Shoqata "MOKRA" Dega Pogradec

Shoqata "MOKRA" Dega Pogradec Faqja zyrtare e Shoqatës Atdhetare Kulturore "MOKRA" - Dega Pogradec.

Prof. Dr. Nefail Biba i vlerësuar “Mokrari i Vitit”  gjatë eventit “Mokra N’Fest 2026”. Faleminderit për gjithçka profes...
10/08/2026

Prof. Dr. Nefail Biba i vlerësuar “Mokrari i Vitit” gjatë eventit “Mokra N’Fest 2026”. Faleminderit për gjithçka profesor! 👏👏

Prof. Nefail Biba u lind në Velçan (Mokër), Pogradec më 8 nëntor 1944. Në fashtin e tij të lindjes kreu arsimin 7-vjeçar , ndërsa atë të mesëm e kreu në Teknikumin veterinar, Shkodër (1958-1962). Arsimin e lartë e kreu në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Institutit të Lartë Bujqësor (1962-1967) ku dhe u diplomua si mjek veterinar. Menjëherë pas diplomimit filloi punën si veteriner në zonën e Mokrës, ku punoi 10 vjet, nga të cilat 4 vjet punoi si kryeveteriner në zonën e Mokrës dhe pastaj si veteriner nȅ fshatin e tij tȅ lindjes. Për punën e tij të përkushtuar dhe me profesionalizëm si veteriner por edhe për angazhimet si aktivist shoqëror, në dobi të komunitetit, ai mori dhe vlerësime nga organet drejtuese të shtetit dhe të rrethit dhe u dekorua me Urdhërin e Punës të Klasit të dytë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, ndërsa më vonë, shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Velçanit. Në shtator 1977, emërohet si pedagog në FMV ku punoi deri sa doli në pension, në vitin 2012. Në vitet 1981-1983 ai u specializua në Milano, Itali, në fushën e Toksikologjisë Veterinare ku realizoi doktoraturën me temë “ Ndikimi i pesticideve klororganike në sferën seksuale të kafshëve duke ndërhyrë në enzimat mikrozomale të mëlçisë nëpërmjet citokromit P-450”.
Pas kthimit nga Italia, ai ngarkohet dhe aktivizohet si Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit, Universitetit, IKV dhe KPMV (Komisioni i Posaçëm i Mbrojtjeve të Veterinarisë) ku, për katër vjet, kryen detyrën si Sekretar i kësaj strukture (1986-1991).
Në vitin 1984-1994 ngarkohet me detyrën e Përgjegjësit të Katedrës së Lëndëve Klinike (më pas Katedra e Sëmundjeve Joinfektive),:
Në vitin 1985 merr gradën “Kandidat i Shkencave” (“Doktor”). në vitin 1990 merr titullin “Docent”, në vitin 1995 merr titullin “Prof.asocuar” dhe në vitin 1999 merr titullin “Profesor”.
Prof. Biba për një periudhë të gjatë (1998-2007 ) ka qënë Anëtar i Senatit Akademik të UBT. Në vitet 1998-2005 , ai u caktua si Anëtar në Redaksinë pȅr hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar) FESH-it.
Në vitet (1998-2002) ai është zgjedhur Anëtar i Redaksisë në revistën ”Veterinaria”, IKV.
Në peridhën 2002-.2003 u caktua si Kryetar i Këshillit të Lartë të Veterinarisë , një strukturë e re e ngritur në ndihmë të shërbimit veterinar.
Në fillim të viti 1998 emërohet dekan i fakultetit dhe më pas, për dy mandate rrjesht, zgjidhet përsëri dekan deri në vitin 2007, duke drejtuar FMV për 10 vjet. Në këtë periudhë ai u angazhua me shumë përkushtim për rivitalizimin e fakultetit, rivendosjen e standardeve bazë të qëndrueshme të kurrikulës dhe të programeve mësimore të fakultetit dhe futjen e krediteve si një kërkesë imperative e kohës. Ai u përfshi edhe në aspektet e internacionalizimit të fakultetit përmes projketeve të GTZ ( Gjermani) dhe Tempus( Itali).
Prof Biba është autor i një sërë projektesh kërkimore e mësimore që lidhen me zhvillimin e kurrikulës së FMV, rritjen e pjellorisë në kafshët bujqwsore, toksikologjisë ushqimore, etj. Ai përgatiti tekstin e parë “Toksikologjia Veterinare” për FMV (1985) i cili, më vonë, është botuar disa here, publikon disa tekste parauniversitare e universitare, vetëm dhe me b/autorë por, dy tekste bazë të fakultetit, Farmakologjia dhe Toksikologjia Veterinare (2007, 2015, 2020) janë punime ekskluzive të profesor Bibës; udhëheq disa doktoratura si dhe publikon një numër të konsiderueshëm punimesh shkencorë në fusha të ndryshme.

Në periudhën (2002-2012) ai u angazhua si pedagog i ftuar nga Universiteti i Prishtinës , në Fakultetin e Bujqësisë, ku kontriboi për mbarëvajtjen akademike në këtë fakultet.
Nga viti 2012-2021 (periudhë pensioni) vazhdoi lidhjet me fakultetin duke u aktivizuar si i pedagog i ftuar, në procesin mësimor, në kurse të ndryshme, udhëheqje doktorature, komisione promovimesh për grada e tituj shkencore, etj.
Prof. Biba ka marrë një sërë vlerësimesh e dekorimesh onorifike nga fakulteti, universiteti, UPMVSH dhe së fundi (korrik 2022) nga Presidenca dekorohet me “Urdhërin e kalorësit të flamurit”.

08/08/2026
Në aktivitetin “Mokra në Festë”, patem kënaqësinë, si Kryesi e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Mokra”, Dega Pogradec, të n...
08/08/2026

Në aktivitetin “Mokra në Festë”, patem kënaqësinë, si Kryesi e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Mokra”, Dega Pogradec, të ndajme me bashkëkrahinorët tanë disa fjalë mbi vlerat, traditat dhe kontributin e njerëzve të Mokrës ndër vite. Një moment i veçantë ishte ndarja e Certifikatave të Mirënjohjes, për 8 mokrarë që me punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre kanë lënë gjurmë dhe kanë nderuar vendlindjen e tyre: Nefail Biba, Rrahman Xhaferllari, Violeta Çollaku, Nexhmi Elezi, Guri Bego, Jordhan Kujtimi, Llambi Buzo, Bedri Mokrëri dhe Feim Oparaku.
Mirënjohje për ata që kontribuojnë, respekt për ata që na kanë paraprinë dhe përgjegjësi për brezat që vijnë! Mokra është histori, është traditë, është kulturë dhe mbi të gjitha vlerë jane njerëzit e saj. Krenari për Mokërën

Sot në Festën e Gurit të Kamjes, në 114 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar, më 28 korrik 1912!Në atë ditë, çetat a...
28/07/2026

Sot në Festën e Gurit të Kamjes, në 114 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar, më 28 korrik 1912!
Në atë ditë, çetat atdhetare të Gorës dhe Mokrës u bashkuan me një qëllim të vetëm: çlirimin e Pogradecit dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar. Gjithcka u ngjiz dhe u planifikua më 26 korrik në Potkozhan dhe dy ditë më pas krahas gorareve, luftuan edhe kapedanët mokrarë me çetat e tyre, si Adem Çezma e Mehmet Velcani. Ky bashkim, nuk ishte vetëm një bashkim luftëtarësh, por një dëshmi e fuqishme, se kur bashkohesh për Atdheun, asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme. Guri i Kamjes, ku u ngrit Flamuri, mbetet simboli i kësaj krenarie dhe i asaj fryme që lidh Mokrën dhe Gorën, dy krahina që kanë ndarë histori, sakrifica, tradita dhe dashuri të përbashkët për vendin! Gëzuar 28 Korrikun! Gëzuar Gora dhe Mokra!

21/07/2026

FESTA E BISHNICËS 2026 🌲
Ju ftojmë me shumë kënaqësi të bëheni pjesë e një dite plot traditë, natyrë, muzikë, ushqime tradicionale dhe mikpritje mokrare.

📅 1 Gusht 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Bishnicë, Pogradec

Ejani me familjen dhe miqtë tuaj për të shijuar bukuritë e Bishnicës dhe për të kaluar një ditë të paharrueshme!
Mirë se vini! 💚

18/07/2026

🪈Ekziston një vend, ku fyelli zgjon malet e daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat.
🥁Ku vallja është sa kërcim, por edhe trashëgimi.
🫓Ku duart që gatuajnë lakrorin dhe kulaçin ruajnë shijen e brezave e ku çdo gur, çdo shteg ka plot histori për të treguar.

Kjo është Mokra⛰️

Një krahinë që të fton ta vizitosh, por edhe ta jetosh. Më 8 Gusht, tek Ura e Gurit, Golik tradita merr jetë. Mokra n'Fest 2026 ju pret.

Në kuadër të 83 vjetorit të krijimit të Batalionit të parë në Mokër, me komandant Resh*t Çollakun, shoqata Mokra vizitoj...
17/05/2026

Në kuadër të 83 vjetorit të krijimit të Batalionit të parë në Mokër, me komandant Resh*t Çollakun, shoqata Mokra vizitoj fshatin Pleshisht, ku është vendosur memoriali që përkujton këtë ngjarje të rëndësishme të luftës Nacional Çlirimtare. Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

🎨 Një udhëtim artistik mes figurave që kanë lënë gjurmë në historinë dhe jetën e qytetit tonë.Ju ftojmë të merrni pjesë ...
13/05/2026

🎨 Një udhëtim artistik mes figurave që kanë lënë gjurmë në historinë dhe jetën e qytetit tonë.
Ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën “Vlera të Qytetit” me portrete grafike nga artisti mokrar Nesti Maçolli, një ekspozitë që sjell në vëmendje personalitete të spikatura të Pogradecit nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit, arsimit dhe jetës qytetare.
🖼️ Ekspozita përcjell përmes grafikës vlerat, kontributin dhe kujtesën e figurave që kanë bërë historinë e qytetit ndër vite.
📩Data: 16 Maj 2025
🕖 Ora: 19:00
📍 Galeria e Arteve, Pogradec

NDRIÇUESI I MËNDJES SË ZONËS SË MOKRËSPIRO GJOKMËMA, mësusi i fshatitI qetë, i përpiktë dhe i ndërgjegjshëm deri në asht...
09/05/2026

NDRIÇUESI I MËNDJES SË ZONËS SË MOKRËS
PIRO GJOKMËMA, mësusi i fshatit

I qetë, i përpiktë dhe i ndërgjegjshëm deri në asht

Piro Gjokmëma i përket brezit të mësuesve të shkëlqyer që mbajtën peshën e arsimit në fshat, njerëzve të ndershëm e fisnikë që lanë gjurmë të pashlyeshme kudo jetuan e punuan.

Ata e konsideronin arsimin dhe edukimin e fëmijëve jo thjesht profesion, po shumë më tepër se aq, mision të shenjtë. Ai dhe brezi i tij janë thesar që duhet çmuar si shembull i përkryer për gjeneratat e reja të mësuesve.

U lind më 18 dhjetor 1944 në fshatin Pleshisht të Mokrës Sipër në familje patriotike të ndershme fshatare. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje me bashkëmoshatarët dhe familjarët e vet. Pas mbarimit të shkollës fillore, vazhdoi shkollën 7-vjeçare dhe më pas të mesmen me rezultate të mira. Filloi studimet e larta në vitin 1972 dhe i përfundoi në vitin 1978 në degën e gjuhë letërsisë me korrespodencë në fakultetin e mësuesisë të Institutit Pedagogjik të Korçës i cili në atë kohë ishte në vartësi të Instituti homolog të Elbasanit.

Prej vitit 1971 deri në vitin 1975 gjatë periudhës së kryerjes së studimeve të larta me korrespodencë jep mësim në shkollën 8-vjeçare të fshatit Llëngë. Prej vitit 1976 deri në vitin 2005 ka shërbyer mësues i lëndës së gjuhës shqipe dhe leximit në shkollën 8 vjeçare "Çeta e Mokrës" së fshatit të tij, Pleshisht. Të punoje në vendlindje ishte kënaqësi më vete, por sigurisht edhe përgjegjësi e madhe, të cilën ai e realizoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në fillim u përpoq të krijojë profil të vetin, duke punuar me përkushtim, me synimin që nxënësit të fitonin njohuri të plota në lëndët e gjuhë-letërsisë.

"Nëse të binte rruga, apo ta donte puna të vije në shkollën mokrare ku jepte mësim Pirua, ta kishte ënda të vizitoje klasën e tij të pajisur me të gjitha mjetet didaktike për mësim, ta dëgjoje tek shpjegonte me pasion dhe autoritetin karakteristik, të vëzhgoje nxënësit që ndiqnin të përqendruar mësuesin e e tyre të rreptë," - përshkruan portretin e tij ish shefi i arsimit të rrethit, Istref Haxhillari.

Përpjekjet sollën rezultate mjaft të mira, ndaj pas vitesh të gjata e të suksesshme si mësues, në periudhën 1995-2005 น emërua drejtor i shkollës 8 vjeçare të Pleshishtit. Në vartësi të kësaj shkolle atëherë kaluan shkollat 8 vjeçare të fshatit Selcë Sipër e Hoshteçë. Përveç këtyre vijonin studimet e ciklit tetëvjeçar nxënës nga fshatrat Zëmçë dhe lagjes Qosolla të fshatit Trebinjë. Megjithëse shkollë me gjeografi të gjerë dhe numër të madh nxënësish, Pirua manifestoi profesionalizëm dhe nivel të admirueshëm drejtimi e komunikimi. Në drejtimin e shkollës spikati korrektësia, përkushtimi, vullneti, pasioni, fryma mobilizuese e kolektivit pedagogjik, planifikimi e organizimi i detajuar. Ndërtoi marrëdhënie reciproke me kolegët, eprorët, komunitetin e nxënësve dhe atë të fshatarëve që e respektonin në mënyrë të veçantë birin e tyre punëtor.

Saktësia dhe mendimi i urtë, ishin disa nga cilësitë kryesore të tij. Përkushtimi, sjellja korrekte, respektimi i misionit të shenjtë të mësuesit kanë qenë çelësi i punës së tij. Nëse nuk e meritoje notën, kurrë nuk lëshonte pe, korrupsionin nuk e njihte.

Me qetësinë dhe urtësinë karakteristike, përpiqej të ishte korrekt dhe skrupulos në jetën familjare e shoqërore. Me bashkëshorten, nënën e fëmijëve, lindën dhe edukuan 3 djem e një vajzë, të cilët i ushqyen me dashurinë për shkollën, punën, njerëzit dhe sot ecin në rrugën e nderit e pasionit si babai i tyre.

Piro Gjokmëma ndërroi jetë në vitin 2005, duke lënë pas kujtimin e mësuesit të pasionuar e studios, babit të përkushtuar për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të vet, mikut të mirë të gjithkujt që e njohu. Ai mbetet një simbol i mësuesit punëtor dhe të ndërgjegjshëm deri në asht.

Marrë nga Botimi "MISIONARËT" /Autorë Isterf Haxhillari, Bujar Balliu

Përkujtuam këtë 5 Maj 🇦🇱, me nder edhe përulje, gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Atdheut! I paharruar qoftë kujtim...
05/05/2026

Përkujtuam këtë 5 Maj 🇦🇱, me nder edhe përulje, gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Atdheut! I paharruar qoftë kujtimi i tyre përjetësisht!

Lavdi dëshmorëve!

Address

Pogradec
7301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata "MOKRA" Dega Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share