16/03/2026
Hapet thirrja për Future Gen 2!
Future Gen është platforma edukative e KO:SH Film Festival për nxënës të shkollave të mesme nga Shqipëria dhe Kosova.
Përmes trajnimeve dhe mentorimit nga profesionistë të fushës, pjesëmarrësit do të ndjekin të gjithë ciklin e krijimit të një dokumentari,nga ideja tek realizimi i tij.
Filmat e realizuar do të shfaqen në KO:SH Film Fest 2026.
📅 Apliko deri më 6 prill 2026
🔗 Formulari i aplikimit gjendet në linkun në bio dhe tek korcashortfest.com
Projekti mbështetet financiarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.