Qendra Kulturore e Fëmijëve Kurbin

Qendra Kulturore e Fëmijëve Kurbin QKF është institucion i përkushtuar zhvillimit artistik dhe kreativ të fëmijëve në Kurbin.

Qkf Kurbin në festivalin “Shtojzovalle Fest” Lezhë 2026🌟✨
26/04/2026

Qkf Kurbin në festivalin “Shtojzovalle Fest” Lezhë 2026🌟✨

Sot në QKF, sektori i sportit me përgjegjës Ermal Gega zhvilloi me sukses kampionatin e shahut mes shkollave 9-vjeçare n...
25/03/2026

Sot në QKF, sektori i sportit me përgjegjës Ermal Gega zhvilloi me sukses kampionatin e shahut mes shkollave 9-vjeçare në Kurbin në një atmosferë mjaft pozitive dhe konkurruese, duke mbledhur nxënës të talentuar nga disa institucione arsimore të zonës. Nxënësit treguan përgatitje të mirë, përqendrim dhe strategji të zgjuara gjatë gjithë garës, duke dëshmuar rëndësinë e këtij aktiviteti në zhvillimin e aftësive logjike dhe mendimit kritik.

Në përfundim të garës, çmimin e parë e fitoi Antonjo Ndou nga shkolla “Nikollë Miri”, i cili u dallua për lojën e tij të qëndrueshme dhe vendimet e sakta në momente kyçe. Çmimi i dytë iu dha Rigers Pervenaj nga shkolla “Dan Bajrami”, ndërsa vendin e tretë e zuri Ergi Shafloqi nga shkolla “Gjok Elezi”.

Në kategorinë e arsimit fillor, u vlerësuan gjithashtu nxënësit më të dalluar: Belkisa Sulaj nga shkolla “Besnik Syla” në Mamurras fitoi çmimin e parë, e ndjekur nga Frenkli Gjonaj nga shkolla nr. 3 Laç me çmimin e dytë dhe Keldin Dani nga shkolla “Dan Bajrami” në Gjorem me çmimin e tretë.

Ky kampionat dëshmoi edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve jashtëkurrikulare në edukimin e nxënësve dhe nxitjen e talenteve të reja në fushën e shahut në Kurbin.

♟️ Kampionati i Shahut mes Shkollave 9-vjeçare 🏫Sot u zhvillua një aktivitet i veçantë që bashkoi nxënësit më të talentu...
25/03/2026

♟️ Kampionati i Shahut mes Shkollave 9-vjeçare 🏫

Sot u zhvillua një aktivitet i veçantë që bashkoi nxënësit më të talentuar në lojën e shahut nga shkollat tona 9-vjeçare. Një garë ku inteligjenca, përqendrimi dhe strategjia u vendosën në qendër të vëmendjes.

Përmes këtij kampionati, nxënësit patën mundësinë të sfidojnë njëri-tjetrin në frymë sportive, duke treguar aftësi të shkëlqyera mendimi kritik dhe durimi.

👏 Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit, mësuesit dhe organizatorët që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti të bukur!

🏆 Urime fituesve dhe suksese të gjithëve në sfidat e ardhshme!

📌 KONKURS ARTISTIK – QKF 🎨🎶🎭Ditën e hënë, më 24 shkurt, QKF-ja, në bashkëpunim me të gjitha shkollat 9-vjeçare të rrethi...
25/02/2026

📌 KONKURS ARTISTIK – QKF 🎨🎶🎭

Ditën e hënë, më 24 shkurt, QKF-ja, në bashkëpunim me të gjitha shkollat 9-vjeçare të rrethit, organizoi me sukses konkursin artistik në tre zhanre:

🎭 Interpretim (me tematikë të lirë)
🎶 Këngë
🎨 Pikturë

Çdo shkollë u përfaqësua nga dy nxënës, një në AF dhe një në AML, duke sjellë interpretime dhe krijime plot talent e kreativitet.

🏆 Në secilin zhanër u ndanë:
🥇 Çmimi i Parë
🥈 Çmimi i Dytë
🥉 Dy Çmime të Treta

🙏 Falënderojmë Kryetaren e Bashkisë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në nxitjen e talenteve të reja dhe promovimin e artit tek nxënësit.

👏 Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe mësuesve për përkushtimin!

Gurra popullore🪕❤️
28/01/2026

Gurra popullore🪕❤️

19/12/2025

Gurra Popullore e Kurbinit
Zëra që burojnë nga tradita e Kurbinit.
Një koncert që na mbushi zemrën dje 💃🕺🎶
Zëri i artit,dhe trashëgimis i ruajtur brez pas brezi…✨🙌🏼

Grupi i  valltarëve të vegjël i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Kurbin ftohen të marrin pjesë në  Festivalin  Folklorik Mb...
17/11/2025

Grupi i valltarëve të vegjël i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Kurbin ftohen të marrin pjesë në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Valleve për Fëmijë, "Ardhmënia Jonë” në Gjilan.

14/11/2025

Në datat 11-12 nëntor, Qendra Kulturore e Fëmijëve Kurbin organizoi “Festivalin e Grupeve Korale” në kuadër të“Javës së Flamurit” për festat e “28-29 Nëntorit” ,ku morën pjesë shumë shkolla të rrethit me këngë të përzgjedhura partizane e patriotike, ato këngë që dikur u kënduan në fusha e male nga bijtë dhe bijat shqipëtare, sot u rikthyen në skenë nga brezi i ri si amanet i kujtesës kombëtare.
Falenderojmë bashkinë Kurbin për mbështetjen e vazhdueshme dhe drejtoreshën e Arsimit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve pranë bashkisë Kurbin Znj.Bardha Pojani,njëkohësisht dhe kryetare e jurisë në këtë festival.
Një falenderim edhe për ZVAP Kurbin për bashkëpunimin, për të gjithë drejtorët e shkollave 9-vjecare, për mësuesit e muzikës që kanë punuar me përkushtim dhe për të gjithë nxënësit pjesëmarrës!
Suksese në aktivitete të tjera!

Address

Lac
Laç
4701

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kulturore e Fëmijëve Kurbin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share