SOL International Music Festival

SOL International Music Festival Sol international Music Festival sjell së bashku artistë të talentuar dhe dashamirës të muzikës në një atmosferë magjike dhe intime. Hyrja e lire!

Bëhuni pjesë e festivalit në datat 26, 27 dhe 28 Korrik 2024, ora 20:00 në Kishën e Shën Spiridhonit, Vuno.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️Violinistja shiptare e vendosur në Paris, Lira Paço, luan me orkestra...
29/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Violinistja shiptare e vendosur në Paris, Lira Paço, luan me orkestra të ndryshme dhe në projekte artistike ndërkombetare. Ajo performon rregullisht në te gjithë Europën dhe në Azi, duke marrë pjesë në turne dhe bashkëpunime të ndryshme artistike.
Ka perfunduar studime te dyfishta ne violine dhe muzikologji pranë Haute Ecole des Arts du Rhin dhe Universitetit të Strasburgut. Ajo eshte gjithashtu zoteruese e Masterit te interpretimit
në violine dhe Diplomës Shtetërore Franceze në pedagogji. Në vitin 2024, ajo themeloi Sol International Music Festival ne Shqipëri, nje projekt që bashkon në Shqipëri muzikantë nga e gjithë bota, duke krijuar një hapësirë takimi dhe shkëmbimi artistik e njerëzor përmes muzikës së dhomës.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️Laura Llozi është një violiniste shqiptare e vlerësuar për virtuozite...
29/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Laura Llozi është një violiniste shqiptare e vlerësuar për virtuozitetin dhe thellësinë e saj artistike në interpretimin solistik, simfonik dhe të muzikës së dhomës. Aktualisht koncertmaestër dhe soliste e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, ajo zhvillon një aktivitet të gjerë koncertor në mbarë Evropën, me një repertor që shtrihet nga muzika baroke deri te ajo bashkëkohore.
Laura është paraqitur si soliste në interpretime të shumta të koncerteve më të rëndësishme për violinë, ndër to Koncertet për violinë të Brahms, Prokofiev 2, Sibelius, Paganini 1, Tchaikovsky etj.
Një interpretuese aktive e muzikës bashkëkohore, Laura ka realizuar premierat e disa veprave të reja, ndërsa kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Peçi i ka dedikuar asaj një sonatë për violinë.
Veprimtaria e saj artistike është vlerësuar me shumë çmime dhe vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare. Që prej vitit 2025, Laura është gjithashtu pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Ajo u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese të Vjenës (MDW), duke fituar titullin Magistra Artium.
Krahas karrierës së saj artistike, ajo ushtron edhe detyrën e koordinatores së Sol International Music Festival.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️Lira Milla është soprano me origjinë shqiptaro-greke, e diplomuar në ...
28/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Lira Milla është soprano me origjinë shqiptaro-greke, e diplomuar në École Normale de Musique de Paris Alfred Cortot dhe në Akademinë e Arteve të Tiranës. Ajo ka interpretuar role kryesore me kompanin " I gioccosi" si Donna Anna, Kontesha Almaviva, Gilda dhe Suor Angelica. Fituesja e Çmimit të Publikut në Konkursin Bellini 2021, ajo zhvillon një aktivitet të rregullt koncertor dhe operistik në Francë dhe jashtë saj. Aktualisht është anëtare e Korit të Operës Kombëtare të Parisit dhe bashkëpunon me institucione prestigjioze evropiane. Repertori i saj përfshin bel canton, Mozartin dhe Verdin.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL ☀️ Janela Nini nisi formimin e saj muzikor në Korçë dhe Tiranë, për ta...
27/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL ☀️
Janela Nini nisi formimin e saj muzikor në Korçë dhe Tiranë, për ta vazhduar më pas në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese të Vjenës (MDW), ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 2024. Që gjatë viteve të para të studimit u dallua për talentin dhe interpretimin e saj artistik, duke fituar çmime të rëndësishme në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Krahas kësaj, u specializua në fushën e muzikës së dhomës në Accademia Stauffer në Cremona, ka mbajtur pozicionin e koncertmaestres (Wiener Jeunesse Orchester, Webern Kammerphilharmonie) dhe ka përfaqësuar Austrinë në programe ndërkombëtare (MusXchange, Canada).
Aktualisht bashkëpunon rregullisht me institucione dhe orkestra prestigjioze si Wiener Philharmoniker, Wiener Staatsoper, Wiener Symphoniker, ORF Radio-Symphonieorchester Wien dhe Bruckner Orchester Linz, duke zhvilluar paralelisht një aktivitet të pasur në fushën e muzikës së dhomës.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️ Violinisti kanadezo-gjerman Albert Steinberger ka performuar gjerësi...
27/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Violinisti kanadezo-gjerman Albert Steinberger ka performuar gjerësisht në mbarë Evropën si muzikant i muzikës së dhomës, solist dhe koncertmaestër. Ai bashkëpunon rregullisht me Kammeroper München dhe më parë ka mbajtur postin e koncertmaestrit të Deutsche Streicherphilharmonie, duke performuar në salla prestigjioze, ndër to edhe Berlin Philharmonie.
Gjatë karrierës së tij, ai ka bashkëpunuar me artistë nga e gjithë Evropa dhe Amerika e Veriut dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Stift International Music Festival.
Steinberger ka studiuar me Julia Fischer në Mynih dhe me Augustin Hadelich në Yale School of Music, ku ka përfunduar studimet Master of Musical Arts.
Ai është themelues i Ver Sacrum Festival në Itali dhe bashkëthemelues i Philharmonisches Jugendorchester Berlin.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️Beatriz Amado Acosta studioi violë në Shkollën e Muzikës të Lisbonës ...
26/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Beatriz Amado Acosta studioi violë në Shkollën e Muzikës të Lisbonës nën drejtimin e Pedro Saglimbeni Muñoz dhe më pas në Haute École de Musique de Genève me Máté Szűcs.
Ajo ka bashkëpunuar me disa orkestra dhe ansamble të muzikës së dhomës në Portugali dhe Zvicër, ndërsa aktualisht jeton dhe vepron në Gjenevë, ku performon rregullisht me Orchestre de la Suisse Romande.
Krahas karrierës së saj si interpretuese, ajo është gjithashtu aktive në fushën e pedagogjisë instrumentale.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️Natan Gorog është një artist franko-italian, i lindur në Paris në një...
26/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Natan Gorog është një artist franko-italian, i lindur në Paris në një familje muzikantësh.
Në vitin 2025, ai përfundoi studimet master për violë në Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Paris (CNSMDP), duke u diplomuar me vlerësimin maksimal Très Bien à l’unanimité dhe me përgëzimet e jurisë.
Nga viti 2022 e deri më sot, ai është paraqitur rregullisht në koncerte të muzikës së dhomës në teatrin La Fenice të Venecias.
Në Paris, ai mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike dhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paralimpike, si violinist dhe violist. Po atë vit, ai performoi gjithashtu në finalet e turneut Roland Garros, si në atë të meshkujve ashtu edhe të femrave, me Orkestrën Divertimento.
Që prej fillimit të vitit 2024, ai ftohet rregullisht për projekte orkestrale me Orkestrën e Operës së Toulon-it.
Në maj të vitit 2025, ai u ftua nga prestigjiozi Ensemble Intercontemporain për një koncert në Wigmore Hall në Londër, ndërsa në nëntor 2025 do të performojë në Paris me anëtarët e ansamblit 2E2M.
Paralelisht me karrierën e tij muzikore, ai zhvillon edhe një aktivitet si aktor. Së fundmi, ai interpretoi në serialin policor “Simon Coleman”, i transmetuar në shtator 2025 në France 2.
Që në vitin 2018, ai krijoi shfaqjen e tij me titull “Deconcerto”, e cila ndërthur kërcimin, teatrin, mimën dhe muzikën, si dhe themeloi kompaninë artistike me të njëjtin emër.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️Enea Nushi është violonçelist shqiptar, i diplomuar në Universitetin ...
26/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Enea Nushi është violonçelist shqiptar, i diplomuar në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe në Konservatorin “G. Tartini” të Triestes. Ai ka ndjekur studime të avancuara në muzikë dhome dhe violonçel, si edhe ka bashkëpunuar me orkestra prestigjioze evropiane. Si solist dhe muzikant dhome, ka interpretuar në skena të rëndësishme në Shqipëri dhe
Evropë, duke marrë pjesë në festivale dhe konkurse ndërkombëtare. Aktualisht zhvillon
aktivitetin e tij artistik në bashkëpunim me institucione dhe ansamble muzikore evropiane, duke u mbështetur nga Fondacioni Kathleen Foreman Casali i Triestes.

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️ Raphaël Ginzburg, i lindur në Paris, u diplomua me sukses në Conserv...
26/07/2026

☀️Njihuni me artistët e edicionit të tretë të SOL☀️
Raphaël Ginzburg, i lindur në Paris, u diplomua me sukses në Conservatoire National Supérieur Musique et Danse de Lyon (CNSMD de Lyon) në vitin 2015, përpara se t’i bashkohej Kuartetit Wassily, ku ishte anëtar nga viti 2017 deri në vitin 2024.
Fitues i disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare, kuarteti ka performuar në Francë, Itali, Zvicër, Spanjë dhe Kanada, si dhe ka regjistruar një album në vitin 2018.
Raphaël performon rregullisht me orkestra të ndryshme simfonike franceze, ndër to ato të Lyonit, Parisit, Lille, Saint-Étienne dhe Nantes, si dhe me orkestrat e dhomës Pays de Savoie dhe Appassionato.
Ai kultivon një repertor të larmishëm, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta shprehëse që ofron instrumenti i tij, dhe performon në nivel ndërkombëtar me ansamble të muzikës bashkëkohore, si Lucerne Festival Academy Alumni Orchestra në Zvicër dhe Gjermani, Ukho në Ukrainë, si dhe në produksione skenike bashkëkohore me Compagnie Les Rémouleurs dhe Opéra de Lyon.

Më 8 gusht, ju ftojmë në koncertin përmbyllës të edicionit të tretë të SOL International Music Festival ☀️Programi nis m...
20/07/2026

Më 8 gusht, ju ftojmë në koncertin përmbyllës të edicionit të tretë të SOL International Music Festival ☀️

Programi nis me Oktetin në Mi bemol maxhor, Op. 20 të Felix Mendelssohn, një nga kompozimet më të rëndësishme të muzikës së dhomës.
Në pjesën e dytë, sopranoja Lira Milla, e shoqëruar nga ansambli i festivalit, do të interpretojë arie dhe lied-e të zgjedhura nga disa prej kryeveprave të repertorit vokal.

📍 Oborri i Kishës së Shën Spiridhonit, Vuno
🗓️ 8 gusht | 20:30
🎟️ Hyrja e lirë
🥂 Pas koncertit ju ftojmë në një koktej me artistët

Address

Kisha E Shën Spiridhonit, Vuno
Himarë

Telephone

+355694470875

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SOL International Music Festival posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share