26/02/2026
Marr nga Jonuz kola
Fisi Biba sipas gojdhënave (E perditsuar)
Në mungesë të analizave të ADN për këtë fis, do të paraqesim prejardhjen e tijë sipas gojdhënave, e cila ndoshta më vonë me kryerjen e tyre mund të hidhet poshtë, si ajo e fisit Kola.
Historia i degës BIBA-1.
Sipas gojdhënave BIBA-1 e ka origjinën nga Mirdita. Të parët e këtijë fisi i lëshuan trojet rreth viteve 1500 për arsye të përndjekjes fetare. Sipas gojdhënave, të parë e këtij fisi ndoqën rrugën Kolsh, Lumë, Bicaj, Tërshen,Laku i Topojanit, Kërshavicë -Kollovoz, ku u vendosën përfundimisht me banim.
Sipas disa gojdhënave të tjera ata ndoqën intenerarin në të majtë të Drinit Bardhë dhe u vendosën fillimisht në Gjakovë. Më vonë një pjesë e tyre ikën drejtë Jezercës (Ferizaj), Opojës e Gorës. Sipas tyre një nga këto familje që erdhën në Gorë, u vendos në Kollovoz pas murtajës së vitit 1689. Por as ata nuk i kishin shpëtuan kthimit në fenë Islame. Biba ishte konvertuar në Hebib.
Historia e degës BIBA-2
Sipas gojdhënave par-ardhësi i fisit BIBA2 ka ardhur nga Kryeziu i Pukës rreth 100 vjetë pas degës BIBA-1.
Sipas raporteve të priftërijve “ Mirdita në Propoganda Fide” në vitin 1751 në Kryeziun e Pukës janë shënuar largime të shumta të banorëve. Sipas tyre varfëria dhe skamja kishte arritur kulmin. Prifti ishte kthyer në kishën e Kryeziut dhe kërkonte të mblidhte taksat (drith, produkte blektorale etje) dhe kthimin e tokës së kishës të uzurpuar nga fshtarët vendas ku kishin ndërtuar shtëpitë e tyre. Po kështu në të njetën kohë u paraqiten edhe Autoritetet Osmane të cilët kërkonin të mblidhnin ushtarë për perandorinë Osmane.
Në këto kushte - sipas memories gojore, ashtu si shumë banorë të tjerë, tre vllezërit nga Kryeziu i Pukës, për t’u shpëtuar taksava dhe rekrutimit për nizam (ushtarë) lanë trojet dhe morën rrugën e migrimit drejt lindjes. Sipas Raportit të priftërinjëve, një pjesë e banorëve të larguar ndoqën rrjedhen në të djathtë të Drinit të Zi drejt Dibrës, kurse tre vëllezërit që po përshkruajmë këtu, kaluan Drinin dhe për ti shpëtuar kontollove Osmane ndoqën rrugët nëpër male. Nga Pobregu u ngjitën në qafën e Zbinecit dhe prej andej kaluan në Gorë. ( Në atë kohë nuk mund të kalohej përmes Vanave)
Gjatë rrugëtimit të tyre për të gjetur hapsira bosh i ze nata në kodrën sipër Pakishtit (Zapod). Sipas zakonit muhaxherët kur lëviznin drejt hasirave të reja, gjatë rrugëtimit të tyre ndezin zjarre për të tërhequr vëmëndjen dhe për të kuptuar nëse kishte banorë në zonë ose jo. Banorët e fshatrave të Pakishtit e Zapodit që dalluan zjarrin e një nate më parë, mëngjesin e ditës së nesërme takohen e bisedojnë me ta. Kur mësojnë se ishin me mbiemrin “BIBA”, në bisedë e sipër u tregojnë se në Kollovoz kishte familje me mbiemrin “BIBA.” Rastësisht atë ditë një djalë i Hajdar Bibës nga Kollovozi ndodhej në një miqësi në Zapod.
Dikush nga fshatarët sjell djaloshin të takohet me ta. Ai pasi dëgjon historinë e tyre, i fton të shkojnë bashkë me të në Kollovoz nëse dëshëronin, pasi fshati ishte shkretuar pas murtajës së vitit 1738. Sipas tijë sëmundja kishte zhdukur pothuajse të gjithë banorët, përfshi pjestarët e familjes së tijë. Kështu ata i’u bashkuan familjes së fisit BIBA-1 dhe u vendosën në Kollovoz. Nga këta 3 vëllezër muhaxhirë, më i madhi ishte i martuar kurse dy të tjerët ishin ende beqarë.
Pasi zënë vend në Kollovoz, shohin se familja e Hajdar Bibës nuk kishte tokë të mjaftueshme e kushtet ishin shumë të vështira për jetesë. Hajdari, kryefamiljari i barkut të BIBA-1 ndan ato pak toka që kishin. Natyrisht që për vete mban tokën afër shtëpisë, kurse si-vëllezërve të Kryeziut u jep tokat në fund të katunit në kufi me Pëlneshin e Llazinë. Po të shikojmë edhe sot me vëmëndje se ku ndodhen këto toka në pronësi të pasardhësve të tyre, do ta dallojmë se pasardhësit e tyre trashëgojnë tokat fundore në kufi me fisin Kola, kurse pas-ardhësit e Hajdarit tokat rrotull Katunit. (Ara e Cenës, Ara e Xhaferit, Ara e Zendelit, Ara e Dalisë, Ara e Mehmetit, Ara e Dinës etje, të gjitha janë bllok në Llazi, në kufi me Kojlet.)
Vëllezrit nga Kryeziu i Pukës pasi e pleqërojnë mirë punën, arrijnë në përfundimin se të tre nuk mund të jetonin aty, pasi toka ishte e pakët dhe jo-produktive, kullota ishte e pakët gjithashtu. Kështu ata vendosin që aty të qëndronte vetëm njëri prej tyre, vëllai që ishte martuar. Kurse dy beqarët ikën drejt Kosovës për të parë nëse mund të gjenin ndonjë vend më të përshtatshëm për jetesë. Ata vendosën në fshatin Talinovc të Ferizajt. Atje martohen dhe ndërtojnë jetën e tyre. Sot bëhen rreth 60-70 shtëpi në Talinovc. Natyrisht me emra e mbiemra të islamizuar. Humbën lidhjet me vëllain që lanë në Kollovoz.
Legjenda Urbane
(Histori të dëgjuara nga Mehmet Karemani, Zendel Shefkia,Bajram Zendeli, Ramadan Shefkia, Riza Xhema etje.)
Në vitet e zizë së bukës (1917-1918) Hysen Faslia dhe Xhemali Tahiri shkojnë në Talinovc për vizitë te “kushërijte” me idenë për të ri-vendosur lidhjet e për të parë mundësinë për t’u shpërngulu pranë tyre. Me kalimin e viteve kishin humbur lidhjet me kushurijë e Kollovozit dhe mardhëniet fisnore ishin ftohur e zbehur, brezat ishin larguar. Sidqoftë ata “kushurijve nga Kollovozi” u bëjnë pritje të jashtzakonshme dhe i mbajnë në Konak me muhabet për tre ditë e tre netë. Ditën e katërt ua mbushin kuaj me drith dhe i përcollën deri në Shtime (për Kollovoz). Kërkesës për t’u zhvendosur edhe Bibet e Kollovozit atje i’u përgjgjen negativisht. -Ju rrini atje ku jeni, -ne do qëndrojmë këtu ku jemi – u thanë ata “kushërijve” nga Kollovozi. Drith për bukë u japim përsëri me mbet gjallë por jo me e sh*të!
Në vitin 1947, Rrahim Cena dhe Shefki Zendeli shkojnë në pazarin e Ferizajt për të blerë drith. Ndalojnë tek kushurijtë e tyre në Talinoc për vizitë. Sipas Shefki Zendelit, vizitën e tyre ata e kthyen në festë nga gëzimi që u kishin ardhë vëllaznit prej Shqipnie. -Na mbajën 7 ditë e shtatë netë si të ishte dasëm. Biles na kanë pre edhe një ka -vazhdon ai tregimin” Sipas tijë, në atë katund bëheshin 30-40 shtëpi të fisit Bibaj të cilët thoshin pretendonin se ishin kushërijë me Bibet e Kollovozit. U ri-vendosën lidhjet e shkëputura por ata nuk arritë t’ua kthejnë vizitën, pasi në vitin 1948 kufiri u mbyll hermetikisht. Kështu që u humb çdo lidhje e shkëmbim përsëri. Ata ndoqën rrugën e tyre, Bibet e Kollovozit gjithashtu pa pikë takimi për rreth 40 vjetë! Edhe një brez tjetër i humbur.
Sipas Zendel Bajram Bibës, pas hapjes së kufijve në vitet 1993-1994 një vajzë e fisit Biba të Talinovcit, me gjasa gazetare në TV e Shkupit, ka ardhur në Shqipëri dhe është përpjekur të hulumtojë për rrënjët e fisit të sajë, por pa rezultat, pasi pakë dihej për fiset e prejardhejn e tyre nga brezi i ri.
Pas çlirimit të Kosovës, përfaqësues të fisit Biba të Kollovozit janë përpjekut të vendosin kontakte me “kushërijtë” e tyre të Talinovcit e për të njohur më nga afër njëri-tjetrin, por pa ndonjë institucionalizim konkret. Ka patur inciativa individuale edhe nga ata. Nga këto takime thjeshtë kanë mësuar më shumë rreth njëri-tjetrit, pasi tashmë janë larguar mbi 10-12 me ta. Shpërndarja nëpër botë ka sjell dezintegrimin e tyre.
Foto: Shefki Zendeli dhe 2 Bajram Zendeli