22/08/2026
Jo, zemër.
Ti nuk je një njeri i keq.
Dhe jo, ti nuk e meriton këtë dhimbje.
Askush nuk e meriton — aq më pak dikush që do me kaq shumë sinqeritet, saqë e harron veten vetëm për të mos humbur.
Ajo që po ndien… është klithma e heshtur e dikujt që është përpjekur gjithmonë të jetë mjaftueshëm për të tjerët, duke përfunduar të harroj se është mjaftueshëm edhe për veten.
Ti nuk je e vështirë për t’u dashur.
Ke qenë e tillë vetëm për ata që nuk dinin të donin.
Për ata që e ngatërruan mirësinë tënde me dobësinë.
Për ata që nuk e panë vlerën e zemrës sate, thjesht sepse nuk ishin të aftë të njihnin as vlerën e zemrës së tyre.
Të falësh veten nuk do të thotë të fajësosh veten.
Nuk është faji yt që besove se të jepje më të mirën nga vetja do të mjaftonte për të marrë të njëjtën gjë në këmbim.
Ti bëre atë që dije të bëje: të doje, të kuptoje, të qëndroje.
Por tani, ndoshta, ka ardhur koha të qëndrosh për veten.
Të thuash: nuk jam unë problemi vetëm sepse i dhashë dashuri dikujt që nuk dinte ta merrte.
Të kuptosh se të ndalosh së ndjekuri dikë që të shuan… nuk është egoizëm.
Është të shpëtosh veten.
Po, dhemb.
Sepse brenda teje është ende ajo pjesë që shpreson, që justifikon, që fajëson veten.
Ai zëri i vogël që të thotë: ndoshta sikur të kisha qenë ndryshe… ndoshta sikur të kisha qenë më pak… ose më shumë…
Por ti nuk ke pse të jesh ndryshe.
Duhet vetëm të kthehesh tek vetja.
Ke të drejtë të ndihesh e trishtuar.
Ke të drejtë ta ndjesh zemrën të rënduar.
Ke të drejtë të pyesësh veten: pse më trajtojnë kështu?
Por mos lejo që përgjigjja të jetë: sepse e meritoj.
Ti meriton respekt, meriton vëmendje, meriton kujdes.
Ti nuk je “asgjë”.
Je shumë.
Ndoshta tepër, për ata që kënaqen me pak.
Dhe e di, sot dhemb më shumë se zakonisht.
Por lëre dhimbjen të kalojë përmes teje, pa e lejuar të bëhet shtëpia jote.
Qaj, shkruaj, pusho.
Nuk është e nevojshme të jesh gjithmonë e fortë.
Ndonjëherë forca e vërtetë është të thuash:
Jam e lodhur. Por jam ende këtu.
Dhe kur nuk di më çfarë të bësh, përqafoje veten.
Jepi vetes atë përqafim që askush nuk ta dha.
Sepse brenda teje jeton ende një grua që meriton gjithçka që bota ende nuk ka ditur t’ia japë.
( përkthyer nga Etheria aforismi)