Muzeu i Artit Mesjetar

Muzeu i Artit Mesjetar MKAM përmban një nga koleksionet më të pasura të Mesjetës, të Artit Bizantin dhe PostBizantin, si dhe shumë objekte të tjera joreligjoze. dhe vlerave që mbart.

Këto artefakte janë dëshmi e qartë e pasurisë sonë artistike dhe trashëgimisë kulturore. Muzeu Kombëtar I Artit Mesjetar


MKAM, u krijua në vitin 1980, dhe përmban një nga koleksionet më të pasura të Mesjetës, të Artit Bizantin dhe PostBizantin, si dhe objekteve të tjera joreligjoze. Në fondet dhe ekspozitat e tij numërohen rreth 8200 objekte, (ikona, gur, dru, cope dhe metale). Me një gamë shumë

të gjerë, shumë prej tyre janë objekte religjoze, ku për fenë shpenzohej ar dhe kohë, krijohej art, dhe bëheshin luftra për pushtet, por dhe shumë të tjera, kanë karakter dekorativ apo funksional. Të gjitha këto, kanë patur një vend dominant në jetën e përditshme të asaj kohe. Pas një periudhe të gjatë mesjetare, të një histori mbijetese, të popullit tonë, të një lufte të pafund, ku sundues të ndryshëm gjithmonë kanë tentuar për të përvetësuar apo nënvlerësuar trashëgiminë tone kulturore, dhe falë disa heronjve të kohës diktatoriale, të cilët arritën të shpëtonin një numër të konsiderueshëm ikonash, nga shkatërrimi I ideologjisë komuniste, ne sot mund të admirojmë Artin Bizantin në MKAM. Ne sot mund t’i vështrojmë këto ikona në dru apo relieve të gdhendura në gur, jo si objekte fetare, por të zbulojmë në to artin e vërtetë figurativ që është kultivuar në shekuj. Mund të zbulojmë teknikat, temat, stilet, jetën e përditshme, ushqimin, kostumet, traditat dhe mbi të gjitha të dalin në pah shprehjet individuale të artistëve të cilët kanë shënuar një emër në ikonografinë shqiptare. Duke filluar nga ikonat anonim të shek. 14-të, të gjendura në zonën e Korçës, të cilat dallohen për linja elegante por njëkohësisht edhe të forta. Tepër sugjestive dhe mistike njëkohësisht, mbartin vlera të vërteta artistike. Të tilla janë : Kryeëngjëlli Mikael apo Shën Maria me Krishtin, e gjetur në kishat- guvë në Prespë. Tepër reale dhe komplekse, me ngjyra të forta, me portrete plot jetë dhe dritë, me peisazhe unike, paraqiten kryeveprat e Onufrit. Figurat simbolike, skenat biblike, ndërthuren me rregullat e artit Bizantin, me Rilindjen Italiane si dhe Artin Gotik, I cili dominonte Europën qendrore në atë kohë. Muzeu krenohet me emra të tjerë të rëndesishëm si Nikolla (I biri), apo dhe Onufër Qiprioti, (pasardhës të denjë të Onufrit të madh, apo Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku, I mrekullueshëm me miniaturat e tij. përfaqësues të artit Pasbizantin. Kryemjeshtri David Selenica, vëllezërit Zografi, Çetiri etj., të cilët lanë pas, jo vetëm një numër të madh afreskesh nëpër kisha, por edhe ikonash, me një cilësi të lartë artistike, si dhe ishin nismëtarë të disa shkollave të ndryshme lokale. Përgjatë kohës së diktaturës, ku lufta kundrejt fesë, besimit religjoz, objekteve të kultit ishte kthyer në qëllimin kryesor, Muzeu Kombëtar I Artit Mesjetar, u strehua pikërisht nën kupolën e një prej kishave kryesore të qytetit të Korçës, “Burimit Jetëdhënës”, e cila, qoftë në mënyrë simbolike, por edhe të drejtëpërdrejtë, I dhuroi dhe mbajti në jetë shumë vlera të vërteta historike, artistike, dhe dëshmoi një traditë dhe kulturë të popullit tone ndër shekuj. Tashmë MKAM, prej vitit 2016, ndodhet në një ndërtesë bashkëkohore, me të gjitha parametrat e duhur, për një ekspozim dhe konservim ideal të këtyre vlerave të paçmueshme. Arti Mesjetar reflektohet në harmoni me arkitekturën moderne. Mbizotërojnë ngjyrat bizantine, njëkohësisht dhe mistika e një bote tjetër, duke e sjellë eksperiencën në muze krejt të veçantë dhe shumë mbresëlënëse. Pjesë e pandashme është Laboratori i Restaurimit, Konservimit, Mirëmbajtjes, pastrimit, studimit dhe zhvillimit, I përbërë nga specialistë të afirmuar, të cilët jo vetëm përkujdesen për artefaktet por përherë nxjerrin në dritë, kryevepra nga e kaluara, të pazbuluara më parë. MKAM punon për realizimin e strategjisë mbi trashëgiminë kulturore, artin, kulturën. Gjithashtu, parashikon si objektivat e tij të ngushta në fushat e mëposhtme si: ruajtjen, konservimin, restaurimin, ekspozimin, edukimin, mirëmenaxhimin, vlerësimin, studimin dhe promovimin për kulturën dhe trashëgiminë kulturore si dhe synon stimulimin e interesit për kulturën dhe artet, përkundër dhe shumë sfidave. Fjoralba Prifti
Drejtore
Muzeu Kombëtar I Artit Mesjetar

08/09/2026
31/08/2026
31/08/2026
👏 Një punë e jashtëzakonshme, një katalog i rëndësishëm dhe një tjetër hap i madh për promovimin ndërkombëtar të trashëg...
24/08/2026

👏 Një punë e jashtëzakonshme, një katalog i rëndësishëm dhe një tjetër hap i madh për promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë së Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe të artit shqiptar.

🇦🇱🇫🇷 Nga Shqipëria në Francë – arti që kapërcen kohën dhe kufijtë,
dhe bëhet pjesë e kujtesës së përbashkët kulturore.

Në kuadër të ekspozitës “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar”, e cila është rezultati i një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërinstitucional, dhe që qëndron e hapur në Musée des Beaux-Arts , në Chambéry, Francë deri në dt. 15 Nëntor 2026, u publikua dhe katalogu prestigjoz, i cili u përgatit në një kohë të shkurtër por me emra të mëdhenj të studiuesve francezë dhe shqiptarë.

Katalogu shoqëron ekspozitën përmes 49 veprave, rrëfen historinë e artit ikonografik shqiptar nga shekulli XIV deri në fillim të shekullit XX. Përkrah mjeshtërve anonimë, prezantohen vepra të autorëve të rëndësishëm si Onufri, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Kostandin dhe Athanas Zografi, Vangjel Zengo dhe artistë të tjerë.

Përtej vlerave të tyre artistike dhe liturgjike, këto ikona janë dëshmi të historisë, kujtesës, besimit, kulturës dhe identitetit të një populli. Ato na flasin për zhvillimin e artit, teknikat piktorike, ndikimet kulturore e stilistike, si dhe për jetën, ritet dhe traditat e shoqërisë shqiptare ndër shekuj.

Nga Korça në Chambéry, këto vepra udhëtuan jo vetëm si objekte muzeale, por si bartëse të historisë, kujtesës dhe identitetit të një populli. Ato dëshmojnë se trashëgimia kulturore, edhe kur i përket një kombi të caktuar, ka fuqinë të komunikojë me të gjithë dhe të bëhet pjesë e dialogut të përbashkët kulturor evropian.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e ekspozitës dhe këtij botimi prestigjoz: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Z. Blendi Gonxhja, Bashkia Korçë, Z. Sotiraq Filo, Ville de Chambéry Musée des Beaux-Arts/Les Charmettes Ambassade d'Albanie en France / Ambasada e Shqipërisë në Francë Ambassade de France en Albanie I Ambasada e Francës në Shqipëri

Një falënderim i veçantë për të gjithë studiuesit dhe profesionistët që kontribuan në këtë botim, i cili, përveç të tjerash, do të shërbejë dhe si një pikë e rëndësishme reference në studimet e ardhshme:

Fjoralba Prifti
Drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë, Shqipëri

Nicolas Bousquet
Drejtor i Muzeut të Arteve të Bukura, Chambery, Francë

Marie Clemente
Shefe e projektit të ekspozitës, Muzeu i Arteve të Bukura, Chambery, Francë

Genci Ilia Proko
Shef i Departamentit të restaurimit dhe konservimit, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë, Shqipëri

Flavio Bonucelli
Skenograf, Francë

Wandrille Potez
Fotograf, Francë

Jean- Arnault Dérens
Historian dhe kryeredaktor i “Le Courrier des Balkans” Francë

Maximilien Durand
Historian arti, Drejtor i departamentit të Arteve të Bizantit dhe të Krishtërimit të Lindjes në Muzeun e Luvrit, Paris, Francë

Ioannis Vitaliotis
Studiues i asociuar pranë Qendrës së Kërkimeve për Artin Bizantin dhe Pasbizantin (KEBMT), Akademisë së Athinës

Mikel Temo
Drejtues dhe profesor i dep. të pikturës monumentale dhe artin publik në Universitetin e Arteve të Bukura, Tiranë

Konstantinos Giakoumis
Profesor i Historisë, Artit dhe Didaktikës, Kolegji universitar Logos, Tiranë.

Ahilino Palushi
Doktor i Shkencave në arkeologji dhe trashëgimi kulturore në Universitetin e Tiranës

12/08/2026
11/08/2026
10/08/2026
10/08/2026

Një tjetër revistë i bashkohet platformës ALBANICA: Mbi Artin Mesjetar - Botim i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Pak informacion mbi revistën : Mbi artin mesjetar është një revistë periodike shkencore, botim i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, Shqipëri. Revista përcjell njohuri, vlera dhe ide shkencore mbi artin mesjetar dhe trashëgiminë kulturore, duke lidhur koleksionet e muzeut me kërkimin akademik.
Revista boton studime dhe kontribute shkencore mbi artin mesjetar, bizantin dhe pasbizantin; ikonografinë; objektet dhe koleksionet muzeore; konservimin dhe restaurimin; ekspozitat; si dhe kontekstet historike, kulturore e shoqërore të trashëgimisë kulturore.
Numri i parë i revistës u botua në Korçë në vitin 2022.

Tre numra të revistës mund të shfletohen në lidhjen :

https://albanica.al/arti_mesjetar/

ACDA

Address

Bulevardi Fan Noli
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 19:00
Sunday 09:00 - 19:00

Telephone

+355672144032

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Muzeu i Artit Mesjetar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Muzeu i Artit Mesjetar:

Shortcuts

Share

Category