06/08/2025
Flete ditari...data 7 gushte 2012.
SOT...PER TY BIRI IM.
Unë e di mirë që jeta eshte nje sfide,nje lufte e panderpre qe duhet te kesh fat te sjell supriza te kendshme.Jeta eshte nje dere e kycur qe te duhet te zgjedhesh kycin e duhur e te hapesh ate dere qe duhet.Per fatin tim te mjer une zgjodha kycin e gabuar, e mu hap dera e suprizave te pa kendeshme.Dera ku ishin mbledhur pa kursim halle e derte, mundime e sakrifica,dera qe se meritoja kurre. E fati është kundër meje, desha apo s'desha e pranova! Por, nuk pranoj dot faktin që u denova me shume sec duhej pa e merituar. E di që kam gabuar, bera zgjidhje te pa menduar e fati luajti keq me mua.Ju perulem ne gjunje ''JU'' krijesave te mia e ju kërkoj falje, edhe pse e di që falja ime nuk do e shërojë dot atë dhimbje të madhe që ju kam shkaktuar,qofte dhe e pa deshiruar. Ju solla ne kete bote pa deshire(do jua shpjegoj nje dite) po ju desha me shume se cdo deshire tjeter.... E di që jeta juaj ishte me shume vuajtje e halle(ndoshta dhe me e keqe se imja) unë që ju desha shumë, unë që asgje nuk llogarisja per ju,as veten as gje... une qe ç'mendem nga ideja e të qenit vetëm pa ju. Une qe s'me ze gjumi qe nuk hap syt pa menduar per ju. Sa endrra thurja e endrrat mbeten te mjeruara duke me mallkuar edhe ato....nuk u zgjova kurre nga ai gjum letargjik. E si mundem ti harroj castet e para kur ju me erdhet ne jete(sot me kujtohen edhe me shume)kur ti shpirt erdhe aq i bukur e i pafajshem, qe qave aq shume, sikur te dije fatin tende te zi...sikur te dije se bota ishte e keqe, e bashke me ty udhetonte mjerimi dhe vetmija(jetim me nene gjall).Kur une te mora per her te par ne duarte e mija me lot, e duke menduar sesi do jetonim vetem ne te dy, flisja me ty.Ishe aq i vogel, nuk me degjoje e sme kuptoje une te tregoja jeten time te mjer, familjen tende qe kur sdo ta kishe bashke. Eh sa me dhemb shpirti kur i kujtoj sot,ato momente që jetuam bashkë. Nuk munda te te perkedhel edhe pse te desha si syt.Ishim te huaj ne kete bote ku askush nuk na deshte.E nisem rrugen te dy, ti engjell e une mjerane(sa rruge te tmershme kemi kaluar)Rruge te thepisur e plot balte e pengesa, zbathur me kembe e shpirt qe pikonin gjak.Po sot jooooooooo nuk kam qellim te tregoj vuajtjet e shpirtit tim,dua te uroj ty...sot martohesh.... Lotet me jan kthyer ne dete me mbyten shpirtin...sa endrra thuara per dasmen tende.Sot nuk jam aty....eh sa dhender i bukur je bere...Oh zemer si duron e nuk plas!
U bën plot 27 vjet qe jetet tona i pagezuam me emrin''VUAJTJE DHE MUNDIM''. E si mund të të harroj unë sa deshperim me jepte fakti qe ju kerkoja e s'ju kisha kurre, as ty, djalin e madh qe diti të më bënte të lumtur.Djalin qe kurre s'me gjykoj,po me desh e me do kaq shume,djalin qe fjalen time se thyevi kurre.Djalin qe jeten ja servira aq keq,djalin qe me kuptonte e me afroi vetem dashuri,djalin qe u be baba dhe nene e kur skerkoj shperblim. Sot, jam e vetmuar me shume se kurre. lotet gjithe jeten me kan ber shoqeri,po sot jane helm ,sot kam vdekur e jam gjall si kufom. Nuk mundem te jem ne gezimin tende(mallkuar perjet kush me ndaloi) ..gezimin e enderruar kaq shume. E dyta her qe ndez cigare per ju,kur ika nga ajo shtepi qe u be mallkim per mua, dhe tani qe s'jam aty. E ndeza një cigare me duart që më dridhen e mendimet me torturojne ...
-P***e kaq shume jam e mallkuar, si bera keq askujt, vetem mire bera ne kete jet. Imazhi yt biiir dhender me mbeti ne sy... Nuk shoh asgje tjeter, dua te qesh e te gezoj.Po keta lot te mallkuar nuk me len dhe pse dua ti zboj,vetem sot, sot o zot mi fshi lotet...
-Mu kujtua një ditë kur ishe 15 vjet e me pyesje se kur duhej te martoheshe? Une te thesha 25 te keqen mami...ehuuuuu me the sa shume qe duhet,une dua tani e do ta dua shume, jo si babi ty!
Qava dhe qesha e i fsheva syt. Martesen e kuptoje ndryshe biri im!
Të kujtohet sa her takoheshim bashke e ti ishe i lumtur, me thoje mos ik ri me ne.Sa doja te rrija me ju,e ti nuk e kuptoje qe zemren ma coptoje. Vetem kete gje se doja ta beja kurre.Te ikja pa ju ishte e tmershme,me duhej shume kohe te merja veten . Te kujtohen xhirot pa funde qe benim se bashku e kur ndaheshim me thoshje se te mungoja shume!? Po ku ta dije ti sa me mungonit ju mua, sa une harova veten familjen e re qe kisha krijuar, nuk isha askush,jetoja vetem per ju.Cdo gje e beja vetem per ju,e sa gjera beja vetem per ju,e kjo seshte asgje. Une desha te isha ME JU.Të kujtohet kur ecnim të përqafuar e ti me puthje ter rruges e me thoje se me doje shume,se kur te riteshe do ishim bashke...
Eh tmerr qe me duhet ta jetoj-une sjam as ne dasmen tende-
Bota më ndau nga ti,dhenderi me i bukur ne bote qe smunda as te j*p urimin te te puthja ne ball e pastaj le te ikja...mallkim i shpirtit tim dhimbje qe nuk sherohet kurre....por sdua te vdes dhe pse vdiqa sot,rroj me shpres te jem per birin tende kur te vij ne jete!
Kjo botë e genjeshter bote e hipokrizisë, kotesis...bote qe sdi si ta ndreq,a me mire ta shpije ne dreq.
E di çfarë mu kujtua tani? Ajo ditë qe erdhet perher te par ne ne qytetin tim te lindjes...
-Më thoshe se te mungoja shume,me tregoje sa mundoheshe qe te jetonit..sa shume doje te ishe ne shkolle, se te futen ne pune qe 11 vjet e mjera une.Ti mesoje i kishe te gjitha dhjeta,e mesuesja jote me lutej qe te te ktheja ne shkolle (po ku ta gjeja forcen) Oh,po si mund te haroj ,UNE I DIJA TE GJITHA PO SKISHA FORC T'JU SHPETOJ.(a do mundem dot ti tregoj te tera) MBETA SKLLAVE E DESHIRAVE TE PA REALIZUARA KURRE..e sa shume kam per te kujtuar,por nuk dua te kujtoj trishtimet (jan pa funde)
Te kujtohet se saher i festonim ditelindjet e tua se bashku: mua me kujtohen puthjet e tua qe si ndalje asnjeher.Fjalet e tua shpirti im qe me thoje: ti mami je shembulli im... une fluturoja, sepse ti vertet je ''UNE'' e une jam ''TI''.Lumturohem se Zoti më ka dhënë një thesar të çmuar ''JUVE'',ish*t dhe jeni arsyeja e jetes time. Ty....qe sot behesh dhender e une s'jam aty te te j*p bekimin (mallkim i madh per mua) s'jam te te puth ballin.Po per cudi shpirti im eshte aty,ketu jam si kufom!
Me sheh?!... jam atje me ty, po hedh valle, po kendoj!
Ah keto lot te poshter s'me len te vazhdoj....
Ja ku jam, jam një hiç i kësaj bote pa emër,kesaj bote te poshter qe me zgjodhi te jem skllave e loteve qe kurre skan pushim.
Mbyll syt ti ndal lotet, dhe ja ku jam jam aty..degjoj muziken e bukur qe ben djali im i vogel,dixhej i mamit per dasmen tende biri im.....Dasma vazhdon...dhe une qe rri vetem si kufom!
****
Mbas dasme,mbas disa diteve.
Fluturoj...ne mendje kam fjalet e tua: Mos ki merak mamushi im..djali ta sjell dasmen aty ne Qytetin ku jeton ti...Nuk quhem i martuar pa bekimin tende. PER TY SJELL GJITH UNIVERSIN ATY...e une po te pres shpirt i shpirtit tim.Jam e lumtur kam regulluar shtepine per dasmen e tim biri. Ti e meriton bekimin e nenes sepse je dhe mbetesh djal i vertet, djali qe do ta kishin zili gjith nenat.Jo si them keto fjal nga lumturia, po se je vertet djali qe kurre s'di te urrej, djali qe di te fali dashuri edhe pse i ka munguar shume ne jet.Sot lumturohu biri im,ti sapo nise rrugetimin e gjate.Beje te lumtur nusen tende e mos harro kurre se lumturia nuk blihet as me para as me flori, vetem me dashuri.Nuk eshte e lehte te jesh burre dhe neser baba. Jam duke pritur me padurim diten kur te te puth ,bekimi im, qofsh i lumtur perjetesisht...te me trashgohesh e te me shtosh shtepin me djem e vajza.
(mami jot qe te do shume dhe te ka arsyen e vetme qe te vazhdoj te jetoj)
(Per dasmen ne shtepi do shkruaj disa dite me mbas...po pres te me vijne te me zbukurojne shtepine.)
.....Vazhdon!
Send a message to learn more