajt, në të djathtë të rrjedhes së lumit Gomina.
Kjo abaci është ndërtuar rreth shekujve II-IV të erës sonë.
Më 5 nëntor 1984 Abacia e Shën Palit në Grykë Kabash është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë nga Ministria e Kulturës dhe Insituti i Monumenteve të Shqipërisë.
Në këtë abaci rreth viteve 1632-1633 ka shërbyer Abati Benediktin Nikoll Leka i cili ka qenë edhe student i Pjetër Budit më 1620.
Sipas dokumenteve të pakontestueshme të Vatikanit më 1367 në këtë Abaci u hap Shkolla e Parë Shqipe që arrinte nivelin e arsimit të mesëm të drejtuar nga kolegji i priftërinjve.
Ky dokument është publikuar nga studiuesi i arkivës së Vatikanit Z. Mark Palnikaj dhe transmetuar nga gazetari Marin Mema në emisionin “Gjurmë shqiptare” në Top Chanell.
Festa më e madhe e Fisit Kabash është Shën Pali,më 28 Qershor të çdo viti për nder të emrit shenjtorit që mban Abacia e Shën Palit në Grykë Kabash.
Në muajin maj 2026 është marrë vendimi për rikonstruksionin e Abacisë së Shën Palit në Kabash, sponsorizuar nga biznesmenët e “Sofrës Pukjane”, z. Tonin Alija si kryetar dhe nën drejtimin e specialistëve arkitekt të Institutit të Monumenteve Tiranë.
PËRBËRJA E FISIT TË KABASH*T (SHËN PALIT)
Fisi i Kabash*t tradicionalisht përbëhet nga katër familje(vllazni) kryesore: Kokë Leka, Qafë Leka, Lushë Leka dhe Hadër Leka.
Gjatë periudhës së sundimit të Dinastisë së Bushatllinjve në Shkodër, nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, Kabashi kishte nderin të bëhej(shpallej) Fis i Parë në Shtatë Bajrakët e Pukës.
Bajrakët e Pukës që atëherë e sot e përjetë kanë këtë renditje:
1. Kabashi 2. Thaçi 3. Berisha 4.Qerreti 5. Tërthore 6. Mërturi 7. Malziu.
Në 12 Fiset e Lekës së Malësisë së Veriut të Shqipërisë, Kabashi radhitet i treti pas Hotit dhe Orosh*t.
Në regjistrimin e parë të besueshëm Austro-Hungarez të vitit 1918, Grykë-Kabashi kishte 223 shtëpi me 1494 banorë.

FIGURAT FISNIKE TË KABASH*T (SHËN PALIT) NDËR SHEKUJ
Ndër shekuj fisi i Kabash*t ka nxjerrë figura që i kanë dhënë jetë kësaj treve dhe mbarë Shqiptarisë.
1. Familja Gazullore
Gjon Gazuli (1400-1465), i njohur si humanist, diplomat dhe astronom. Ai shërbeu si abasador i Skënderbeut pranë oborrit të Papës në Vatikan dhe ishte figurë e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Arbërisë. Më 1433 ai shërbeu si pedagog në Universitetin e Padovës.
Pal Gazuli (1405-1470), i njohur si diplomat, humanist dhe ipeshkv i Drishtit . Pali shërbeu 10 vjet me radhë nga 1452-1462 si përfaqësues diplomatik i Skënderbeut , sidomos në marrëdhëniet me Venedikun.
Te dy vëllezërit Gazuli kontribuan në përpjekjet diplomatike dhe kulturore për të mbështetur luftën e Gjergj Kastriotit kundër perandorisë osmane dhe për të përfaqësuar denjësisht Arbërinë në Evropë.
2. Abatët Prend Ziu dhe Nikoll Leka nga Kabashi (Shën Pali) mbaruan studimet e larta për teologji në Romë. Ata ishin studenta të Pjetër Budit më 1620.
3. Zeq Demë Kabashi (1818-1888), nga Dardha ishte pjesmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
4. Vocërr Bajraktari (1840-1900), shërbeu si Bajraktari i Kabash*t.
5. Prendush Gega (1850-1938), Poeti i Kabash*t, Rapsodi i Alpeve Shqiptare, Artist i merituar shpallur më 1979. Ai ishte autori i më shumë se 100 këngëve popullore.
6. Fran Gjoka kengetar, artist, humanist jeton ne Michigan, SHBA
7. Moter Marjana Preçi Misionare e Urdherit te Nene Terezes, ka sherbyer ne Kalkuta te Indise, Itali dhe tani ajo sherben ne qytetin e Pukes.
8. Neritan Muhamet Cufaj nga Micoji është shuguruar prift katolik nga Vatikani ne 2025

TRASHËGIMIA ARKEOLOGJIKE, FETARE DHE KULTURORE E KABASH*T (SHËN PALIT)
Pjesë e trashëgimisë arkeologjike , fetare, kulturore dhe traditës janë:
1. Gjetjet arkeologjike (enët qeramike, tjegullat etj.) pranë Abacisë së Shën Palit në Grykë Kabash që i përkasin shek. II-IV të erës sonë.
2. Rrënojat e kalasë Qytetzë, ku sunduan familjet Ziu dhe Gazullorët e famshëm që ishin në nivel ambasadorësh në kohën e Gjergj Kastriotit. Kalaja Qytetzë së bashku me kalanë e Fletit shërben edhe për princin Leka III Dukagjini.
3. Abacia e Shën Palit e shek. II-IV të erës sonë duke qenë më e vjetra ajo ka shërbyer edhe si kisha mëmë për tërë krahinën e Pukës (Dukagjinin e Vjetër).
4. Rruga e karvaneve- trasesë së Udhës së Epërme që dëshmojnë lidhjet Adriatik e Shkodër me Dardaninë e brigjet e Danubit Verilindor.
5. Panairi pranveror i Kabash*t , “E Diela e Enëve (Larit) në Grykë Kabash.
6. Kuvendet e Shtatë Bajrakëve të Pukës, ku mblidheshin në Lam Lushaj të Grykë Kabash*t deri më 1943 që ishte rasti i fundit. Këto kuvende burrash janë dalluar për urti, maturi dhe dinjitet njerëzor.
7. Veshja tradicionale e trevës së Kabash*t (xhubletë me zbukurime me tel argjendi)
8. Vallja epike e burrave të Kabash*t (kërcyer nga 4 valltarë).

OBJEKTET KRYESORE TË QENDRËS GRYKË KABASH GJATË VITEVE 1945-1990
1. Shkolla e Kabash*t
2. Shtëpia e kulturës bashkë me bibliotekën e saj
3. Postë Telegraf Telefoni (PTT)
4. Muzeu i fshatit
5. Qendra shëndetësore dhe materniteti me një mjek dhe 5 infermierë
6. Qendra e forcave vullnetare me bazë të rregullt me shërbim dhe armatim
7. Qendra e kryesisë së kooperativës me dy sektorë Kabash dhe Rrape
8. Dyqani i artikujve të përzier dhe ai i bukës
9. Punishtja e pijeve alkoolike
10. Magazine e grumbullimit të drithërave

SHKOLLA SHQIPE E KABASH*T (SHËN PALIT) TË PUKËS (DUKAGJINIT TË VJETËR)
Shkolla e parë shqipe laike e Kabash*t është hapur më 1918.
Mësuesi i parë i kësaj shkolle ishte Sadik Prishtina që shërbeu nga viti 1918-1932. Më pas shërbeu mësuesi Zeqir Zeka nga viti 1932-1938. Te dy këta mësues vinin nga Normalja e Elbasanit.
Nga statistikat e Ministrisë së Arsimitt të Shqipërisë rezulton se numri i nxënësve sipas viteve në shkollën e Kabash*t ka qenë: më 1922 ishin 40 nxënës, më 1924 ishin 50 nxënës, më 1929-1930 ishin 36 nxënës, më 1932 ishin 40 nxënës, më 1934 ishin 35 nxënës, më 1945 ishin 42 nxënës, më 1947 ishin 43 nxënës, më 1948 ishin 70 nxënës me tri klasa, më 1949 ishin 4 klasa, 2 mësues dhe 77 nxënës.
Më 1961 u inagurua shkolla e re 7-vjeçare e Kabash*t me 12 klasa mësimore.
Në vitin shkollor 1968-1969 arsimi u bë 8-vjeçar me 68 nxënës në ciklin e ulët, 56 nxënës në ciklin e lartë dhe 15 nxënës me shkëputje nga puna dhe kishte 7 mësues. Nga viti 1970-1997 numri i nxenesve ka qene perhere ne rritje. Nga viti 1998 e me pas numri i nxenesve dhe i mesuesve ka pesuar renie nga largimi i familjeve per arsye ekonomike brenda dhe jashte vendit.

MËSUES ME ARSIM PËRKATËS QË KANË SHËRBYER NDËR VITE NË SHKOLLËN E KABASH*T
Sadik Prishtina, Zeqir Zeka, Ndue Jak Pjetri, Xhemal Meçi, Pavlin Cami, Ali Hoxha, Ndrek Qeraxhia, Sherif Laçi, Besnik Laçi, Ramadan Islami, Sabah Sinani, Drita Sinani, Drita Kopani, Sabrie Hyseni, Vezite Sadrija, Musa Hoxha, Raze Hoxha, Maliq Hoxha, Rasim Hoxha, Xhemal Qollaku, Shyqyrie Hoxha, Jak Delia, Seferin Delia, Marte Prendi, Pëllumbesha Gjini, Lumturie Hadroj, Ylber Islami etj.

DREJTORËT NDËR VITE QË KANË SHËRBYER NË SHKOLLËN E KABASH*T TE PUKES
Ymer B.Kopani, Skënder Shabani, Reshat Mehmeti, Beslim Hoxha, Fatmir Mborja, Gjenovefa Volaj,
Melda Uka, Prendush Ndreka, Adem Laçi, Ramadan Hoxha, Muharrem Furriku, Abedin Beci, Skënder Guri,
Petrit Gjini, Shpresa Tahiri etj.
SESIONET SHKENCORE TË KABASH*T
Një traditë mjaft të mirë për vazhdimësinë e punës shkencore ka krijuar ndër vite kolektivi i shkollës së Kabash*t në bashkëpunim me institucionet shkencore të vendit dhe me praninë e punonjësve shkencore të Insitutit të Studimeve Pedagogjike, Insitutin e Gjuhësisë dhe të Letersisë, Insitutin e Kulturës Popullore, Insitutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe me praninë e referimet e tyre si prof. Eqrem Çabej, prof. Mahir Hoti, prof. Jup Kastrati, prof.Bedrim Dedja etj.

TEMATIKA E SESIONEVE SHKENCORE TË ZHVILLUARA NË KABASH TË PUKËS
1. Për toponiminë Kabash, 21 maj 1977
2. Për traditat etnokulturore Kabash, 20 tetor 1978
3. Për rritjen e cilësisë së shkollës Kabash, 31 maj 1980
4. Prendush Gega-Poeti i Kabash*t, Nji rapsod i Alpeve Shqiptare, Artist i merituar, individualitet i letërsisë gojore Kabash, 20 qershor 1981
KËNGËTARË, INSTRUMENTISTË DHE VALLTARË NDËR VITE
Fisi i Kabash*t është dalluar ndër vite për zëra melodiozë, intrumentistë dhe valltarë që kanë qenë
pjesë dinjitoze e Ansamblit “Puka” .
Dallohen këngëtarët: Fran Gjoka, Kristina Marku, Gëzim Ahmetaj, Petrit Gega, Novi Prendi, Gjovalin
Nikolli, Gjovalin Gjergji, instrumentistët: Ervin Gega, Ylber Islami, dhe koreografi Riza Hoxha.
Një kolorit i veçantë ngjyrash ka shoqëruar edhe veshjet popullore të këtij fisi plot jetë e gjallëri .
Natyrën dhe mallin për vendlindjen e përcjellin bukur vargjet poetike të krijuesve Prendush Gega, Elez
Hadroj, Ramadan Kopani, Petrit Nika (Dardhe) dhe Albana Cufaj (Micoj).
Një vlerësim shkon edhe për fotoreporterët e palodhur Fadil Hyseni dhe Nikolin Prendi që pasqyrojnë
çdo veprimtari kulturore dhe artistike që organizohet në rrethin e Pukës.
REFERENCAT KRYESORE:
• Franc Nopça “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre”
Tiranë, 2013
• Robert Elsie “Fiset shqiptare (Historia, shoqëria dhe kultura) Prishtinë, 2017
• Frang Bardhi ipeshkv i Dioqezes së Sapës “Relacion i vitit 1637…”
• Eqrem Zenelaj “Pellazgët, ilirët , shqiptarët “ Prishtinë, 2017
• Don Ndoc Nikaj “ Historia e Shqypnis” Vëllimi I-II botim i vitit 1902 në Bruksel dhe ribotim Tiranë, 2024
• Revista “Studime Filologjike” Nr. 3, fq. 241-242 Tiranë, 1977
• “Puka dhe shkolla”, botim i Seksionit të Arsimit dhe të Kulturës dhe Kabinetit Pedagogjik të rrethit Pukë Pukë, 1978
• Petrit Gjini “Historiku i shkollës së Kabash*t” Kabash ,1997
• Muhamet Cufaj “Fjala e urtë në gojën e pukjanëve” Tiranë, 2002
• Sabah Sinani “Udha e arsimit pukjan në vite” Shkodër, 2003
• Gjon Gjoni “Udhërrëfyesit e dijes” Portrete arsimtarësh Tiranë, 2005
• Xhemal Meçi “Kabashi, Puka që në lashtësi” Tiranë, 2008
• Rrahman Rexhaj “Kabashi i Vendit-Prizrenit në rrjedha të historisë” Prizren, 2022
• Mark Mesuli “Sofra pukjane” Tiranë, 2016
• Alfons Uka, Gjon Gjoni “Puka në dokumente historike” Tiranë, 2009
• Trifon Ziu “Malësia e Pukës” (monografi gjeografike, fizike) Shkodër, 2026
• Dëfteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485 Tiranë, 2019
Botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë
• Edwin E. Jacques “ Shqiptarët nga lashtësia deri në ditët e sotme” Botime Koliqi
Tiranë, 2025


Përgatiti: Petrit GJINI, mësues mjeshtër i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Një ditë e bukur në Ekspozitën Etnokulturore të PukësSot pata kënaqësinë të mirëprisja në Ekspozitën Etnokulturore një g...
18/06/2026

Një ditë e bukur në Ekspozitën Etnokulturore të Pukës
Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në Ekspozitën Etnokulturore një grup prej rreth 30 intelektualësh nga Tirana, mes të cilëve historianë, mësues dhe studiues të fushave të ndryshme. Vizita e tyre u shndërrua në një surprizë të këndshme dhe në një takim të veçantë me vlerat e trashëgimisë sonë.
Gjatë vizitës, ata u njohën me historinë, etnografinë, artin, kulturën, kostumografinë dhe traditat e trevës së Pukës, duke shprehur vlerësime të shumta për pasurinë kulturore që ruan kjo krahinë.
Ajo që më gëzon më shumë janë përshtypjet e ngrohta që vizitorët lënë pas. Shpesh ata shprehen se, përmes mikpritjes, shpjegimeve dhe atmosferës së krijuar, ndihen sikur janë bërë banorë të Pukës, duke përjetuar nga afër shpirtin bujar e mikpritës të kësaj treve.
Faleminderit të gjithë vizitorëve që na dhurojnë vlerësime kaq të bukura dhe na motivojnë të vazhdojmë me përkushtim punën për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. ❤️🙏

17/06/2026

NGA SOT DO TE PUBLIKOJ KUMTESAT QĒ U MBAJTEN NĒ SIMPOZIUMIN SHKENCOR PER DITEN E KULTURES PUKJANE.
SOT DO TE FILLOJME ME TEMEN E MBAJTUR NGA STUDIUESI (Mesuesi I historise) MUSTAF MEHMETI

TEMA: Veshtrim I shkurter historik | treves se Pukes nga lashtesia deri ne vendosjen e sistemit feudal ushtarak Turk.

a. Vendodhja dhe banoret e hershem te Pukes;
Treva e Pukes nga pikepamja gjeografike, shtrihet ne jug te brrylit te Drinit te bashkuar. Kufizohet ne veri nga krahina e Tropojes, ne lindje nga Hasi dhe Kukesi, ne jug nga Mirdita dhe Lezha dhe ne perendim nga Shkodra. Ka formen e nje malesie me tre pjese me te ngritura si Krrabi 1648 m, Terbuni 1422 m e Munella 1922 m mbi nivelin e detit.
Ne perberjen e saj futen disa lugina si ato te Gomines, Lumit te Berishes, Gomsiqes, Goses dhe Fanit te Madh si dhe disa gropa dhe fushegropa ne formen e pllajave si; Gropa e Pukes, Gropa e Qerretit
dhe e Gropa e Iballes. Puka eshte nje t**e e pasur me pyje dhe pasuri minerale te vendosur ne mes te rrugeve tregtare pasi lidhin lindjen me perendimin dhe anasjlitas, pra Detin Adriatik me Kosoven, prandaj ka pasur rendesi te madhe ne lidhjet tregtare te kohes. Rruga qe kalonte neper puke quhej Ad-Picarja dhe krahasohej per nga rendesia me Rrugen Vija-Egnatija.
Treva e Pukes eshte banuar qe ne lashtesi. Ne rajone te ndryshme jane gjetur objekte qe e vertetojne kete si; ceramik apo skorje e
bakerit sidomos ne Qerret, Qelez, ne Iballe, Kabash, Micoj, Kryezi etj.
Vetevetiu lind pyetja kush ishin banoret e pare te Pukes dhe me se merreshin ato? Ashtu si ne te gjithe Ballkanin Perendimore ketu jetonin Iliret. Nje popull krenar, 1 bukur, punetore dhe shume liridashes. Ne te gjitha hartat e vjetra ku vendoseshin fiset ilire,
studies te ndryshem Puken e perfshijne ne zoterimet e fisit Ilir te Piruseve. Por kush ishin Piruset? Ata jane popull llir I vendosur ne
mes te Drinit te Bashkuar dhe Lumit Mat, ku perfshiheshin territoret e Pukes ne veri te Mirdites ne ender dhe te Matit ne jug. Piruset ne shkrimet e vjetra permenden si metalurget e pare te Europes, pasi ato jane te paret qe shkrijne bakerin duke prodhuar veglat prej bakeri dhe me vone prej bronezi. Pirusit prodhonin shume ene balte sidomos zona e Gojanit dhe e Iballes.
Historian Romak Tit Livi thot per Piruset se ato ishin te gjate mbi 2 meter dhe jetonin me gjate se tjeret reth 300 vite, pasi pinin nje caj te vecante qe pergatitej nga lulja e jetes qe fatekeqesisht sot nuk
gjendet. Sot studiesit po mundohen ta gjejne kete bime por pa sukses, pasi nga ndryshimet klimatike jane zhdukur. Sipas pas studiuesve te ndryshem, piruset kishin nje qender te madhe qytetare qe u quajt Epicaria dhe mendohet se ndodhej pikerisht moi rrugen
Ad-Picaria, ne perendim te Pukes se sotme rreth 4.5 km (ne Fushen e Kuqit ne Pezhve). Piruset permendet si popull luftarak dhe liridashes. Ato moren pjese gjeresisht ne gendresen anti Romake.
Ngjarja me e rendesishme nga pikepamja historike eshte kryengritja
e viteve 6-9 pas Krishtit, ne kete kryengritje moren pjese rreth 200 mije vete dhe udhehiqeshin nga dy Batot, Batoja e Epiruseve dhe ai I Desidijateve (Bonja e sotme) atehere ishte fis Ilir. Kryengritesit
arriten te clirojne ter ilirin dhe per dy jave arriten ne Lumbardi afer Milanos. Romaket duke e pare se ato mund te arrinin per nje kohe te shkurter ne Rome perdoren parullen 'perca dhe sundo' duke blere Baton e Desidijateve dhe arriten ta thyenin me tradheti kryengritje duke I dhene fund vetem pas tre viteve. Hakmarrja e Romakeve ishte teper e ashper dhe shfarosese. Thuhet se Romaket kryqezuen rreth
30 mije veta nga zona e Pukes deri ne Durres edhe njekohesisht moren reth 30 mije veta skllever dhe | derguan ne Spanje
(mendohet ne Katalonje) per te mos u kthyer me. Ketu merr fund dhe historia e pirusve per ti lene vendin nje periudhe tjeter te gjate historike te sundimit Romak dhe me vone bizantin ne keto treva.
b. Periudha Romako-bizantine;
Kur treva e Pukes ra plotesisht nen sundimin Romak, Roma u kujdes per rruget e saj sidomos per ato ushtarake, duke ndertuar fortifikime dhe pika pushimi me karakter ushtarak ne zonen e Pukes me ellim ruajtjen e kesaj rruge, sepse sulmoheshin shpesh karvanet Romake
nga banoret vendase. Edhe Epicarja pesoj ndryshime duke u shenderruar nga nje gender ekonomike e cila merrej kryesisht me prodhimin e pezhves qe prodhohej nga rreshira e pishes dhe kishte
nje perdorim te gjere pasi perdorej ne rrethimin e keshtjellave si
lende djegese. Ne periudhen Romako-Bizantine ka sherbyer si çender pushimi e garnizonave ushtarake. Edhe distancat qe lidhnin Epicarjan me Vigun, pastaj me Lezhen apo Shkodren benin qe Epicarja te kishte rendesi te madhe ne rruge. Pas shekullit 5 pas Krishtit Epicarja nuk permendet me. Dihet tashme se ne vitin 325 pas Krishtit Roma u nda ne dy pjese, pjesa perendimore me krygender Romen dhe e ruajti emrin Perandoria Romake dhe pjesa lindore ndyshe u quajt Perandoria Bizantine. Ajo e mori kete emer nga kryeqiteti Bizanti (Stambolli sotem). Ne kohen e sundimit nga Kostandini | Madh I kesaj perandorie, Bizantit ju nderrua emrin nga Bizant ne Kostandinopoja (ayteti | Kostandinit). Po I njejti aytet kur u
pushtua nga turgit ne vitin 1452 u quajte Istambul (Stamboll). Kufiri qe ndante keto dy perandori, kalonte ne Luginen e Drinit qe ndante Puken me Shkodren. E permendem kete fakt sepse ne kete periudhe vertet eshte nje periudhe shume e erret sepse mungojne te dhenat historike, por nuk lem dot pa permendur se kesaj periudhe | perket shkaterrimi | Perandroise se Perendimit nga barbaret dhe hunet,
duke bere qe nje pjese e t**es llire te shkaterroheshin bashke me Romen. Kurse ne lindje duke pefshire dhe tokat e Pukes, barabret vetem e perdoren per ure kalimi. Po kesaj periudhe | perket dhe lindja e krishterimit ne keto zona. Thuhet se krishterimi filloj qe ne shekullin e katert pas Krishtit, ka mendime se faltorja e pare e krishterimit ka qene ne Kabash te Pukes (faltorja e Shen Palit e cila dalengadale u shenderrua ne Kishen e Shen Palit). Sipas disa misionareve te krishtere thuhet se madje prane kesaj kishe qe rreth shekullit te 13 pas Krishtit u shnderrua ne Abaci (Ama e kishave te
Pukes). Mendohet se ketu kishte dhe nje shkolle e barazvlefshme me shkollen e mesme te sotshme qe pergatiste prifterinjte e se ardhmes.
Po kesaj periudhe I perkasin edhe kishat paleo-kristiane te Shenkollit (ne Kalane e Dalmaces). Po kesaj periudhe | perket dhe manastiri l Shpelles se Kaurrit ne Levrushke te Pukes qe ndodhet ne grykederdhjen e Lumit Gomina ne Drin. Ka rrenoja kishash edhe ne fshatta te tjera te Pukes. Ne periudhen e shekullit 6-9 pas Krishtit eshte periudha e Arberit por dhe njekohesisht edhe e Kaurrit. Puka ka vlera te jashtezakonshme per kete periudhe sepse gjetjet
arkeologjike te varrezave ne Kalane e Dalmaces vertetuan plotesisht se popullesia e kesaj zone ishte nje popullsi e plote pasardhese e ilieve duke u shenderruar ne nje ure kalimi nga iliret, tek arberit dhe
me vone tek shipatret. Ketu jane gjetur fibula, byzylyk, varse, vathe etj, te cilat ngjasojne me te njejtat modele te ilieve. Keto gjetje
verehen fillimisht ne zonen e Komanit dhe I dhan emrin kultura e Komanit qe 1 perket Pukes por objekte te tilla jane gjetur deri ne Kolonje, pra kishin shtrirje mbarekombetare. Ne kete periudhe sic duket duke qene pjesa me skajore ne perendim te Bizantit,
dalengadale duke mos gene ne gjendje te ruaje kufinjt e vete
perendimore iu dha dore te lire fiseve sllave te vendoseshin ne Ballkan qe ne shekullin e 6 pas Krishtit, ne periudhen e car Stefan Nemanjes I cili me ushtrin e tij arriti te pushtoj t**en Shaipatre, nder
to dhe Puken. Serbet e kane pushtuar Puken edhe rreth vitit 1360 ne Kohen e car Stefan Dushanit. Keto pushtimet kane bere qe popullesi te jete shume e paket dhe shpesh here ata te largoheshin nga zonat afer rruges per tu vendosur ne zona te thella malore.
c. Pushtimi turk;
Largimi I slaveve (serbeve) fuqizoj familjet vendase te cilat moren
tiparet e Feudaleve te Vegjel qe zoteronin nje fshat me pas edhe nje
krahine te tere sic ishte pjesa me e madhe e Pukes e cila kaloi ne zoterimin e dukagjineve. Duhet ta theksojme kete periudhe pasi
edhe kjo periudhe eshte nje periudhe shume e rendesishme historike per Shaiperine, dhe kountributi | Pukes me ne krye keta feudal ishte | jashtezakonshem. Dukagjinet permenden ne historine e Shaiperise njekohesisht me Spanet, Zahariaj, Kastriotet, Arianitet, Komenet, Topiat etj. Me I rendesishmi I kesaj familje ka qene Leka i Il|-te | Dukagjineve. Sic duket nga emri Leka i Ill-te do te thote qe ka
gene nje Principate e Trasheguar Feudale nga e njejta familje.
Mendohet qe Leka i Ill-te kishte shume shtepi si dhe ndertoi disa kala kryesisht sinjalizuese si; Kalaja e Qytezes ne Kabash, Kalaja e Micoit e cila sot eshte me ruajtura, Kalaja e Fletit, Kalaja e Trunit, Kalaja e Vaspasit e cila sot eshte e mbytur nga Liqeni i Fierzes, dy kalate e Vrithit. Qendren kryesore Leka i I||-te e kishte ne Fushen e Binishtit ne Shen Pal (Kabashi I sotem). Me Leka i I||-te lidhen emertimet si Varka e Lekes, Lisi i Lekes, Sofra e Lekes, Kalaja e Lekes, etj. Me vendosjen e turqve pas viti 1479 u vendos njekohesisht dhe Sistemi Feudal Ushtarak Turk. Nepermjet keti sistemi, turgit filluan te islamizojne edhe disa zona te Pukes. Islamizimi u be kryesisht ne fshattat nga kalonte rruga e madhe e vjeter te cilen e permendem
me larte. Keshtu Frang Bardhi ne realacionet qe | dergon kongredacionit te shenjte Romak, shkruan se ne Kabash sundonte nje turk (banore vendas mysliman) me gruan katolike. Ky banori vendas dha dy pendeqe si dhe nje sasi monedhash per te rindertuar Kishen e Shen Palit qe po rrenohej, kurse te krishteret katolik ishin shume te varfer. Kjo beri qe Kisha e Shen Palit nga nje gender e madhe kishtare te humbte vlerat e saj nga islamizimi I banoreve dhe te vendosej ne Qelez. Edhe fshatra te tille si Qerret, Puka, Fleti, Kulimrija, Xathi, Truni, Va-Pasi, nje pjese e Iballes dhe e Kryeziut u islamizuan. Banoret vendas mysliman perfituan tituj dhe grada duke u fuqizuar ekonomikisht nga vjelja e taksave si dhe duke | sherbyer ushtrise Osmane. Nje pjese e tille e tyre u quajten agallare, te gjithe
kishin origjine nga Kabashi, sic jane Agallaret e Pukes, Agallaret e Kryeziut dhe Agallaret e Iballes. Ndonese u vendos regjimi Feudal Ushtarak Turk, qe pati pasoja negative ne trevat e Pukes kurre nuk ju nenshtrua plotesisht keti regjimi. Kete e deshmon edhe qendresa e islamizimit ne zona te thella, apo edhe kryengritjet e here pas hershme kunder taksidareve dhe ushtareve truk.
Nje turk (banore vendas mysliman) me gruan katolike. Ky banori vendas dha dy pendeqe si dhe nje sasi monedhash per te rindertuar Kishen e Shen Palit qe po rrenohej, kurse te krishteret katolik ishin shume te varfer. Kjo beri qe Kisha e Shen Palit nga nje qender e madhe kishtare te humbte vlerat e saj nga islamizimi 1 banoreve dhe te vendosej ne Qelez. Edhe fshatra te tille si Qerret, Puka, Fleti, Kulimrija, Xathi, Truni, Va-Pasi, nje pjese e Iballes dhe e Kryeziut u islamizuan. Banoret vendas mysliman perfituan tituj dhe grada duke u fuqizuar ekonomikisht nga vjelja e taksave si dhe duke | sherbyer ushtrise Osmane. Nje pjese e tille e tyre u quajten agallare, te gjithe kishin origjine nga Kabashi, sic jane Agallaret e Pukes, Agallaret e Kryeziut dhe Agallaret e Iballes. Ndonese u vendos regjimi Feudal Ushtarak Turk, qe pati pasoja negative ne trevat e Pukes kurre nuk ju nenshtrua plotesisht keti regjimi. Kete e deshmon edhe qendresa e islamizimit ne zona te thella, apo edhe kryengritjet e here pas hershme kunder taksidareve dhe ushtareve truk.

Punoi : MUSTAF MEHMETI

Mes  artisteve 💫💫ndihesh artiste👍
16/06/2026

Mes artisteve 💫💫ndihesh artiste👍

14/06/2026
Emil artistja e Vogel qe zbukuron skenen 💫
14/06/2026

Emil artistja e Vogel qe zbukuron skenen 💫

Address

Pukë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pallati i Kultures "Ndue Shyti" PUKE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share