21/03/2012
SHUM E DIMBSHME JA VLEN TA LEXOSH :'(
Nuk di nga t'ja nis, të flas, po më dridhen duart, fryma po më merret dhe lot po më dalin nga sytë. Sot, rastësisht gjeta ca mesazhe që kisha harruar t'i fshija. Ishin mesazhet e komunikimit tonë në fillim. Për një moment u bëra gati t'i fshija ato pa i lexuar, por më pengoi malli dhe mungesa jote që kishte pushtuar qënien time kohët e fundit. Zot, si s'po më dilte ky shpirt nga vëndi. Sa i pafajshëm ishte ai komunikim, sa të thjeshta dhe shoqërore fjalët. Herë qeshja me zë të lartë, herë herë më pushtonte një urangan dhimbje, aq më kishte marrë malli për ato kohëra të cilat si pa kuptuar më kishin mbërthyer në krahët e tyre. Për momentin harrova që ne nuk flisnim, më dukej si herën e parë kur shkëmbyem ato batutat gazmore të cilat vazhduan për kohë me rradhë. Ishin ca detaje që nuk i kisha vënë re atëherë, fjalë të goditura dhe shumë të bukura. Ato shkronja që u lagen nga lotët e mi, sikur më shikonin me mëshire e mallkonin vetën që më dolen para syve. E ndjeva zemrës t'i thyheshin dhe ato pjesë që i kishin mbetur. Ishte shumë e dhimbshme të dëgjoje një gjë të tillë, shumë torturuese. ZOT, pa kuptuar u ndërgjegjësova që akoma të doja. Ndjeja shumë, më shumë seç mendoja. Për një moment kapa telefonin, formova numrin tënd, doja të të flisja, të të dëgjoja zërin kur në një moment mu kujtua: ''Ti i përkisje tjetër realiteti, duhet të jetoja dhe Unë timin''. Ishte një ndjenjë që as vetë se kuptoja, veç rritej, s'më linte as të qaja, as të qeshja veç kisha fiksuar sytë në një vend dhe nuk flisja. E çuditshme, aq shumë u zhgënjeva, por inat s'të mbaja. Aq shumë vuajta, por dot nuk të urreja. Çfarë mund të jetë jeta kur në të përjetova vetëm të hidhuren?! Sikur të mundja t'i mbyllja sytë e të mos i hapja më kurrë. Nuk mund të jetoj pa e ndjerë aromen tënde. Çdo minut kalon e unë ende jam këtu pa lëvizur. Më ndjek zëri yt kudo dhe më shton shpresën për te vazhduar jetën i humbur në shikimin tënd edhe në mendimet e mia. Nëse ende jetoj në kujtimet e tua do të më lëndosh edhe pse nuk do t'ia dish. Një ditë pa menduar do ta ndjesh dashurinë qe ndjeva unë për ty. Nje ditë do të të mungoj dhe do ta ndjesh butësine time brënda. Një ditë do ta kuptosh se sa të desha dhe të dua. Një të nesërme në shpirtin tënd do të shfaqem unë dhe do t'i kujtosh momentet tona se sa bukur kaluam, se sa e qeshura iku por nuk është faji yt e as imi që tani po përjetojmë momente të vështira. Kjo është jeta! Gabimet falen. Ndjehem sikur po e ndjek qetësinë tënde dhe për sa më shumë që po mundohem ta gjej mënyrën që të j*p dashurinë time, Asgjë! Jetoj në vetminë tënde dhe nëse dikush do të të lëndonte, sa do më dhimbste shpirti kur merr frymë por s'je e lumtur. Për mua je ëngjëll që çdo natë më ruan, që në ëndërrat e mia shton qetësinë. Dhe duke menduar për ty dhe për dashurinë që s'ta shpreha kurrë, e mallkoj ditën kur rrethanat tona na ndan. E mallkoj shoqërinë që patëm. E mallkoj çdo minut që ma kaplon shpirtin me vetmine e ankthit tim. E mallkoj jetën që më bëri të vuaj. E mallkoj kohën që jam i vetmuar. Sa do të doja që së paku vetëm edhe një herë të të kem afër qe të mund të të ndjej e të të shtrengoj fort. Kudo që je mos harro që zemra ime s'do të të harrojë kurrë. Nuk mund të të them dot lamtumirë nëse në jetë ishe e vetmja që e dashurova. Nuk mund të flas e të bëj sikur jam i lumtur dhe në hapësiren time po plas jeta ime. Për çfarë të jetoj nëse lufta ime është e kotë?! Për çfarë jam në këtë botë nëse kjo nuk rrotullohet?! Jam i vetëm këtu dhe lutem për plagët që të shkojnë. Zemra ime ka hakmarrje që më bën te vështirë zgjimin në mëngjes. S'dua të dorëzohem, dua të të kem afër dhe të kaloj jetën me ty përgjithmonë. Por të të dua nuk është zgjidhje, sepse nëse nuk të kam, atëherë ajo është e kotë. Por çfarëdo që të ndodhi me Mua, të lutem KURRË MOS MË HARRO dhe kujto që: DIKUR, DIKU, DIKUSH, TË DESHI PËR ATË QË ISHE DHE TË DESHI ME GJITHË QËNIEN E TIJ...! ♥ :'(